Ismaili: Komuna e Prishtinës duhet të kërkojë ndihmë nga të gjithë ne nëse nuk mundet të menaxhojë më këtë situatë

Ismaili: Komuna e Prishtinës duhet të kërkojë ndihmë nga të gjithë ne nëse nuk mundet të menaxhojë më këtë situatë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve në kryeqytet, ka thënë se kohëra të tilla nuk kërkojnë kritika por bashkëpunim më të madh mes komunës dhe qytetarëve. Ai ka postuar një foto ku shihej pjesa e sheshit “Ibrahim Rugova”, dhe rrugës “Agim Ramadani”, ku ka shkruar se shiu i sotëm ka dëmtuar lagje të tëra në Prishtinë. “Nuk po dua me u marrë me kritikë sepse pamjet flasin vet. Por komuna duhet të kërkojë ndihmë nga të gjithë ne nëse nuk ka kapacitet që të menaxhojë më këtë situatë. Kohëra të tilla kërkojnë bashkëpunim ma të madh mes komunës dhe qytetarëve, sepse veç bashkë e ndreqim. Familjet, bizneset dhe të gjithë ata që janë prekë prej reshjeve duhet me u ndihmu menjëherë dhe nga të gjithë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …