Ismet Azizi: Reagim me rastin e djegies së objektit të shkollës në Dacaj

Ismet Azizi: Reagim me rastin e djegies së objektit të shkollës në Dacaj

Me dhimbje të madhe  morëm lajmin e hidhur të Malsisë së Rozhajës, pyjet e së cilës janë përfshirë nga zjarri i shtrirë në dhjetëra vendbanime.  Por  edhe më të indinjuar jemi  për lajmin shumë të hidhir për djegjen  objektiti te shkollës së vetme shqipe të kësaj krahine. Dyshohet se parmbrëmë në orët e vona, se shkolla në Dacaj është thyer dhe i është vënë flaka.

Kërkojmë nga organet  përgjegjëse shtetërore të rendit e sigurisë që sa më parë  t’i zbulojnë shakaktarin përkatësisht autorin e mundshëm të kësaj zjarrvënie të qëllimshme me pasoja të  mëdha për këtë shkollë nxënësit, mësimdhënësit dhe për tërë banorët e Malësisë së Rozhajës, e cila iu ekspozua  zjarrit të madh ku u dogjën pyje dhe shtëpi gjithandej.

Kërkojmë nga oraganet përkatëse një hetim të hollësishëm rreth djegjes së shkollës në Dacaj e cila edhe më herët  nga qarqet antishqiptare  është tentuar të digjet e shkatrrohet, duke tentuar që në këtë mënyrë ta ndalojnë në këtë mënyrë edukimin dhe arsimimin e nxënësëve shqiptarë të kësaj Malësie ende të pa asimiluar gjuhësisht.

Në kohën kur Mali i Zi  vazhdon  të provokohet në mënyra të ndryshme  nga qarqet sernomadhe, qoft edhe nga ato që fshihet pas velandonësh të priftërinjëve, është mjaft e qartë qe të njejtat qarqe janë të preokupuara që të shkaktojnë probleme artificiale në vend, qoftë edhe duke ndërmarrur  veprime drastike sikurse  që është edhe djegja e objektit të Shkollës Fillore “ Dacaj“ në Dacaj të Rozhajës, që e ka një histori të bujshme të arsimimit e të edukimit në gjuhën amtare shqipe të shqiptarëve të kësaj malësie.

Deklaratat dhe dëshmitë e mësimdhënësve të kësaj shkolle të dhëna  na bëjnë të dyshojmë se  objetit të shkollës  i është vu zjarri me qëllim, andaj kërkojmë që urgjentisht të ndërmarren masa për zbulimin e shkakut dhe autorit. Me zbulimin e autorit largohet dyshimi  dhe duke qenë prore  në favor të  bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndërkulturor të popujve në këto hapsira, Shoqata “Kosova per Sanxhakun”  e sheh si çështje  të ngutshme  zbulimin  e këtij rati dhe dënimin e autorëve  të mundshëm të kësaj zjarvënie që nuk dogjën vetëm objektin  e shkollës por dogjën  sipërfaqe të tëra, objekte banimi dhe rrezikuan jetën e banorëve, por  një tentim mizor  të helmimit të mardhënjeve  të njerzve të një nënqielli e fati të përbahskët jetësor.

Në emër të  kryesisë dhe anëtarësisë së shoqatës “ Kosova për Sanxhakun “, Ismet Azizi

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …