Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili ka reaguar ndaj heshtjes së Qeverisë Kurti ndaj veprimeve që po ndërmerren kundër drejtuesve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo ka shkruar më tutje se asnjë qeveri tjetër në botë nuk i anashkalon ata që sakrifikuan dhe që vazhdojnë të sakrifikojnë për lirinë e vendit. “Qeverinë e Republikës së Kosovës e shohim vetëm të patrazuar dhe me kaq qetësi ndaj persekutimeve të padrejta të çlirimtarëve të saj. Asnjë qeveri tjetër në botë nuk i anashkalon ata që sakrifikuan dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për lirinë e vendit! #Luftetaret e lirisë”, ka shkruar ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, dhe ka kërkuar reagim nga kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …