Shkaku i Listës Serbe, sërish mund të mos votohet Ligji për Arsimin e Lartë, të cilin, para një muaji, Komisioni për Arsim e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës për lexim të parë. Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismail Kurteshi, ka thënë se krejt kjo është një çoroditje e deputetëve serbë, pasi po lenë peng edhe shumë ligje të tjera. Kurteshi thotë se halli i deputetëve serbë është se nuk dëshirojnë ta vendosin Universitetin paralel të Mitrovicës i cili funksionon në veri të qytetit nën menaxhim institucioneve të Kosovës. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se ligji i ri, nga i cili varet kualiteti i institucioneve të arsimit të lartë, në sektorin publik e privat, ka shumë ndryshime. Ai thotë se nuk do të heqin dorë nga Universiteti i Mitrovicës në veri, sepse është e paarsyeshme që një institucion brenda Kosovës, të vazhdojë të punojë me plan-program të Serbisë. Ligji për Arsimin hyn në mesin e ligjeve me interes vital. Për miratimin e kësaj kategorie të ligjeve, nevojiten votat e 2/3 të deputetëve, përfshirë edhe komunitetet.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …