leoni

Ismet Hajrullahu

Ismet Hajrullahu: Mjaft më tellallë të Beogradit, Athinës dhe Moskës!

Në çdo shoqëri të konsoliduar demokratike e progresive, vetë shoqëria në përgjithësi,  opinioni i saj i gjerë është mjaft i ndjeshëm ndaj gjithçkaje që ndodh përreth tij. Madje, ky opinion i gjerë , shpesh di t’i ndryshojë gjërat për shkak të moralit të ndjeshëm politik që kanë si të qeverisurit, ashtu edhe ata që qeverisin.

Por, në Kosovë opinioni i gjerë është i papërfillshëm nga “opionistët”. Një pjese e mirë e medieve ne Kosovë dhe në Shqipëri e kane veshur petkun perandorak dhe llogaridhënia ka mbetur sferë e panjohur. Problemi dyfishohet kur ata që njihen si opinionbërës ia mbajnë ison lugetërve qe me cdo kusht duan te fusin nje urrejtje ndershqiptare. Kjo ndodh, jo pa ndonjë marrëveshje me qendrat anti-shqiptare, te cilat kanë për qëllim, futjen e zilise, urrejtjes , madje edhe ne sport ne mes shqiptareve te Shqiprise  te Kosoves dhe shqiptareve te Maqedonise, Kjo nxitje urrejtjes nga  telallët e Beogradit , Athines dhe Moskes për një padurushmëri ndaj njeri tejtrit do të shkonte në të mirën e politikave  armiqësore ndaj shqiptarve.

Të kesh media të papërgjegjshme dhe t’i orientosh problemet në kahet e kundërta të zgjidhjes do të thotë t’i shërbesh vazhdimit të amullisë dhe ta rrisësh mundësinë që të përfitosh nga ajo. Kjo situate madje u shkon për dore edhe disa mediave dhe opinionbërësve b…lëpires te Beogradit dhe Athines, të cilët jo pa qëllim kërkojnë ta orientojnë opinionin e gjerë drejt çështjeve ordinere. Me këtë shmanget çelësi i zgjidhjes së problemit, ndërsa përfituesit bëjnë sehir. Në këtë mes roli i medieve shmang interesin e bashkësisë dhe fokusohet në qarqe shumë të ngushta grupore. Por, duke pasur parasysh një sërë faktorësh, e në radhë të parë atë të burimeve të prejardhura, jo gjithherë interesi i gjerë, ai i përgjithshëm i komunitetit ose lexuesit, është edhe interesi kryesor i medias.

 Madje shpesh, media me përzgjedhjen që bën ndikon në rritjen apo uljen e rëndësisë së një ngarje apo zhvillimi. Kjo nuk ndodh vetëm te ne, por përgjithësisht në gjithë botën. Madje, edhe opinioni amerikan shpesh është joshur me rrëfime, të cilat nuk kanë pasur të bëjnë me interesat e përgjithshme amerikane. Në kohën kur jeta e ushtarëve amerikanë fillonte të rëndohej për të mbetur më pas konstante e tillë, disa media nuk reshtnin së fokusuari dilemën e ngritur nga hetuesit nëse ka abuzuar seksualisht Michael Jackson dhe nëse do të dënohet “mbreti i pop-it” për pedofili. Por, kjo sigurisht se është larg fokusimit tonë, megjithatë po e sjell si shembull i zhvendosjes se vemendjes. Shpesh mbetet maksima tashmë e njohur në gazetari se “lajmi i keq është lajm i mirë”. Duke e menduar këtë, disa media, si në Kosovë apo Shqipëri, pa gjetur një konsum të tyre të politikës redaktuese dhe angazhimit profesional mbeten në kërkim poshtë e lartë të një sensacioni, shpesh nje menjanim I hapur nga problemet reale qe ballafaqohet sot vetë shoqeria shqiptare.

Unë nuk dua të flas ketu, as për rolin e shpeshtë të dezinformimit në vend të informimit, sepse qëllimet e tij dihen. Ato janë para së gjithash për të nxitur efekte psikologjike, të cilat do të kenë si pasojë shtrembërimin e realitetit dhe besimi te një gjë jo thjesht e paqenë, por krijimi i një përfytyrimi të rrejshëm. Jo shpesh, duke e fshehur qëllimisht, apo nga padija të vërtetën, disa media të ndryshme janë vënë në shërbim të krijimit te një gjendjeje dëshpëruese tek vetë qytetarët e shoqeria në pergjithesi.

 Rrethanat në Kosovë , tek shqiptarët në Maqedoni,por edhe në Shqipëri jo pa vështirësi kanë bërë që të gjendet terren i përshtatshëm për t’u përqafuar sa më shumë nga një pjesë e konsumimit të informacionit dezinformues. Por, gjithashtu, jo rrallë realiteti i tjetërsuar ka pasur dhe ka për qëllim përhapjen e defetizmit deri në dëshpërim të marresit të informacionit. Disa media me burime të dyshimta të financimit shpesh kanë parapëlqyer ta çojnë konsumatorin e informatës deri në gjendje pa rrugëdalje, së cilës francezët do t’i thoshin defetizëm. Gjendja e pashpresë mbase si qëllim final do ta kishte një teatër absurd alla-joneskian, ku gjithkush, gjithkujt do t’ia çante barkun.

Disa “opinionbërës” sikur e kënaqin veten duke i thurur elozhe njëri-tjetrit për gjoja ‘hapat e guximshëm’ që bëjnë, mbase ,pikërisht për t’i arsyetuar këta hapa të dyshimtë dhe kjtësisht të pa vlera. Shpesh , kjo racë e tillë e njerëzve del mbi sipërfaqe dhe kalimi nga anonimiteti në person publik është mjaft i shpejtë dhe kjo ndodh shumë lehtë te rezilët, sepse një faqebardhi publik i duhet një punë e vazhdueshme, e mundimshme dhe e guximshme. Megjithatë, dëmi më i madh është ai qe I behet bashkësisë, sepse zakonisht grupe të ndryshme të interesit synojnë të përfitojnë qoftë edhe duke i përbaltur vlerat kombëtar e civilizuese.

Nihilistët janë ngritur pikërisht duke shkatërruar dhe duke e krijuar mbretërinë e shkatërrimit. E gjithë kjo bëhet shpesh pikërisht për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet madhore të qytetarëve dhe vendit për ta futur atë skutave të errëta të konflikteve urbane të natës.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …