Ismet Azizi: Krimi serbo-çetnik në Bihor gjatë kërshëndellave ortodokse!

Ismet Azizi: Krimi serbo-çetnik në Bihor gjatë kërshëndellave ortodokse!

Programin e “Naçertanija” të Ilia Garashaninit , projektin e Vlladan Gjeorgjeviqit, programin e  kolonizimit, mandej “Shpërngulja e Arnautëve”, at të  Stefan Moleviqit për zhdukjen totale të shqiptarëve, të cilat nuk mundi të realizoj në Sanxhakun lindor, për shkak se atë e mbrojtën më 3200 vullnetar nga Kosova, Drazha  Mihailloviq në masë të madhe ia arriti në Bihor të 43-tës.

Gjenocidi serbomadh mori formë të organizuar shtetërore qysh në vitin 1844, me programin “Naçertanija” të Ilia Garashaninit, ish-ministër i Punëve të Brendshme të Principatës së Serbisë, për të vazhduar me projektin e Vlladan Gjeorgjeviqit, më 1908. Pas reformës agrare, vazhdohet me programin  kolonizimit i cili paraqitet në parlament  në Beograd në formë memorandumi me titull “Shpërngulja e Arnautëve”, më 7 mars 1937, nga Vaso Çubrilloviç, ku tregoheshin mënyrat çnjerëzore që duhej të përdorte shteti serb për zhdukjen e shqiptarëve. Elaborati i titulluar “Projekt-raport për Shqipërinë”, i cili u promovua nga nobelisti i mëvonshëm Ivo Andriq, më 30 janar 1939, paraqet planet për zhdukjen e shqiptarëve dhe shtetit shqiptar. Ndërsa projekti  i Stefan Moleviçit, i 30 qershorit të vitit  1941, parasheh  fshirjen e Shqipërisë nga harta ballkanike dhe zhdukjen totale të shqiptarëve. Këtë program u mundua ta realizoj edhe Drazha  Mihailloviq gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos  në viset veriore të trojeve Shqiptare.

Bihori i Sanxhakut ishte lënë zonë e demarkacionit midis zonës së interesit gjerman (Serbisë së Nediqit), zonës italiane (Mbretërisë së Malit të Zi) dhe farsës “Shqipëri e Madhe” nën kurorën mbretërore të Italisë. Mirëpo, mbi këtë teritor kishte vu dorë Mali i Zi, me përkrahje të plotë nga ushtria fashiste italiane.

Popullsia e zonës neutrale, konsideronte për gjendjen e krijuar dhe për masakrën në Bihor, janë fajtore autoritet shqiptare, si dhe autoritetet ushtarake italiane të Malit të Zi, për moskujdesje ndaj sajë. Sipas tyre zona neutrale e cila nuk i takonte askujt ishte mundësi e mire që serbo – malazezët të realizojnë qëllimin e tyre të pastrimit etnik të kësaj treve. Qeveria shqiptare nuk kishte  marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e saj. Popullata akuzoi qeverinë sepse nuk ishte në gjendje  as ta  armatos popullin që  të vetorganizohen  në mbrojtjen jetës së tyre, edhe pse një gjë e tillë iu ishte premtuar, ose te e fundit populli nuk iu bë me dije që të gjinden vet ashtu si dinë dhe munden.

Sprovimet e vështira dhe vuajtjet e popullit të Sanxhakut janë përshkallëzuar sidomos në periudhën nga 5  janari deri më 7 shkurt të vitit 1943 kur është kryer  gjenocid kryesisht kundër popullsisë së besimit islam të  luginës së lumit Lim  nga Bijello Polja deri në Foçë. Sipas dëshmive të dokumentuara   në këtë periudhë janë masakruan rreth 9200 Sanxhaklinjë. Popullsia e kësaj treve është persekutuar pa dallim gjuhe, përkatësie kombëtare (shqiptarë apo boshnjake). Kjo ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore –  luftë e cila për  çetnikët kishte edhe karakter  “kryqëzate”.

Duhet përkujtuar se Pavle Gjurishiq ishte  komandanti çetnik i cili, ndër të tjera, udhëhoqi   një nga veprimet më brutale kundër popullit të  Sanxhakut  dhe Bosnjës lindore në fillim të viti 1943. Konsiderohet  se Gjurishiq ka qenë  krimineli më i madh  në Luftën e Dytë Botërore në Mal të Zi por dhe më gjerë.

 “Sipas raportit të  komandantit çetnik Pavle Gjurishiq, Gjeneralit  Drazha Mihajlloviq, në gjysmën e dytë të muajit shkurt të vitit 1943. në Luginën e lumit  Lim njësitë çetnike të Ushtrisë së Mbretërisë Jugosllave kryen gjenocid ndaj 9200 sanxhaklinjve të pafajshëm. Në raport  theksohet se 1.200 të vrarët  ishin të aftë për ushtri, ndërsa  8000 të tjerë ishin gra, fëmijë dhe pleq”, shkruan bosnjaci.net

Historiografia shqiptare në dy dekadat e fundit ka bërë përpjekje të dukshme për zbardhjen e ngjarjeve dhe zhvillimeve politiko-ushtarake në trevat etnike shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për këtë qëllim janë organizuar me dhjetëra simpoziume shkencore në Tiranë, Prishtinë, Shkup etj, në të cilat janë ofruar fakte dhe dëshmi të pakontestueshme për krimin dhe gjenocidin ndaj popullsisë civile shqiptare nga ana e forcave të ndryshme pushtuese çetnike e komuniste.

Krimet çetniko-komuniste janë kryer në vijimësi, sa herë që u është dhënë mundësia, e që për fat të keq deri më sot kanë ngelur në errësirë.

Të dhënat burimore flasin qartë se forcat serbo-malazeze çetnike të përkrahura me logjistikë dhe me armë nga ushtria italiane, shkatërruan përtokë, me zjarr në 82 fshatra  në Krahinën e Bihorit  më 5 – 6 janar të vitit 1943 nga ana e forcave çetnike serbomalazeze, të udhëhequr nga krimineli i njohur çetnik, Pavle Gjurishiq. Siç bëjnë të ditur dokumentet arkivore shqiptare, brenda dy ditëve janë vrarë, therur, masakrua mbi 4 628 banorë shqiptarë, qindra të tjerë janë zënë rob (shumica gra e vajza të reja) kurse mbi 15.000 janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre për t’u vendosur në vende më të sigurta. Krahina e Bihorit ishte zonë neutrale midis vijës së demarkacionit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, e cila mbikëqyrej nga autoritetet civile e ushtarake italiane.

Pasi që për masakrën e Bihorit ishte dëgjuar gjithandej, qeveria e Tiranës  formoi  një komision i cili do ta analizonte gjendjen e krijuar në këtë trevë dhe ta njoftojnte qeverinë për  masakrën e shkaktuar ndaj popullatës së Bihorit dhe pasojat e saja.

Qeveria Libohova e Mbretërisë Shqiptare e dërgoi në Bihor një komision shtetëror në krye me Nënministrin e Tokave të Lirueme, juristin Qazim Bllaca. Në komision ishte edhe Thoma Luarasi, me karrierë politike në këtë ministri, dhe tre ushtarakë të lartë italianë dhe një numër i parisë shqiptare të Dukagjinit me Demë Ali Pozharin, Emrush Miftrain, Bajram Gashin dhe disa të tjerë. Komisionin e shoqëroi një delegacion i Sanxhakut në krye me patriotin e zjarrtë shqiptar Mulla Osmanin e Petnicës .

Nga të dhënat që mblodhi ky komision, në Masakra e Bihorit nga serbo-malazezët kishin vrarë 590 burra, 185 të therur, 119 të grirë; gra – 340 të vrara, 285 të therrura, 266 të grira; fëmijë – 701 të therrur, 705 të djegur, 447 të grirë. Të plagosur: burra – 359, gra – 275. Diku rreth 250 gra të reja e vajza janë depërtuar në kampet çetniko-drazhiste për t’u dhunuar seksualisht nga ushtarët serbo-malazez. Asnjë nuk shpëtoi nga thika për të dëshmuar krimin shtazarak. Ua humbën edhe varret. Pra, numri përgjithshëm i viktimave është 4 628.

Çetnikët ekzekutuan aksionet e planifikuara për vrasjen masive të shqiptarëve të Bihorit. Ky akt gjenocidal krijoi një gjendje tmerri: “Nëna s’e di ku i ka fëmijët. Baba s’e njeh djalin e vet e nusja burrin”.

Sipas raportit dërguar qeverisë së Libohovës në Tiranë, bilansi i ditëve tragjike të Bihorit, shkurtimisht, është me sa vijon:

“Shtëpi të djegura 1763, burra të vrarë 590; të therun 185, gra të vrarë 340; gra të therura 285, fëmijë të therur 701; të djegun 705, të grirë nga të ftohtit: fëmijë 447, gra 266, burra 119. Të vdekur nga uria dhe nga  plagët: burra 359, gra 275. Të marrun rob (gra e vajza) 251. Pra, gjithsej, si mpas hetimeve të bëra në shpejtësi, del se të vdekur janë 3741 dhe të plagosur 634. Ndërsa  për 251 shpirtra që mungojnë, shumica e madhe e të cilave janë gra e vajza, këto do të jenë marrë rob për  t’u shërbyer çetnikëve për  plotësimin e epsheve të tyre.”

Në raportin e komisionit thuhet: “Botës së qytetëruar i takon t’i vlerësoj  dhe  t’i gjykojë këto mizorina. Mallkimi i Zotit le të bien pa mëshirë mbi ata që lejuan dhe ata që i kryen; dënimi i drejtësisë njerëzore le t’i ndëshkojë shkaktarët e kësaj kërdie që u treguan se janë bisha të pashpirt“.

Në lidhje me situatën në këtë trevë, po i referohemi  dokumentit të gashtë dhe të shtatë,  që  gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, në fondin arkivor të viti 1943 (janar – korrik), në dosjen me  nr. 5, me 57 fletë. Ekzistojnë disa dokumente origjinale që i janë dërguar kryeministrit të atëhershëm të Shqipërisë, Ekrem Bej Libohovës, nga Komisioni i zgjedhur enkas për konstatimin e gjendjes faktike. Ky raport, në mënyrë të pakontestueshme, dëshmon krimin dhe gjenocidin serbo-malazias ndaj banorëve shqiptarë të zonës së Bihorit. Dokumentet në fjalë tashmë në shkrimet e mëhershme i kemi botuar në formë origjinale. Qeveria e Mbretërisë Shqiptare e dërgoi në Bihor një komision shtetëror në krye me Nënministrin e Tokave të Lirueme, juristin Qazim Bllaca. Në komision ishte edhe Thoma Luarasi, me karrierë politike në këtë ministri dhe tre ushtarakë të lartë italianë së bashku me një numër të parisë shqiptare të Dukagjinit me Demë Ali Pozharin, Emrush Miftarin, Bajram Gashin dhe disa të tjerë. Komisionin e shoqëroi një delegacion i Sanxhakut në krye me patriotin e zjarrtë shqiptar Mulla Osmanin e Petnicën.

Dhe, nga të dhënat që mblodhi, emër për emër, ky komision, në Masakra e Bihorit nga serbo-malazezet, të mbështetur në ushtrinë italiane dhe të vështruar nga afër prej ushtrisë antifashiste – komuniste të Titos, pësuan: Burra – 590 të vrarë, 185 të therë, 119 të grirë; gra – 340 të vrara, 285 të thera, 266 të grira; fëmijë – 701 të therur, 705 të djegur, 447 të grirë. Të plagosur: burra – 359, gra – 275 dhe gra të reja e vajza të deportuara në kampet çetniko-drazhiste për t’i shfryer epshet shtazarake prej ushtarit kanibalist sllav ortodoks – 251. Asnjë nuk shpëtoi nga thika për të dëshmuar krimin shtazarak të serbo-malazezit. Ua humbën edhe varret. Pra, gjithsej viktima 4 628 veta – fëmijë, gra, burra.

“Në Rozhajë, pas veprimeve gjakatare  mbas veprës gjakësore e çnjerëzore në zonë neutrale, janë grumbullue afro 5.000 frymë refugjatësh janë shtrëngue të ikin nga tokat e tyne dhe të shpëtojnë shpirtin lakuriq nëpër akull, borë dhe furtunë tue ikë nëpër bjeshkë, për shkak të cilës gjë burra gra e sidomos fëmijë janë fare lakuriq ose veshun me rroba rrecka rrecka.

Ndër ta ka shumë të plagosun. Deri tash s\’janë hetue sëmundje infektive, por të sëmurit e ngrirë nëpër artikulacione me zgjebe, me bronhit dhe me të tjera sëmundje lëkure ka shumë.

Të gjithë refugjatët janë me morra dhe qëndron rreziku i ç\’faqjes së tifos axantematicus, dhe shtoj se në disa prej katundarëve të djegum sështë çfaqë tifoja në fjalë.

Mbas kësaj Zone rreziku i kërcënohet popullatës Shqiptare Petnicë, Peshter, Senicë, Suidoll e Delimegjë, në qoftë se Qeverija Shqiptare nuk do u vijë në ndihmë, sigurisht edhe këta kanë me pësue atë që pësuan vllaznit e Bihorit dhe nuk asht çudi që këtë më vonë të pësojë dhe Kosova”, janë vetëm disa detale nga raportet e komisionit të cilat i kanë arritur në janar të viti 1943, Drejtorisë së përgjithshme të Kryqit të Kuq dhe Shkëlqesisë Ekrem bej Libohova, Kryetar i Këshillit të Ministrave në Tiranë, thuhet në dokument.

Me plot të drejtë , sot e kësaj dite banorët e Sanxhakut lindor thonë: “Sikur mos të ishte mbrojtur  Pazari i Ri, nga 3200 vullnetarët të ardhur nga Kosova, sot struktura  kombëtare e tij do të ishte e ngjashme me at të Pribojit dhe Nova Varoshit.”

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …