leoni

Uran Ismaili

Ismaili: Ministria e Shëndetësisë po kalon nëpër një reformë të madhe institucionale në sektorin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka vlerësduar se Ministria e Shëndetësisë po kalon nëpër një reformë të madhe institucionale në sektorin e shëndetësisë. Reforma ka për qellim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe me kosto sa më efektive. Gjatë diskutimit për draft Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave, ai tha se qëllimi i këtij udhëzimi është i dyfishtë: duke tentuar që fillimisht të rregullojmë dhe krijojmë mekanizma mbrojtës për të gjitha autoritetet kontraktuese të fushës së shëndetësisë për produkte medicinale ashtu që çmimet e kontraktuara të jenë korrekte dhe të jenë në nivel të një mesatareje rajonale dhe evropiane; si dhe të mos jemi ne i vetmi vend ku çmimet e produkteve medicinale të kontraktuara të jenë shumëfish më të larta apo të jenë abuzuese.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …