Hajrulla Çekut, ende nuk po i mbushet mendja që ta shkëpusë bashkëpunimin me kompaninë e Serbisë, e cila ka vjedhur, betonuar artefaktet në kalanë e Novobërdes. Lidhur me këtë çështje , në cilësinë e drejtorit të IKMM-së, i pata kërkuar edhe nëpërmjet një shkrese zyrtare, shkëputjen kontratës me këtë kompani. Po kjo kompani armiqësore ndaj trashëgimisë sonë, me mjete të rënda si eskavatori, ka goditur muret e kalasë! Nuk di se çfarë duhet të ndodhi më shumë se kaq , që ministri Çeku të zgjohet e të shkëpusë bashkëpunimin me kompaninë e Serbisë “Koto”, e cila e ka shkatërruar, vjedhur e ndryshuar vlerat historike te ketij aseti te çmueshëm te trashëgimisë sonë kulturore! Për këtë papërgjegjësi të ministrit ndaj vlerave tona kombëtatare, kryeministri Kurti eshte dashur ta shkarkonte ministrin Çeku, i cili përveç fjalëve boshe e inateve politike, nuk ka bere asgjë për kulturën. Për aq sa ai do të jetë në krye të ministrisë së kulturës, trashëgimia kulturore do pësoj shkatërrime, vjedhje, e madje transformim të identitetit te kulturës sonë te lashtë! Po ky ministër kurrë nuk morri masa ndaj atyre përgjegjësve të cilët e përjashtuan IKMM-në nga mbikqyrja e punimeve në kala, e të cilët e kane fshehur qëllimshëm, dokumentin e vitit 2015 , ku e ngarkonte IKMM si një nga institucionet mbikqyrëse të punimeve që zhvilloheshin në Kalane e Artanës. Që nga viti 2015 e deri nëë ardhjen time si drejtor i IKMM -së në mesin e vitit 2018 , nuk jane mbikqyrur punimet nga IKMM ,që do duhej me qenë patjeter prezent , por eshte mbikqyrur restaurimi dhe ndertimi i mureve nga arkeolog të Institutit Arkeologjik. Gjithashtu ministri Çeku nuk morri as një masë ndaj pērgjegjesve qė lejuan ngritjen e një objekti me përmasa të mëdha brenda lokalitetit 5000 vjjeçar,afër perimetrit të një aseti arkeologjiik në Budrigë, në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …