Në Prishtinë filloi konferenca shkencore ndërkombëtare “Profesionisti shëndetësor, pacienti dhe të drejtat e tyre”. Pjesëmarrësit në këtë konferencë ndan mendimin e përbashkët se të drejtat e pacientit në Kosovë nuk zbatohen sa duhet dhe thanë se pacienti duhet të jetë më aktiv dhe të marrë përgjegjësi, por fillimisht ai duhet të ndihmohet dhe të fuqizohet. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli tha se konferenca të tilla duhet të organizohen më shumë që të bëhen edhe debate sociale dhe shtoi se komunikimi i mirëfilltë mes pacientit dhe mjekut është i domosdoshëm për krijimin e politikave shëndetësore. Disa nga temat që do të diskutohen gjatë paneleve në kuadër të kësaj konference, janë kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër, të drejtat e pacientëve, të drejtat e profesionistëve shëndetësor, etika profesionale mjekësore, të drejtat për shëndet seksual dhe riprodhues, siguria e pacientëve etj. Kjo konferencë po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe ka për qëllim që të sjellë praktika më të mira ndërkombëtare të marrëdhënieve profesionist shëndetësor – pacient.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …