Serbia sërish me skenarë, por të cilët tani nuk duken më të sofistikuar si më parë. Duke ndihmuar direkt anarkinë në veri, me nxitjen e incidenteve të dhunshme , atentate ndaj serbëve që bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës etj., Beogradi kërkon ta bindë një pjesë të politikes ndërkombëtare se diçka nuk shkon me veriun e Kosovës , thërret mbledhje të Këshillit të të Sigurimit, nxit debate për ndarjen Kosovës, ndërkaq . Kjo do të thot se politika zyrtare e Beogradit është destabilizuese, aspak konstruktive dhe rrezik për paqen dhe për stabilitetin në rajon. Këtë aq më shumë duhet ta konstatojë në mënyrë korrekte EULEX-i, që ka në terren misionin për sundimin e ligjit dhe drejtësisë në Kosovë. Ky mision duhet të jrtë i pterë, praktik, të konstatojë faktet reale të ndërhyrjes së strukturave shtetërore të Serbisë në Veri dhe ta ulë shkallën e pompozitetit që po e zbaton në brendi të vendit.
Në anën tjetër, zhvillimet e fundit në Veri janë kundërvënie ndaj strategjisë së Qeverisë për shtrirjen e kushtetushmërisë në këtë pjesë të Kosovës. Në atë pjesë të vendit lulëzon krimi e kontrabanda, pasiguria është e madhe, atentate etj., ndërsa EULEX- i këtu sërish hesht për nxitësit e anarkisë në Veri, duke u hequr si “asnjanës”. Ky mision, sipas situatave kujton se është fituar nga Qeveria e Kosovës, më pas shprehet neutral ndaj statusit, përqendrohët në Veri, duke thënë se nuk është kompetentë për shumë gjëra, por ndonjëherë nuk pyet fare për të drejta kushtetuese ndj institucioneve. Kur bie fjala pët përpjekjet destabilizuese në Veri, EULEX-i e fsheh gishtin tregues . Ndërkaq, autoritetet e vendit kanë marrë mbështetje të pakursyer në vendosjen e ligjit. Ambasadiri amerikan, Dell, shpehu frikën se veriu po shëndrrohet në çerdhe anarkistësh duke e rrezikuar stabilitetin e vendit.
Në kuadër të politikes destabilizuese Serbia nxiti edhe idenë e shkëmbimit të territoreve, duke u munduar të përfitojë nga pozicioni aktual ndërkombëtar i Kosovës me 69 njohje të marra dhe me probleme në Veri. Strategjia vepruese e Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare gjithmonë ëyhtë ajo e linjës maksimizuese për t’u tërhequr më pas drejt optimumit. Pas dështimit për rihapjen e bisedimeve për statusin e Kosovës , Serbia do të vazhdojë t’i mëshojë kattes së shkëmbimit të territoreve, për të këmbëngulur më pas jo vërtet në shkëmbime, por thjesht në shkëputjen e veriut dhe sërish duke mos njohur pVarësinë. Beogradi është i vetëdijshëm se nuk do ta ketë më pozicionin më të mirë se tani për të kërkuar gjëra të tilla , se sa në të ardhmen, kur me forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës shkëmbimi eventual do të ishte kusht për njohjen e Kosovës nga Serbia.
Lajm, Prishtinë, korrik 2010