Ismet Azizi: Myftiu Zukorliq bashkon liderët e Sanxhakut: Uglanin dhe Lajiq

Ismet Azizi: Myftiu Zukorliq bashkon liderët e Sanxhakut: Uglanin dhe Lajiq

Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut lider i së cilës është Sulejman Ugljanin dhe Partia Demokratike e Sanxhakut e themeluar nga Ministri aktual në qeverinë e Serbisë  Rasim Ljajiq, nënshkruan sot në Novi Pazar, Deklaratën për partneritet strategjik, objektiv kryesor i kësaj marrëveshje është stabiliteti i plotë politik dhe social në Sanxhak që nënkupton uljen e tensioneve dhe ndarjeve ndërmjet qytetarëve, sidomos boshnjakëve. Në preambulën e këtij dokumenti, i cili u nënshkrua nga presidentët e PAD (SDA) dhe PDS (SDP), Uglanin dhe Nihad Hasanoviq, thuhet se të dy palët janë të vendosur për demokraci, integrim evropian dhe euroatlantik të Serbisë dhe ndërtimin e Serbisë si  shtet regjional dhe shtet të decentralizuar, bazuar mbi themelet e sundimit të ligjit, sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit, transmeton Tanjug.

 

Nënshkruesit do  të angazhohen për ruajtjen dhe përmirësimin e besimit ndëretnik në Sanxhak. Deklarata u nënshkrua me qëllim që të krijojë stabilitet politik dhe atmosferë pozitive politike në Sanxhak, respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, atyre politike dhe sociale – të drejtave ekonomike, si dhe të drejtat e qytetarëve të Sanxhakut për zhvillim më të shpejtë ekonomik.

Deklarata thekson se me këtë dokument për partneritet strategjik, nënshkruesit e saj rregullojnë dhe  përcaktojnë fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe të gjitha çështjet e tjera relevante për zbatimin e sajë.

Palët marrin përsipër që në qeveritë lokale në Sanxhak, në të cilat janë përfshirë në qeverisje, të mundësojnë ushtrimin e juridiksionit të Këshillit Kombëtar Boshnjak, në fushat e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.

Nënshkruesit ranë dakord se qeveritë lokale në Sanxhak, në të cilat marrin pjesë në qeverisje, me buxhet  të sigurojnë burime të mjaftueshme për financimin e punës së rregullt të Këshillit Kombëtar Boshnjak, në përputhje me kërkesën e Këshillit, dhe alokimi i mjeteve të jetë me rregull.

Mandej, palët kanë rënë dakord që zgjedhjet e ardhshme për Këshillin Kombëtar Boshnjak të punojnë me qëllim të krijimit të bashkëpunimit të ngushtë, me qëllim të krijimit të përkrahjes  listës zgjedhore e cila me  planin dhe programin do të kontribuoj përmirësimin e pozitës së boshnjakëve dhe shkallës më të lartë të realizimit të të drejtave të tyre të parapara sipas kompetencave të Këshillit Kombëtarë Boshnjak.

Ndërsa agjencia “SANA” potencon se Partia e Akcionit Demokratik e Sanxhakut (SDA), e kryesuar nga Sulejman Ugljanin dhe Partia Demokratike e Sanxhakut (SDP), e themeluar nga Ministri aktual  në qeverinë e Serbisë  Rasim Ljajiq,  do të afirmoj dhe do të përkrahë promovimin dhe mbështetjen e unitetit dhe autonominë e Bashkësisë Islame, personalitete dhe përfaqësuesit e të cilës nuk do të marrë pjesë në jetën politike, fushatat politike, as nuk do të rreshtohen me asnjë parti politike.

Ndërsa zëdhënësi i Bashkësisë Demokratike Boshnjake e Sanxhakut Edin Gjerlek në konferencë për media deklaroi: “Kjo ngjarje tregon rezultatet e politikës  së pajtimit  të deputetit Muamer Zukorliq. Tani kemi bashkimin e SDP së Rasim Ljajiqit dhe SDA së Sulejman Ugljaninit me të cilin tregojnë se në fakt nuk kanë dallime ideologjike dhe janë të bashkuar në shkatërrimin e Bashkësisë Islame  dhe  të provojnë mbijetesën në skenën politike për shkak të forcimit të Bashkësisë Demokratik Boshnjake të Sanxhakut me hyrjen në arenën politike të Muamer Zukorliqit dhe angazhimin e tij për BDZ-in e i cili jep një rritje rapide në mbështetje, anëtarësimit dhe popullaritetit. Me këtë u demaskuan  Rasim Ljajiç dhe Sulejman Ugljanin të cilët do të bënin gjithçka, madje  të kalonin edhe mbi viktimat me  të kaluarën fatale, në mënyrë që të mbetën në pushtet. Tek e fundit kjo tashmë është një histori e parë, populli nuk e ka harruar  se si këto dy parti kanë funksionuar në pushtet dhe si përfundoi në kurriz të qytetarëve të  Sanxhakut. Një është e sigurt se as njëri as tjetri nuk brengosen për interesat e popullit, por  pozicionet dhe fotelet e tyre, si dhe edhe më tutje të përpiqen për të mashtruar popullin pas dy dekadave e gjysmë të qëndrimit të tyre në pushtet se diçka do të jetë më mirë, dhe e tëra që kemi nga sundimi i tyre është 70% papunësi, asnjë fabrikë të hapur, asnjë investitor, varfëri dhe emigrim masiv nga  Sanxhaku, si dhe  krim dhe korrupsion me përmasa të paimagjinueshme dhe grindjet familjare në mes të fqinjëve dhe të familjeve. Në fund të fundit, ky është një tjetër tregues se Sanxhaku ka vetëm dy subjekte politike Bashkësia Demokratike Boshnjake e Sanxhakut (BDZ), i cili është përfaqësues autentik i boshnjakëve dhe Partia Demokratike e Sanxhakut / Partia e Akcionit Demokratik të Sanxhakut (SDP / SDA) e cila me vite mashtron popullin dhe ku qytetarët e Sanxhakut nuk kanë parë ndonjë të mirë, përveç shkatërrimit dhe ngulfatjes së qyteteve dhe fshatrat ku jetojnë”.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …