Në këtë fundvit, kur presim të bëhet ndërrimi i moteve , do të duhej të paktën të jetonim ne paqe , por të vjen për të plasur, e hajde mos shkruaj , kur sharlatanë politik, që e kane mbërthyer keqas këtë vend, mendojnë se populli ha bar dhe paçurka të paskuqura!
E çfarë rëndësie ka fakti o Agim Bahtiri, nëse ke bërë marrëveshje me shkrim apo jo për murin ,me shovinistin Rakiq. Me sa ju ndoqa (në Info Magazine të Klan Kosovës), juve ju dogji fakti se ishit etiketuar, tradhtar!
Sa për dijeninë tënde, kuptimi i fjalës tradhtar, z.Bahtiri, në bazë të fjalorit të gjuhës shqipe, nuk është vetëm ai që tradhton Atdheun, por tradhtar është edhe ai që shkel Besën apo fjalën e dhënë. E ti Besën e kishe dhënë se do e shkatërroje parkun e “paqes” bashkë me ekstremistin serb Rakiq, e këtë deklaratë e keni bërë para mediave me 4 maj 2015 “ …të dy kryetarët jemi në kontakt të përhershëm dhe takohemi çdo javë. Ne dëshirojmë që t’i kryejmë punët pa ndonjë influencë të madhe të politikës. Unë po shpresoj – kështu kanë marrë vendim edhe BE-ja, por edhe institucionet e Kosovës- që të na lënë neve, të dy kryetarët, që ta heqim atë ‘Park të paqes”.
Ne fakt, këtë park të “Paqes” , duke marrë pëlqimin e Rakiqit edhe e zhbëtë , ama , në vend të tij, mu në zemër të Mitrovicës se Kadri Bistricës , lejuat , duke luajtur të paktën rolin e të paditurit , ngritjen e murit, që ngjason me murin famëkeq të Berlinit !
- Bahtiri, duhet ta kuptoni se po jetojmë në shekullin 21 –të dhe jo në mesjetë, prandaj , për këtë vepër të shëmtuar , jam i sigurt se nuk do kërkojë askush nga familja jote 20 gjaqe, por ti duhet të mbash përgjegjësi, nese jo ligjore,them nëse jo, sepse drejtësia në Kosovë është kapur nga njerëzit e së kaluarës titiste, por do të mbash patjetër përgjegjësi morale e politike!
Grushti i popullit nuk do te vonojë, do t’ju godasë me forcën e votës, o Agim Bahtiri!