Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka reaguar pas deklaratave nga anëarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin mediat dhe debatet televizive. Në shoqëritë demokratike, informacioni është një mjet shumë i fuqishëm për qytetarët, duke i mundësuar atyre të bëhen pjesë aktive në proceset vendimmarrëse. Me informacionin e lirë, ata mund të votojnë dhe të bëjnë zgjedhje të bazuara në fakte dhe argumente, si qytetarë të informuar. Thirrja që qytetarët të shmangin mediat dhe debatet televizive është një kontradiktë e theksuar me thelbin e demokracisë. Për më tepër mund të shihet si një tendencë për të penguar qasjen në informacion të lirë, që është thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të hapur dhe aktive, ka nënvizuar, Ismet Kryeziu
Kontrolloni gjithashtu
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë në Ballkan, veçmas për situatën në Kosovë ku gjendja është shumë e brishtë
Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Fainer, ka shprehur shqetësime të thella …