Tutini është qytet që gjendet në pjesën juglindore të Sanxhakut , nga viti 1912 nën administrimin e Serbisë. Deri sa nuk është okupuar Sanxhaku dhe Kosova dhe Tutini si vendbanim, si dhe i tërë Peshteri i banuar me shqiptar, ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës, nën administrimin e Perandrorisë Osmane.
Në lidhje me emrin e një nga vendbanimet më të vjetra të Pashterit,Tutin, ekzistojnë disa mendime. Në njërën ndër to thuhet se mbretëresha e fundit Ilire, Teuta, në kodrën pran vendbanimit të sotshëm ka pasur kështjellën e sajë, ku është strehuar kur ka qenë e rrezikuar, dhe se sipas sajë, vendbanimi e ka marrë emrin Tutin.
Tutini përherë të parë përmendet në vitin 1396. Pas Senicës, Tutini është vendbanimi më i madh në Peshter. Tutini së komunë ka 35000 banorë, dominon popullsia boshnjake me prejardhje absolute shqiptare (me 94.3%) dhe serb (4.2%). Nga 600 banorë sa i ka pasur në vitin 1948, Tutini ka shënuar rritje dhe përkundërt të shpërnguljeve të pandërprera sot ka rreth 12 000 banorë. Por vlen të thuhet se gjatë periudhës 1991-2002, Tutini për shkak të pasigurisë dhe luftërave në Bosnje dhe Kosovë ka shënuar rënie të shtimit të popullsisë për 13 %. Pra, Tutini nuk është komunë serbe, nuk mund të konsiderohet si e tillë sespse në te jetojnë vetëm 4% serb.
Shemsudin Kuçeviqi, është lindur në vitin 1959, në fshatin Radushë, të Tutinit në Peshter. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Tutin. Fakultetin e shkencave politike e kreu në Beograd. Ishte i martuar dhe pas veti ka lënë katër fëmijë. Vllazëria Kuçeviq, rrjedh nga fisi Kuq, njëri nga fiset malësore shqiptare, të cilët nga Shqipëria kanë migruar në nahinë e Zetës së malit të Zi, pastaj janë shpërndarë në veri në trevat e ndryshme të Sanxhakut.
Shemsudin Kuçeviq do të shënohet në historinë e kësaj komune i cili ishte zgjedhur Kryetar i Komunës në gjashtë mandate: 1996-2000, 2000-2004, 2004-2008, 2012-2016, dhe nga 2016 e deri me vdekjen e tij. Ndërkohë ishte funksione të ndryshëm partiake, rajonale dhe shtetërore.
Që nga themelimi ishte anëtarë i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA). Kjo ishte edhe arsyeja e përndjekjes nga sistemi i Millosheviqit, të cilin edhe e burgosi. Së fundmi ishte zavesns kryetar i saj, dhe për shkak se S. Uglanin aktualisht është kryetar i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Kuçeviq udhëhoqi partinë e Aksionit Demokratik (SDA).
Me rastin e vdekjes së Shemsudin Kuqeviqit, Kuvendi komunal i Tutinit shpalli tre ditë zije. Ndërsa aktivi i drejtorëve të shkollave morë vendim që ditën e varrimit të të ndjerit mos të punojnë institucionet arsimore.
Po bëhen dy vite që kur është themeluar shoqata “ Kosova për Sanxhakun“. Që në ditën e themelimit, kur kanë marrë pjesë përfaqësues të Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe Bashkësisë Kulturore të Sanxhakut, aktivitetet e përbashkëta nuk kanë të ndalur. Në dy manifestimet e fundit të Epopesë së UÇK, nuk kaluan pa pjesëmarrjen rinisë dhe aktivistëve politik të Sanxhakut.
Edhe me rastin e vdekjes së djalit Shaban Palluzhës, komandantit legjendar që udhëhoqi vullnetarët në mbrojtje të Sanxhakut nga hordhitë çetnike, delegacioni i Këshillit Kombëtarë Boshnjak në krye me dr. S Uglanin , pjesë e së cilës ishte edhe i ndjeri Shemso Kuçeviq, morën pjesë në varrimin e tij. Mandej delegacioni nga Sanxhaku kompleksin e Jasharajve në Prekaz dhe bëri homazh pran varrit të Komandantit Adem Jashari dhe të tjerëve.
Me rastin e mbajtjes së Akademisë me rastin e 72-vjetorit të rënies së Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës, po ashtu pjesë e delegacionit në krye me S. Uglanin, ishte edhe i ndjeri Kuçeviq, delegacion të cilin në të njëjtën ditë në selinë e presidencës e priti edhe presidenti i R. së Kosovës z. Hashim Thaqi.
Shoqata “ Kosova për Sanxhaku”
foto:
1.Shemsudin Kuçeviq, i pari në varrimin e Ramadan Polluzhes
2.Shemsudin Kuçeviq, i pari në varrimin e Ramadan Polluzhes, Uglani, dhe Shkrijel
- Varrimi i SH . Kuçeviqit Tutin.
4.Shemsudin Kuçeviq me shokë pas dalejs nga burgu i Kraleves , viti 1995