leoni

Ismet Beqiri

Ismet Beqiri: Kurti i Vetëvendosje është në siklet, sepse e di rezultati që ai aspiron nuk është i arritshëm

Në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka shpallur synimin për të fituar 500 mijë vota, duke e cilësuar këtë si një hap kyç drejt reformave dhe pavarësisë nga ndikimet e Listës Serbe dhe elitës së vjetër të korruptuar. Nga ana tjetër, Ismet Beqiri, kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vënë në pikëpyetje realizimin e këtij synimi. Kryeministri Albin Kurti dhe qeveria aktuale janë në siklet për shkak të dështimeve në shumë fusha. Kurti e di që po flet për rezultate që nuk janë të vërteta. Keqqeverisja dhe skandalet e kësaj qeverie janë të dukshme për qytetarët, të cilët tashmë janë vetëdijesuar. Kjo qeveri nuk do të arrijë 500 mijë vota, dhe nuk duhet t’i arrijë,” tha Beqiri. Debatet mbi pritjet dhe performancën e partive politike po intensifikohen ndërsa zgjedhjet e parakohshme nacionale po afrohen, duke rritur tensionet mes liderëve dhe partive në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryekuvendari Konjufca, krekoset se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur jo vetëm shkeljet e Gjykatës Kushtetuese

Kryekuvendari  i krekosur, Glauk Konjufca, thotë se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur faktin …