( Me rastin e 72-vjetorit të Kuvendit të Drenicës, i cili organizoi luftën kundër depërtimit të forcave partizane çetnike serbe në Kosovë)
Kuvendi Institucional i Drenicës i filloi punimet më 20 nëntor 1944, në lokalet e Kuvendit Komunal të Polacit, në orën 10, 00. Kuvendin e hapi delegati më i vjetër në at Kuvend, Shaban Polluzha. Me propozimin e Shaban Polluzhës, Kuvendi zgjodhi kryesinë e punës, të përbërë prej: Shaban Polluzhës, Miftar Bajraktarit dhe Halil Haxhisë, Për procesmbajtës u caktua Bislim Xani dhe Hajdin Haxhia, ndërkaq, verifikues të procesit Hetem Shaban dhe Azem Hajdini-Xani. Punët e Kuvendit, me pëlqimin unanim të pjesëmarrëseve, i udhëhoqi Shaban Polluzha. Në Kuvendin Institucional të Drenicës, i cili u mbajt në Polac, morën pjesë 200 delegatë nga shumë vise të Kosovës, ndër ta:
Shaban polluzha,
Miftar Bajraktari, nga Llausha
Halil Haxhia, nga Tënafci
Azem Aruçi, nga Makërmali
Shefqet Kapedani
Shasivar Alia
Isuf Gradica, nga Gradica
Mulla Ilaz Broja, nga Buroja
Halil Bajraktari
Sadik Lutani, nga Turiqevci etj.
Ndërkaq për arsye objektive, në Kuvendin e Drenicës nuk morën pjesë:
Prof. Ymer Berisha
Marie Shllaku, nga Shkodra
Ndue Përlleshi, nga Jagoda
Kajtaz Ramadani, Nga Kjeva
Col Bajraktari
Bislim Bjagora, nga Shala
Ajet Gërguri, nga Kosova
Mehmet Gradica, nga Gradica
Shahin Gërdovci, nga Gërdovci
Mulla Ademi, nga Pakashtica etj.
Edhe këtu përmenden emrat vetëm të atyre që autori ka arrit t’i siguroj, i vetëdijshëm se ka edhe shumë të tjerë.
Pasi u bë verifikimi i mandateve të delegatëve, Shaban Polluzha propozoi rendin e ditës:
Formimi i Brigadës së Drenicës, si forcë ushtarake, politike, antifashiste, demokratike shqiptare, pjesë përbërëse e ushtrisë së ardhshme kombëtare, për mbrojtjen pavarësisë së plotë, lirisë dhe integritetit territorial të shtetit shqiptar (me çka nënkupton: Shqipërinë, Kosovën, Sanxhakun dhe Çamërinë)
– Formimin e nj lëvizje politike e ushtarake që do të luftojë pa kompromis fashizmin dhe aleatët e tij krah për krah me Aleancën antifashiste;
– Që të informohet opinioni i gjerë shqiptar përmes një proklamate, mbi formimin e Brigadës së Drenicës si lëvizje politike, ushtarake, antifashiste, demokratike shqiptare si dhe të thirret opinioni i gjerë shqiptar për mobilizim me të gjitha armët që posedon secili, para se mobilizimin dhe grumbullimin e armëve ta bëjë me dhunë pushteti dhe forcat okupuese serbo-komuniste;
– Të bëhet informimi i aleatëve perëndimor, sidomos ai anglo-amerikan, për karakterin e luftës sonë liridashëse, antifashiste e të kërkohet mbështetje dhe përkrahje materiale e morale nga aleatët perëndimorë;
Të ndryshme.
-Pas zgjedhjes së Kryesisë së punës dhe aprovimit të rendit të ditës, Shaban Polluzha përshëndeti delegatët dhe i ftoi të pranishmit që me një minutë heshtje të nderohen viktimat që ranë nga terrori serbo-komunist, nën flamurin e lNÇ-së dhe parullës së “ bashkim –vëllazërimit”, Zeqir Lutani dhe Feriz Boja anëtarë të Shtabit Suprem të Lëvizjes.
Diskutimet e pjesëmarrësve
Delegati Halil Haxhia, pjesëmarrës i Konferencës së Bujanit, paraqiti një analizë të hollësishme për situatën politike dhe ushtarake në Shqipëri dhe në Kosovë, e veçmas pas mbajtjes së konferencës së Bujanit dhe pas dislokimit të brigadave serbo-malazeze, maqedone e bullgare në Kosovë.
Ukë Sadiku, në referatin e vetë, mes tjerash, tha;- Në kushte kur shihej se lufta zhvillohej në favor të koalicionit antifashist, disa patriotë shqiptarë të Lëvizjes Kombëtare, të prirë nga kolosët Shaban Polluzha dhe Miftar Bajraktari, të cilët ishin të vetëdijshme se pavarësia e plotë, liria dhe e drejta për vetëvendosje mundë të fitohej vetëm me luftë të përbashkët nazifashizmit dhe aleatëve të tij, vendosën ta thërrasin dhe t’i propozojnë Kuvendit formimin e një Lëvizjeje Kombëtare, pa dallim feje, krahine ideje, për mbrojtjen e tërësisë tokësore të shteti shqiptar.
Ky ishte qëllimi i gjithë punës dhe angazhimit të forcave të Shaban Polluzhës dhe Miftar Bajraktarit, duke filluar prej Frontit të Rozhajës, Plavës dhe të Gucisë e deri në këtë moment, ku pothuajse e tërë popullsia e Kosovës ka filluar të ndjejë më për së afërmi rrezikun e rivendosjes së robërisë serbe, por nën petkun e ri politik.
Miftar Bajraktari përveç të tjerash pak më gjerësisht foli për figurën e Shaban Polluzhës. Në mes tjerash ai tha: Popullsia e Drenicës nën udhëheqjen e tij luftoi dhe mbrojti popullatën duarthatë myslimane dhe shqiptare nga terrori çetnik serb në Kollashin të Ibrit, në Sanxhak, në Jeni Pazar, në Plavë, në Guci, në Rozhajë, në Bihor e deri në lumin Lim. Shaban Polluzha i vetëdijshëm sE vetëm me luftë të përbashkët me Aleancën antifashiste kundër nazifashizmit dhe aleatëve të tij, mund të fitohet liria e plotë, pavarësia dhe e drejta për vetëvendosje, mbante lidhje të ngushta me përfaqësuesit e Lëvizjes antifashiste dhe personalitet tjera të Lëvizjes kombëtare shqiptare.
Për aktivitetin patriotik të Shaban Polluzhës mirë ishte informuar Gestapoja, në maj qershor të viti 1944 tentoi ta arrestonte por nuk pati sukses, për çka ishte meritë e Mehmet Gradicës, por si hakmarrje, Shabanit ia internuan tërë familjen. Shabani, edhe pas internimit të familjes, vazhdoi të vepronte në ilegalitet, në organizimin e luftës kundër nazifashizmit dhe aleatëve të tij, si dhe ruajtjes së integritetit territorial të shtetit shqiptar.Shaban pllusha ishte dhe mbeti vigan i Kosovës, duke pasur tipare t e një burri të madh, gëzoi përkrahjen e masës së gjerë jo vetëm në Drenicë, por edhe nga viset të tjera të Kosovës.
Në debat morën pjesë edhe shumë delegat tjerë ndër të cilët edhe Shaban Polluzha, Mulla Ilaz Broja, Hilimi Zariqi. Mulla Brahim Polaci etj.
Duke u mbështetur në konstatimet e aprovuara dhe në diskutimet e delegatëve, Kuvendi i Drenicës , mbajtur më 20 nëntor 1944, në lokalet e Kuvendit Komunal në Polac, njëzëri aprovoi këto:
Vendime
Formohet Brigada e Drenicës, si Lëvizje politike, ushtarake, antifashiste, demokratike, shqiptare, për çlirim dhe bashkim kombëtar, si bërthamë e Lëvizjes kombëtare për mbrojtjen e pavarësisë së plotë, lirisë dhe integritetit të shtetit shqiptar. Komandant i brigadës së Drenicës emërohet Shaban Polluzha, ndërsa për anëtarë të Shtabit të brigadës emërohen:
Miftar bajraktari
Azem Aruçi,
Sadik Lutani
Halil Haxhia
Mulla Ilaz Broja
Ukë Sadiku
Zukë Xani
Rexhep Gjeli
Mulla Brahimi Polaci
Bajram Dërguti
Jetullah Rezalla
Qazim Bajraktari
Hysen Bajraktari
Ahemt Selaci.
Me anë të një proklamate të informohet opinioni i gjerë shqiptar për formimin e Brigadës së Drenicës. Të informohet opinioni i gjerë shqiptar dhe ai ndërkombëtar për karakterin e luftës, prej të cilit kërkohet mbështetje materiale dhe morale, etj. Përveç disa vendimeve, Kuvendi nxori edhe një proklamatë, me qëllim të informimit të opinionit të gjer me këtë përmbajtje:
Proklamatë
I
Informohet opinioni i gjerë shqiptar se në Drenicë, gjegjësisht në Kosovë është formuar Brigada e Drenicës, si Lëvizje politike, ushtarake, antifashiste, demokratike shqiptare, për mbrojtjen e pavarësisë së plotë, lirisë dhe kufijve etnik të shtetit shqiptar, e cila , në koordinim me forcat tjera progresive në Shqipëri , në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare, do të luftojnë për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të vendit. Lëvizje që me forcë do ti kundërvihet politikës dhe forcës okupuese të Jugosllavisë komuniste të Titos.
II
Komandant i Brigadës, gjegjësisht i Lëvizjes është emëruar tribuni kombëtar, Shaban Polluzha, nga Polluzha.
III
Brigada e Drenicës, gjegjësisht Lëvizja, e bënë mobilizimin e luftëtarëve dhe atë:
Të femrave , prej moshës 20-55 vjeç dhe,
Të meshkujve, prej moshës 16-65 vjeç.
IV
Për mobilizim mund të paraqiten të gjithë shtetasit shqiptar, pa marrë parasysh s e ku kanë qenë të mobilizuar më parë dhe çfarë përcaktimi fetar e ideologjik kanë. Kuvendi i Drenicës u bënë apel të gjithë shqiptarëve:
Për mobilizim të paraqitën me tërë armatimin q posedojnë,
I gjithë armatimi që gjendet në duart e tuaja t’i epet ne dispozicion Shtabit të Brigadës, para se grumbullimin e tyre ta bëjë me forcë pushteti dhe forcat okupuese jugosllave.
Ti ofrohet mbështetje materiale dhe morale Lëvizjes së porsaformuar.
Polac Më 20. XI. 1944
Komandanti,
Shaban Polluzha