Evlija Çelebiu: “Novi Pazari është i vendosur në vendin ku takohen kufijtë e tre vilajeteve. Nëpër territorin e tij rrjedhin shtatë lumenjtë, zona e tij është shumë pjellore. Para së gjithash vlen të veçohet burimi i lumit Rashka, i cili rrjedh nëpër këtë qytet nën urë prej druri, e cila gjendet në anën jugore. Ai buron nga një liqe në Fushën e Peshterit të nahisë së Bihorit në Shqipëri
Novi Pazari u krijua dhe u zhvillua përgjatë rrugëve, të cilat para 5 shekujve kalonin nëpër këto treva. Ngritjen e shpejtë, posaçërisht gjatë shekullit XVI dhe XVII e arrin para se gjithash falë rrugëve, të cilat kalonin nëpër këtë regjion dhe rrugën e njohur të Bosnjës, e cila nga Sarajeva shkonte nëpër Foqë deri në Plevle. Mandej, rruga shkonte për Prijepole, Senicë, N. Pazar, Mitrovicë dhe tutje nëpër Kaçanik për Shkup e Selanik. Ndërsa, krahu tjetër nga Prishtina në drejtim të Nishit, Sofje e tutje drejt Pllovdivit dhe Stambollit.
Sikurse, që u krijua dhe u forcua në këto rrugë, po ashtu rëndësia e tij fillon të bjerë në atë moment, kur Austro-Hungaria okupon B dhe H. Dikur këtë rrugë të rëndësishme për tërë Ballkanin, posaçërisht për Bosnjën e prenë kufijtë. Qysh atëherë fillon të bjerë rëndësia e N. Pazarit dhe zvogëlohet vetëm nën ndikim të gravitimit të vogël të trevës së Sanxhakut. Ndikimi dhe rëndësia e tillë për 100 vjet me radhë do të jetë pak a shumë e njëjtë, sepse me dhjetëra vite rrugët e rëndësishme kanë kaluar larg nga këto treva.
Megjithatë, duhet theksuar se nëpër trevat e Sanxhakut, qysh në kohërat e kaluara ka dominuar komunikacioni i karvanëve. Nga qytetet e lashta përgjatë këtyre rrugëve së pari përmenden, Jeleq në malet e Rogoznës dhe Arsa. Ky i dyti qysh në kohën romake ka qenë fortesë e tyre e quajtur Azinos, ndërsa më vonë, në kohën kur u krijua shteti serb, ka qenë selia e Nemanjiqëve, sikurse për një kohë ka qenë edhe Jeleqi. Nga koha e Nemanjës kanë mbetur të ruajtura përmendoret kulturore siç janë Sopoçani dhe Xhurgjevi Stuboovi, kisha e Petrit, Jeleqi dhe Arsa ( serb. Ras).
Arsa është fortesë në kodrën Gradina, ndërsa ka edhe nën qytezën, në të vërtetë qendrën tregtisë, të quajtur Pazarishtë të cilën Venedikasët dhe Dubrovnikasët në vazhdimësi e kanë vizituar. Me depërtimin e osmanlinjve në këto troje shumë shpejt ka ardhur edhe deri te zhvendosja kësaj qendre tregtare nga Arsa, e cila është quajtur Pazarishtë dhe është vendosur në lokalitetin e sotshëm të N. Pazarit. Udhëheqësi ushtarak osman Isak beu, në vitet e 60-ta të shekullit XV, ia vë syrin fushës në grykëderdhje të Joshanicës në lumin Rashka dhe ngrit qytetin e ri. Tregtarët e zellshëm nga Dubrovniku menjëherë kanë vërejtur mundësinë e zhvillimit të tregtisë dhe shumë shpejt u vendosën në këtë qytet, duke krijuar në të koloninë e tyre tregtare. Me vonë të njëjtën gjë e bënë edhe Dubrovnikasët, mandej edhe grekët, ndërsa, duke marrë mësim nga ta me tregti filluan të merren edhe popullsia vendase (ajo ortodokse dhe myslimane). Në dhjetëvjeçarët e parë të jetës së këtij qyteti, ka qenë një mundësi për osmanlinjtë të depërtojnë në veriperëndim të Gadishullit Ballkanik, nga duhej të furnizojë garnizonet osmane. Zhvillimi i shpejtë i tregtisë në këtë vendbanim te ri përgjatë rrugës, e cila bashkonte Dubrovnikun me Nishin, ku shkaku i nevojave të mëdha të karvanëve, të cilët kanë barttë mallra nga Dubrovniku, Sarajeva, Selaniku, Sofja, Stambolli, janë ngritur një numër i konsiderueshëm të haneve dhe karvan sarajeve, nga të cilët janë ruajtur deri para disa viteve (vitet e 90-ta të shek. të kaluar). Qysh atëherë Novi Pazari ka pas pangjyrin e tij Shën Mitrit, i cili ka zgjatur një muaj. Tregtarët, nga të gjitha anët qitnin në treg sasi të mëdha të leshit, djathit, lëkurës, mjaltit dhe prodhime tjera blegtorale. Se çfarë qarkullimi të madh të mallrave ka pasur në këtë kohë flasin të dhënat e kohës, se vetëm gjatë një dite nëpër Novi Pazar ka kaluar karvani prej 3000 kuajve të ngarkuar me lesh.
Pra, N. Pazari, falë pozitës gjeografike që ka pasur në të kaluarën dhe rrugëve që kanë kaluar nëpër të, ka arritur një zhvillim të tillë, që nga shumë udhëpërshkrues të kohës vlerësohet se në këtë kohë ka pasur 12.000 shtëpi ose 60.000 banorë, 1000 dyqane, shumë hane dhe karvan saraje.
Pas vitit 1878 e më vonë pas aneksimit nga Austro-Hungaria, Sanxhaku i takonte Vilajetit të Kosovës me qendër në Shkup nën administrimin osman. Jeta dinamike në Novi Pazar filloi të bie, nga një qendër tregtare u shndërrua në një kasaba, edhe pse ishte qendër më e rëndësishme në regjion dhe Sanxhak. Gjatë kësaj kohe tregtinë në duart e tyre e mbanin ebrejtë me kolonitë e tyre me më tepër se 300 dyqane.
Evlija Çelebiu, udhëpërshkrues, veten e ka quajtur, ose si ai e quajti veten bir dervishi. Evliya Muhammad Zilli, ka lindur në Stamboll (25 mars 1611) dhe vdiq në vitin 1679. Për gjatë 40 viteve (1631-1670) ka organizuar disa vija të udhëtimit të gjata nëpër viset e Perandorisë Osmane e më gjerë, dhe ka marrë pjesë në luftërat nën udhëheqjen e Sulltan Ibrahimit dhe Mehmed IV.
Evliya ishte hafiz, i arsimuar në oborrin e Sulltan Muratit IV. Çelebiu ose Efendi, në vitin 1640 e nis udhëtimin e tij të parë jashtë Stambollit dhe gjatë gjithë jetës së tij udhëtoi në të gjithë territorin e Perandorisë Osmane; mbajti ditarin e tij dhe me zell ka regjistruar të gjitha gjërat interesante që ishin për të.
Për të gjitha vëzhgimet dhe përjetimet e tija shkroi 10 libra me emrin Sejahatnama (Udhëpërshkrim) .
Evlija Çelebi kaloi nëpër Novi Pazar tri herë, por këtë qytet në udhë përshkrimin e tij e përshkroi vetëm gjatë një qëndrimi në të.
Këtë vendbanim për herë të parë e cilësoi me emrin shehër Yeni Pazar që do të thotë Pazari i Ri. Yeni Pazar (Novi Pazar), i cili është vendosur në vendin, ku takohen kufijtë e tre vilajeteve. Nëpër territorin e tij rrjedhin shtatë lumenj, zona e të cilit është shumë pjellore.
“Para së gjithash vlen të veçohet burimi i lumit Rashka, i cili rrjedh nëpër këtë qytet nën urë prej druri, e cila gjendet në anën jugore. Ai buron nga një liqe në Fushën e Peshterit të nahisë së Bihor në Shqipëri. Pastaj, ky lum rrjedh nëpër Yeni Pazar dhe derdhet në lumin Ibër. Në lumin Rashka derdhet lumi Joshanica. Lumi Trnovica derdhet në Joshanicë. Katër vada të mëdha të lumit Rashka derdhjen nëpër tokat e mbjella me vreshta dhe mullinj të qytetit, një mëngë shkon në kopshtin e mbjellë me shalqinj. Tutje, të gjitha këto ujëra përfundojnë në Moravë, ku përgjatë sajë është rruga që shkon për Beograd.
Ka dyzet deri pesëdhjetë mëhalla. Më kanë mbet në kujtim: Kara-mëhalla, Haxhi Ibrahim- efendi Mëhalla, Mëhalla e Zulfikar-Zades, Mahmud agës -Mëhalla, Jellaq –Mëhalla, Terike-mëhalla dhe ajo e Isa Beut.
Ka njëzet e tre xhami. Altun-alem, ndër më të vjetrat, e cila ndodhet në xhadenë e “Stambollit”, Xhamia e Gazi –Isa beut, në sheshin e drithit, objekti i kishës së rindërtuar, Xhamia Gazi Isa Beg është e vendosur në tregun e grurit dhe e bëri riparaqitjen e ish-kishës. dhe xhamia e Haxhi Huremit. Përveç këtyre xhamive, ka njëmbëdhjetë Masxhide, pesë Medrese. Vetëm dy prej tyre janë shumë të bukura, ndërtesa të ndërtuara me mjeshtri të rrallë.
Këtu, gjithashtu, ka një shkollë për studimin e traditave të shenjta dhe njëmbëdhjetë shkolla fillore. Përveç këtyre njëmbëdhjetë shkollave fillore, secili themelues i xhamisë ka ngritur nga një Makteb.
Pranë xhamisë Taşköprü ka dy teqe. Ka tre musafirhane të vjetra, ndërsa Dervish ka edhe në mëhalla tjera.
Ka nëntë burime – kroje, nga të cilat uji shkon i pastër si burim i jetës. Në qytet dhe në treg ka edhe dyzet burime-kroje, të cilat janë ngritur nga bamirësit për shpirtrat e martirëve të Qerbelasë, të cilët kanë vdekur nga etja.
Hane ka shumë dallohen: Frank Hani, Sarajevo, Han-Saray Han dhe hani i Uzhicës, hani i Çorbaxhisë është në bezistan. Mandej, ai i Murtez-agës i cili ka një kafe. I tillë është i Shejh Effendiut. Këto janë hanet më të mëdha, të cilat janë të njohura për mua.
Ka tre mijë shtëpi dy-katëshe, me kopshte si në parajsë. Të gjithë janë të mbuluara me pllaka dhe në gjendje të mirë.
Sarajet, në radhë të parë ai i Haxhi Ibrahim Effendiut, i cili ndërroi rrugët e Sarajevës, ura dhe hane. Mandej, saraji i Zulfikar-Zadees, Mahmud-agës. Këto dy saraje janë më të njohura.
Çarshia ka një mijë e njëqind e dhjetë dyqane. Në shumë dyqane punohen, çekan, dryrët, tabanxhet dhe armë të ndryshme.
Klima shumë e këndshme, vera është verë dhe dimrit shumë ftohtë. Kjo është arsyeja pse njerëzit shumë të shëndetshme dhe rezistueshëm.
Banjo publike (hamame) janë dy. Kuzhina publike (Imar) janë po ashtu dy. Ushqimi në kuzhinën e Gazia Isa-Beu ndahet pa pagesë për të varfëritë.
Pushimoret janë të shumta. Ka dhjetë mijë dynum vreshta. Gjysmë ore larg nga qyteti është një burim i nxehtë mineral (Ilixhë), të cilën e ka ndërtuar Hafiz Ahmed Pasha.”