Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se Donika Gërvalla ka dashur të hyjë me dhunë në sallën ku po mbahej mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, prandaj nuk është lejuar të hyjë brenda. Beqiri la të nënkuptohet se Gërvalla nuk është kryetare e LDK-së, dega në Gjermani pasi që, sipas tij, zgjedhjet në degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër duhet të përsëriten. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së është mbledhur sot për të diskutuar për ndryshime në statut por edhe me qëllim për t i dhënë përkrahje kryeministrit Isa Mustafa për agjendën qeveritare.
