Ismet Hajrullahu

Ismet Hajrullahu: Tymnaja te stilit të patriotëve jugosllavë!

Analiza e gazetës express “Shteti i Kosoves, interes nacional shqiptar” ka për qellim krijimin e një përfytyrimi te rrejshëm për çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë! Nuk dua te flas për rolin e shpeshte te dezinformimit në vend të informimit, sepse qëllimet dihen. Ato para se gjithash janë për te nxitur efekte psikologjike, që do kenë si pasojë shtrembërimin e realitetit dhe besimin te një gjë jo thjesht e paqenë, por për krijimin e një përfytyrimi të rrejshëm. Jo shpesh, duke fshehur qëllimisht ose nga padija të vërtetën, gazeta express vihet në shërbim të një gjendjeje dëshpërimi. Gjithashtu, opinionistë dhe media te shkruara, si gazeta express, jo rallë kanë pasur për qëllim përhapjen e defitizmit deri në dëshprim të lexuesit  të informates, si nëpërmjet analizës : “Shteti i Kosoves :Interes nacional shqiptar”. Them kështu , sepse, sipas gazetes express, ‘serbët qenkan per bashkimin e Shqipërisë’, por këtë interes nuk e paska “kombi kosovar” !

Analiza emundohet të na mbushë  mendjen se ekzistenca e dy shteteve shqiptare apo mos bashkimi me Shqipërinë, është për të mirën e shqiptarëve! Argumentet e sjella nga ana e tyre për ta mbështetur tezën e mësipërme, fillojnë qe nga loja ‘kukamshefti’, por qe kanë prodhuar më shume konfuzitet se sa i kanë ofruar vetes dhe lexuesit qartësi dhe rrugëzgjidhje të çështjes në fjalë.

Thjesht e kemi pranuar ekzistencën e dy shteteve si zgjidhje për t’i dhënë fund sundimit të shovinizmit serb dhe për mbrojtjen e dinjitetit dhe të të drejtave themelore të mohuara të shqiptarëve në Kosovë. E kemi pranuar zgjidhjen e ofruar se nuk na është lejuar më shumë.

Ideja se ekzistenca e dy shteteve është interes jetik dhe strategjik i kombit shqiptar, i sjellë nga analiza kësaj gazete në mungesë të shtjellimit të argumentit nga ana e atyre qe kane bere kete analize, na shtyn të mendojmë se me të njëjtën logjike ekzistenca e dy Gjermanive do të ishte sa jetike, aq dhe strategjike: Dy kombe gjermane në BE, dy kombe gjermane në OKB, dy kombe gjermane në NATO, dy kombe gjermane në FMN, dy kombe gjermane në OSBE, dy kombe gjermane në OTB, dy kombe gjermane në… Po me sa duket gjermanët vendosën t’i zhbëjnë e t’i shpërfillin këto interesa jetike se kishin vendosur ta “zvogëlonin” sferën e influencës përmes ribashkimit.

Bashkimi i dy Gjermanive, zotëri analist te analizes : Shteti i Kosoves :”Interes nacional shqiptar”  ishte rezultat jo i dëshirës së komunitetit ndërkombëtar e në mënyrë të veçantë i fituesve të luftës së Dytë Botërore, Britanisë, Rusisë (ish-Bashkimi Sovjetik) dhe Francës, (me përjashtim të SHBA-së, e cila ishte mbështetësja kryesore e ribashkimit). Të tri ishin kundër, madje Britania, përmes znj. Thatcher, ishte kundërshtarja më e flaktë e bashkimit të dy “kombeve”. Argumenti i znj. Thatcher ishte se një Gjermani e bashkuar do të ishte më e fuqishme dhe do t’i prishte balancat e krijuara, do ta dominonte politikën evropiane ekonomikisht dhe në forma të tjera. Natyrisht, Gjermania përbën një shtet të fuqishëm, por nuk ka prishur balanca, përkundrazi vazhdon te kontribuojë dhe te jete shtylle mbajtese në BE e në NATO, nuk ka shenja të revanshizmit ose të militarizimit. Mbi të gjitha, të mos harrojmë, ribashkimi i Gjermanisë shënoi fillimin dhe aktin e zgjerimit të BE-së përmes anëtarësimit të shteteve ish-komuniste. E pra, thënë hapur, siç juve s’ju pëlqen të flisni në analizen  tuaj, zgjidhja njëherë e mirë e çështjes shqiptare do të kontribuonte në forcimin e paqes dhe të stabilizimit në Ballkan!

Natyrisht, pavarësia dhe shpallja e shtetit te Kosovës mbeten ngjarjet me madhore te historisë së fundshekullit xx të popullit shqiptar. Por në të njejten kohe duhet te themi realitetin, se interesi i kombit, mbetet mbi te gjitha si jetike Bashkimi i shtetit Shqiptar! Tymnaja te tilla qe perhap gazeta express, jane kopje e kohes se patrioteve jugosllave, si Ali Shukriu, Sinan Hasani, Rrahmon Morina ,Isa Mustafa, Azem Vllasi… etj

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …