Ismet Azizi: ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROI PRIJËSIT E SANXHAKUT 

Ismet Azizi: ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROI PRIJËSIT E SANXHAKUT 

Ne një ceremoni solemne në Presidencen e Republikës se Shqipërisë u dekoruan 8 prijësit e Sanxhakut të cilët u likuiduan nga sllavo komunistët në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. 

Të ftuar në këtë solemintet ishin Dr.Sulejman Uglanin kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak me bashkëpunëtor, nipi i Mulla Jakup Kombit, Prof. Reshad Kardoviq, Ismet Azizi,  kryetar i organizates “Kosova për Sanxhakun” si dhe Ali Daci nënkryetar i kesaj organizate. Më këtë rast Presidenti Ilir Meta ndau titullin “Kalorsi i Urdhërit të Skënderbeut” për kolosin e Pazarit te Ri Aqif Blytën, ish Prefektin e Prefektures së Pazarit të Ri Ahmet Daci, me titullin “Kalorsi i Urdherit të Skënderbeut“ u nderua edhe figura madhore e Mulla Jakup Kombi- Kardoviq nga Rozhaja, pinjollet të lirisë së familjes Draga si dhe Dervish eXhelal Mitrovica me titujt “Kalores të Urdherit të Flamurit“.

 Ështe dashtë të kalojnë plot 77 vite që këto personalitete kombëtar të dekorohen nga shteti shqiptar. Në këtë solemnitet Presidenti Meta shprehu kënaqesinë e Tij që me devotëshmëri po ringjallë kujtimin për këto personalitete të pa zevendesueshme të historisë që u vunë në mbrojtje të popullatës autoktone në Sanxhak dhe më gjerë. Andaj edhe meritojnë të vlerësohen e respektohen nga ne. 

Të gjitha këto personalitete u dekoruan pas vdekjes.  Pas ndarjes se dekoratave Z. Sulejman Uglanin tha se; sot shteti shqiptar jetesoj udheheqësit politik e ushtarak të Sanxhakut, ata të cilët sllavo komunistët i denuan me vdekje se me devotshmëri mbrojti popullatën shqiptare dhe boshnjake në Sanxhak nga shfarrosja. Andaj sot ata u përjetesuan në piedestalin e lirisë, ngjarje kjo më e rëndësishmja për Sanxhakun dhe popullin e saj. Nga sot këto personalitete do të behen pjese e librave shkollor dhe historisë sonë, por edhe për të tjerët do jenë shembujt më të mirë të atdhedashurisë dhe lirisë, ka përfunduar Z. Uglanin. 

Nipi i Mulla Jakup Kombit- Kardoviq, Prof. Reshad Kardoviq falenderoi Presidentin Ilir Meta për dekoratën duke theksuar rendësinë jetike të ketij atki kaq madhor e që me derë dhe me krenari do ta mbajmë ne dhe gjithë Rozhaja. 

Tash shtat vite shoqata “Kosova për Sanxhakun” ka hulumtuar dhe kërkuar nga shteti shqiptar që të dekorohen këto përsonalite të politikës dhe jetës në Sanxhak. Pasi që Presidenti i Republiksë së Shqipërisë Zoti Ilir Meta mori propozimin e organizatës, dhe dha arsyetimin kuptimplotë me shumë përkushtim dekoroi me tituj të lartë këto përsonalitet, si mëpshtë: 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

I jep 

NEXHIP DRAGËS (PAS VDEKJES) 

TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË SKËNDERBEUT” 

“Me mirënjohje për kontributin e dhënë në mbrojtje nga asimilimi dhe eliminimi i shqiptarëve nën mbretërinë serbo-kroato-sllovene, si dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të trojeve shqiptare.”

                                                                                                                                                —-

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

I jep 

FERAT DRAGËS (PAS VDEKJES 

TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË SKËNDERBEUT”

“Me mirënjohje për kontributin e dhënë në mbrojtje nga asimilimi dhe eliminimi i shqiptarëve nën mbretërinë serbo-kroato-sllovene,  si dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të trojeve shqiptare.”

                                                                                                                                            —

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

I jep 

AQIF BLYTËS (PAS VDEKJES) 

TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË SKËNDERBEUT” 

“Me mirënjohje për kontributin e dhënë për mbrojtjen nga asimilimi dhe eliminimi i shqiptarëve nën mbretërinë serbo-kroato-sllovene,  si dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të trojeve shqiptare.

Në vlerësim të veprimtarisë sublime gjatë Luftës së Dytë Botërore në mbrojtje të popullsisë së pafajshme shqiptare dhe asaj boshnjake, të cilat tentoheshin të shfaroseshin nga bandat çetnike.”

                                                                                                                                                    —

PRESIDENTI I REPUBLIKË

I jep 

AHMET DACIT (PAS VDEKJES) 

TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË SKËNDERBEUT”

“Me mirënjohje për kontributin e dhënë në mbrojtje nga asimilimi dhe eliminimi i shqiptarëve nën mbretërinë serbo-kroato-sllovene,  si dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të trojeve shqiptare.

Në vlerësim të veprimtarisë sublime gjatë Luftës së Dytë Botërore në mbrojtje të popullsisë së pafajshme shqiptare dhe asaj boshnjake, të cilat tentoheshin të shfaroseshin nga bandat çetnike.”

                                                                                                                                            

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

I jep 

Mulla JAKUP KOMBI-KADROVICIT  (PAS VDEKJES) 

TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË SKËNDERBEUT”

“Me mirënjohje për kontributin e dhënë në mbrojtje nga asimilimi dhe eliminimi i shqiptarëve nën mbretërinë serbo-kroato-sllovene,  si dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të trojeve shqiptare.

Në vlerësim të veprimtarisë sublime gjatë Luftës së Dytë Botërore në mbrojtje të popullsisë së pafajshme shqiptare dhe asaj boshnjake, të cilat tentoheshin të shfaroseshin nga bandat çetnike.”

                                                                                                                                                    —

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

I jep 

AJDIN DRAGËS (PAS VDEKJES) 

TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË FLAMURIT”

 

“Me mirënjohje për kontributin e dhënë si pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës më 1912-n si përfaqësues i Mitrovicës dhe Novi Pazarit; dhe në vlerësim të kontributit të tij për jetësimin e Pavarësisë së Shqipërisë si bashkëpunëtor i ngushtë i Princit Wilhelm Wied.”

                                                    —

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

I jep 

DERVISH MITROVICËS (PAS VDEKJES) 

TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË FLAMURIT” 

“Me mirënjohje për kontributin e dhënë si pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës më 1912-n si përfaqësues i Mitrovicës dhe Novi Pazarit.

 

Në shenjë vlerësimi ndaj përpjekjeve të tij për jetësimin e Pavarësisë së Shqipërisë si deputet i Parlamentit të Shqipërisë dhe për kontributin e dhënë për arbëreshët e Zarës në Kroaci, në ruajtjen e identitetit, dokeve dhe traditave kombëtare shqiptare.”

                                                        —

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

I jep 

XHELAL MITROVICËS  (PAS VDEKJES) 

TITULLIN “KALORËS I URDHRIT TË FLAMURIT”  

“Me mirënjohje për kontributin e dhënë si gazetar dhe drejtori i parë i  Radio-Kosovës; për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe.

Në vlerësim të kontributeve të dhëna gjithashtu edhe për lartësimin e vetëdijes kombëtare si dhe punës e madhe për bashkimin e kombit, në Kosovë dhe më gjerë, për të mbarë kombin shqiptar nën ish-Jugosllavi.”

Dekorata për përsonalitet në fjalë nga presidenti i Shqipërisë i morën:

Për Nexhip Dragën dhe Ferat Dragën  i mori lideri i Sanxhakut, zoti dr. Sulejman Uglanin, 

Dekorata për Aqif Blytën  iu nda zotit Ismert Azizi, kryetar i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun”.

Ndërkaq, dekoratën për Ahmeti Dacin e mori nënkryetari i shoqstëls “ kosova për Sanxhkun, zoti Ali DACI.

Pastaj u ftua Reshat Kardoviq, nipi i mulla Jakup Kombit që ta pranoj dekoratën që iu nda këtij kolosi pas vdekjes.

Dekoratën për Ajdin Dragën, e mori Esad Salihoviq, drejtor politik i PAD-it.

Kurse për Dervish Mitrovicën, dhe Xhelal Mitrovicën dekoratat i morë Merfid Kameshniçanin, zyrtar i lart në PAD.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …