leoni

Uran Ismajli: “Afera Spitali”, ishte nisur në vitin 2003, në Komunën e Prishtinës, nga zyrtarët më të lartë të LDK-së

Ismaili: Menaxhmenti shëndetësor nuk do të jetë strehë e papunëtorëve dhe të papërgjegjshmëve

Ministri Ismaili ka thënë se pasi që ka marrë shumë ankesa nga qytetarët përmes fotografive dhe videove të ndryshme, do të nis një seri takimesh me akterë të ndryshëm për të trajtuar secilën prej tyre. Ai ka thënë se për nëntë muaj gjendja në sektorin shëndetësor ka nisur të ndryshoj përmes investimeve të ndryshme, prandaj, këtë dhe punën e ndershme të mijëra profesionistëve tjerë shëndetësor, nuk do ta lejoj që ta njollosin disa të tjerë të papergjegjshëm.

“Të dashur qytetarë. Nuk do të jemi strehë e papunëtorëve dhe të papërgjegjshmëve! Në këto nëntë muaj të qeverisjes, kemi nisur shumë investime në spitalet dhe klinikat tona, të cilat ngadalë po e ndryshojnë gjendjen në sektorin shëndetësor. Ndalëm avazin e vjetër të blerjes së barnave me çmime shumëfish më të larta, krijuam shërbimin 24 orësh për mjekimin e sëmundjeve të zemrës në Kardiokirurgji, shtuam sallat e operacioneve, jemi duke blerë pajisje të shumta të cilat kanë munguar me vite të tëra, kemi lëshuar Repartin e ri të mjekimit Inteziv etj. Kemi rritur pagesat për kujdestaritë e profesionistëve shëndetësor dhe jemi duke punuar çdo ditë në Ligjin për paga, që ata më në fund të kenë kushtet që i meritojnë. Ndërsa tani kemi nisur edhe stabilizimin e furnizmit me barna për institucionet shëndetësore publike, që pacientët të mos kenë nevojë t’i blejnë më ato. Ngadalë, po e fusim shëndetësinë në binarët e drejtë të një sistemi funksional ku askush nuk do të ndihet i lënë anash… Së fundi, kemi marrë disa ankesa nga qytetarët, të cilat kanë dërguar edhe fotografi dhe video të ndryshme. Me që qytetarët janë epiqendra e shërbimeve tona për të cilët ne jemi duke e bërë gjithë këto punë, edhe këto ankesa nuk do të kalojnë pa u trajtuar. Prandaj, unë kam marrë vendim që të nisi një seri takimesh me akterë relevenatë për t’i trajtuar të gjitha rastet. Nga këto takime do të dalim me një vendim: Ose do të marrim masa ndaj papërgjegjësisë, ose të gjithë ata të cilët e gjejnë veten në atë mes duhet të largohen vet. As politika, por as menaxhmenti shëndetësor, nuk duhet dhe nuk do të jemi strehë e papunëtorëve dhe të papërgjegjshmëve, të cilët i lënë zyrat dhe dhomat e kontrollit të zbrazëta.”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …