Ismajl Isuf Kryeziu (20.2.1965 – 18.4.1999)

Ismajl Isuf Kryeziu (20.2.1965 – 18.4.1999)

Dëshmori i kombit, Ismajl Kryeziu, ka lindur më 20 shkurt të vitit 1965,  në Arbanë të Prizrenit.  Si i ri mori pjesë në çdo demonstratë dhe organizim të kohës kundër regjimit serb në vitet e 80-ta  duke u kundërshtuar hapur atë. Në fillim të viteve të 90-a ai ishte pjesëtar i Frontit të Rezistencës, organizatë politiko-ushtarake, e formuar gjithandej në Kosovë. Shtëpia e tij ishte strehë e bashkëveprimtarëve të cilët i bënin nismat dhe rrugëtimet nga aty për bërë sa më dinamik organizimin e rezistencës së armatosurë kundër pushtuesit serb.

Duke qenë intelektual me gjykim të drejtë e mbi të gjitha më guximin e pashoq ai në mesin e viti 1991 inkuadrohet si veprimtarë në Nën-këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në Prizren të formuar në atë kohë. Gjatë kësaj kohe ai  merret me mbledhjen e të dhënave për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë, analizën e tyre, informimin e institucioneve dhe organeve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Ai ka bashkëpunuar me organizatat e huaja si Amnesty International, FID, Human Rights, Watch, HIVOS, Helsinki Commite etj.

Me riorganizimin e NKMDLNJ-së në vitin 1996 Ismajl Kryeziu zgjidhet kryetar i këtij këshilli, por që vepronte në ilegalitet, pa zyre të caktuar por në shtëpi të ndryshme pasi qysh në vitin 1993 ishte mbyllur zyra e këtij institucioni pas presionit dhe përndjekjes së anëtarëve të saj nga forcat policore okupatore serbe. Më gjithë këtë NKMDLNJ që e drejtonte Ismajli deri në vitin 1997 kishte grumbulluar 853 dokumente dhe dëshmi në të cilat pasqyrohej dhuna serbe ndaj shqiptarëve në komunën e Prizrenit e cila sa vinte e shtohej.

Më 28 shkurt 1998 në ditën kur në Kosovë u dha kushtrimi i madh në Betejën e Likoshanit në Drenicë, në Prizren arrestohen bashkëveprimtaret e Ismajlit: Mehmet Memqaj, Begush Bajrami dhe Xhevat Berisha. Lidhur më këtë arrestime policia serbe e kërkoi edhe Ismajlin ku në vend të tij e arrestuan vëllain e tij, Idrizin.

Nga kjo kohë Ismajli Kryeziu ka vepruar në ilegalitet. Me daljen nga burgu të Xhevat Berishës më 28 maj 1998 se bashku me Remzi Ademajn e formojnë Shtabin lokal të UÇK-së në Prizren me bazë në fshatin Jeshkovë të Vërrinit. Pas rënies heroike të komandantit, Remzi Ademajt dhe Xhevat Berishës, Ismajli sistemohet në radhët e UÇK-së në Reti në kuadër të Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut. Fillimi i  vitit 1999 e gjen të angazhuar dhe në ballë të sfidave të ndryshme për furnizimin më armatim dhe kalimin e kufirit shqiptar-shqiptar.

Para lagjja e Prizrenit e cila dikur quhej “Dushanovë” ishte një qendër e rezistencës. E veçanta e kësaj ane ishte sikurse edhe e “Tususit” angazhimi i pothuajse të gjithëve banorëve në rezistencën dhe luftën kundër pushtuesi serb prandaj ajo ishte bërë cak i tyre për t’i shkatërruar organizimet e rezistencës çlirimtare.

Ismajl Kryeziu që nga 18 prilli i vitit 1999 konsiderohet i zhdukur, pasi gjatë një aksioni bie në duart e forcave serbe në Lagjen “Arbana” ku po i kryente detyrat e luftëtarit të Brigadës 125 e që për fatin e tij edhe me tutje nuk dihet asgjë.

Ai pas vetës ka lënë bashkëshorten, Nurijën, bijat Sarandën, Serafinën dhe Kaltrinën si dhe bijtë Besartin e Burimin.

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …