Ismet Azizi: Kah po shkojnë Goranët e Gorës

Të kota kanë qenë përpjekjet e liderëve boshnjak dhe shqiptar nga të gjitha viset e Ballkanit  që në kuadër të gjithëkorpusit boshnjak t’i fusin edhe popullsinë gorane të  trevës së Gorës, me gjithatë ata mbetën goran, e jo boshnjak, e që për shumë kend është shumë e natyrshme. Që nga viti 1990, kurë në Pazarin e Ri të gjithë myslimanët jo shqiptarë ranë në dakort që të përfshihen të gjithë  në korpusi gjithëboshnjak, por goranët e Gorës ende nuk kanë arrit të jenë pjesë e popullit Boshnjak.

Goranët janë popull i veçantë i sllavëve të jugut  të cilët jetojnë rrëzë maleve të Sharrit në trekufishin e Kosovës, Shqipërisë  dhe Maqedoninisë. Për shkak të largësisë së kësaj zone nga rrugët kryesore, te ta  janë ende të ruajtura kryesisht elemente e gjuhës së shekullit të tetëmbëdhjetë, dhe madje edhe elementet e sllavishtes së vjetër. Goranët gjuhën e tyre e quajn neshki e cila është më e përafërt me gjuhën maqedone. Goranët i përkasin  fesë islame. Xhamia e parë është ndërtuar në fshatin Mlike në vitin 688 sipas hixhres, ndërsa në themelet është shënuar se Ahmed -agë Piri e ka rindërtuar na vitin  1238.

Nuk është problemi te deklarimi i tyre. Tek e fundit është e drejtë elementare e çdo kujt të deklarohet ashtu sikur  edhe ndihet. Por problemi me goranët e Gorës qëndron krejt ndryshe.

Të kota kanë qenë  e përpjekjet disa vjeçare të  liderëve politik të Kosovës dhe atyre Boshnjak nga Sanxhaku dhe Bosnja, që goranët t’i joshin të inkorporohen në institucionet e Republikës së Kosovës. Ata mbetën sot e kësaj ditë pjesë e sistemit të republikës së Serbisë.

Popullata e Gorës, trevë e cila shtrihet  në skajin më jugorë të Kosovës nuk e njohin realitetin kosovar, gjegjësisht për ta  nuk ekziston Republika e Kosovës. Goranët e Gorës  jetojnë dhe veprojnë nën sistemin ligjor dhe  institucioneve të Srebisë. Tetëdhjetë për qind e e kësaj popullate  në forma të ndryshme marrin të ardhurave nga Serbia. Shkollat pa kurfar problemi punojnë dhe finanacohen nga sistemi serb.

Vranishta, është njëri nga fshatrat më të mëdha në Gorë ku është selia e komunës e cila funksionon sipas sistemit te Serbisë.

Rreth 9 ooo banorë të kësaj treve bazë për të  mbijetuar i kanë pagat e  punonjësve në sektorin e arsimit dhe të komunës dhe marrjae pagës minimale që marrin punëtorët e ish-kompanive,  mandej ndihmat sociale dhe shtesat fëmijënore, të cilat për rrethanat kosovare janë deri diku  të larta.

Në kuadër të  sistemit arsimor serb këtu  veprojnë gjashtë shkolla fillore dhe një shkollë e mesme, ku vijojnë mësimin rreth 900 nxënës. Megjithatë, në krahasim  me arsimin, shëndetësia sipas tyre ballafaqohet me më shumë probleme, sepse  të sëmurit  trajtohen në institucionet shëndetësore shqiptare, për shkak të largësisë  së institucioneve shëndetësore serbe.

Goranët mëtojnë të jenë në kuadër të Bashkësisë së komunave serbe

 

Pos serbëve të Kosovës qendrore edhe përfaqësuesit  e goranëve në zgjedhjet e kaluara lokale shpallën listë të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme.  Ata ishin të vendosur se pas zgjedhjeve lokale do të jenë pjesë përbërëse e Bashkësisë së komunave serbe. Një pjesë e Goranëve nën udhëheqjen e Adem Hoxhës, tentuan edhe ta regjistrojnë partinë e tyre të quajtur “Jugo”, që sipas tyre për shkak të emrit i cili përkon me ish shtetin Jugosllav,KQZ-ja nuk ua lejoi.

Qeveria e Serbisë sikurse në të gjitha komunat edhe në Gorë, gjithmonë ka emëruara kryetar të trupit të përkohshëm. Kryetar i trupit të përkohshëm i komunës së Gorës , ka qenë i meruar Adem Hoxha,  i cili posa ishte  emëruar u bëri hirrje të gjitha Goranëve  të dalin  në zgjedhjet lokale të Kosovës të caktuara për 3 nëntor me qëllim të marrjes së pushtetit në këtë komunë, të cilën do t’ia bashkojë  Bashkësisë së komunave serbe.

Duke i analizuar të gjitha rrethanat e krijuar shihet qartë se qëllimi është që Goranët pas zgjedhjeve lokale  të bëhen pjesë përbërëse e Bashkësisë  së komunave serbe, sepse edhe deri më tash   arsimi dhe shëndetësia e trevës së Gorës funksionon në kuadër të  sistemit shtetëror serb.

Të gjitha  këto rrethana  të krijuara, apo që do të krijohen në të ardhmen, na bëjnë të kuptojmë se Bashkësia e komunave serbe do të shtrihet deri në pjesën më jugore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …