Uran Ismaili beson që Partia Demokratike të Kosovës do të del nga zgjedhjet 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë

Ismaili: Veprimi i Veselit për largimin e zyrtarëve që kanë akuza të konfirmuara i hap rrugë drejtësisë të veprojë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se Kadri Veseli ka bërë hapin e parë duke i hapur rrugë drejtësisë të veprojë. Ismaili, thekson se veprimi i Veselit për largimin e zyrtarëve që kanë akuza të konfirmuara ka për qëllim forcimin e PDK-së.  Ai thotë se procesi i luftimit të krimit dhe korrupsionit nuk bëhet me një ditë por sipas tij Veseli hapin e parë të rëndësishëm tashmë e ka bërë. Pavarësisht largimit nga PDK-ja, ato figura nuk bën të damkosen dhe drejtësia duhet ta bëjë punën e vet sa më parë pasi sipas tij “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”. “PDK bëri hapin e parë duke krijuar hapësirën. Le të veprojë drejtësia dhe le ta merr fjalën e fundit që nëse ata persona kanë bërë shkelje ligjore të dënohen, në të kundërtën të mos damkosen ata dhe familjet e tyre”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …