leoni

Uran Ismaili beson që Partia Demokratike të Kosovës do të del nga zgjedhjet 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë

Ismaili: Me fillimin e studimit të fizibilitetit për SHSKUK-në krijohet mundësia e investimit 50 milionë euro

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur studimi i fizibilitetit për SHSKUK-në, i cili do t’i hapë rrugë projektit prej rreth 50 milionë eurosh për pajisje mjekësore. Brenda 8 muajve, ekipi i ekspertëve nga Evropa që ka ardhur në Kosovë, do ta bëjë gati dokumentin strategjik, në bazë të të cilit do të orientohen investimet në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, si pjesë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
“Me kërkesën tonë ka nisur studimi i fizibilitetit për SHSKUK-në, i cili i hapë rrugë projektit prej 50 milionë eurosh për blerjen e pajisjeve mjekësore. Për 8 muaj, do ta kemi gati dokumentin strategjik, në bazë të të cilit do të investojmë kredinë 50 milionëshe në spitalet tona. Ngadalë do t’i vijë fundi edhe problemit me pajisje”, ka shkruar ministri në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …