Për herë të parë Akademia Mbretërore Ushtarake e Britanisë së Madhe do të japë çmim për një oficer nga Ballkani. Këtë çmim do ta marrë Ismajl Hoxha, oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili sot përfundon një vit shkollim në këtë akademi. Ai do të shpërblehet me “Shpatën për studentin më të mirë”. Çmim ky që do t’i jepet nga Princi Charles. Tre oficerë-kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomojnë sot në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Britanisë së Madhe. Fitore Fazliu, Ismajl Hoxha dhe Besfort Kruma janë oficerët që sot zyrtarisht i mbarojnë studimet një vjeçare në RMAS. I pranishëm në ceremoni do të jetë edhe komandanti i tyre, gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Grajçevci. Sot do të dalin të diplomuar edhe një oficerë nga Maqedonia dhe një ocifer nga Shqipëria. Numri i përgjithshëm i të diplomuarve është 120.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …