leoni

Ismet Hajrullahu: Shala është themeli i fitores sonë, të tjerët vetëm ëndërrojnë votën këtu

Ismet Hajrullahu: Shala është themeli i fitores sonë, të tjerët vetëm ëndërrojnë votën këtu

Fshati Shalë i komunës  Lipjanit  i dha dritën e gjelbër  PDK-së dhe kandidatit të saj  për kryetar te Lipjanit, Ismet Hajrullahu, i cili tha se deklaratat e oponentëve politikë tashmë janë të konsumuara sepse Shala nuk lejon të manipulohet nga gënjeshtarët dhe mashtruesit që nuk arritën të realizojnë as gjysmën e premtimeve që kanë  dhanë. Ai shpalosi paltformën e tij qeverisëse e cila premton zhvillim ekonomik, vende të reja të punës, përmirësimin e gjendjes në arsim dhe shëndetësi, subvencionim në bujqësi dhe ringjallje të kulturës, investime në sport etj. Hajrullahu tha se promotorë të platformës së tij janë pikërisht qytetarët e kësaj ane dhe ata do të jenë promotorë të realizimit të saj në përmirësimin e mirëqenies sociale. Ai po ashtu shpalosi edhe projektet konkrete të Shalës me rrethinë të cilat kanë ardhur nga vetë qytetarët e kësaj ane dhe të cilat do të përmirësojnë dukshëm jetën e qytetarëve të kësaj ane.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …