leoni

Ismail Morina - Ballisti, është liruar nga burgu në Kroaci ku ka qëndruar një vit e më shumë

Ismail Morina – Ballisti, është liruar nga burgu në Kroaci ku ka qëndruar një vit e më shumë

Lajmin për lirimin nga burgu  është bërë i ditur vetë Ismail Morina i njohur si  Ballisti, që ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare. Ai ishte  arrestua më 10 qershor të vitit të kaluar në Kroaci, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe, ku kërkohej nga Serbia, si i akuzuari kryesor për ngritjen e dronit me flamurin “Autochtonous”, mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në tetor të vitit 2014.  Në Kroaci, Ismail Morina iu nënshtrua një sërë procesesh gjyqësore, për të shmangur ekstradimin në burgjet e Serbisë. Më 28 mars, Kroacia vendosi të transferojë Ballist Morinën drejt Italisë. Mesditën e sotme, Ismail Morina postoi një foto me konsullin shqiptar në Bari, Adriatik Haskaj, teksa ka falënderuar autoritetet shqiptare, italiane dhe kroate, që ndihmuan në dhënien e drejtësisë për të.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …