Ismet Rashiti: Saqip Zymberi ka shumë shokë, po shokët nuk e paskan pasur shok Saqipin

Ismet Rashiti: Saqip Zymberi ka shumë shokë, po shokët nuk e paskan pasur shok Saqipin

Ka disa vite që veprimtari i orëve të para për Pavarësinë e Kosovës, ish i burgosuri politik, Saqip Zymberi nga fshati Breznicë, përplitet sa andej këndej për kompensimin e viteve të burgut si të gjithë bashkëvuajtësit e tij. Të gjithë miqtë e burgjeve, çelive  dhe vuajtjeve i kanë marrë të hollat, ndërsa shoku i ilegales dhe i celulave nuk po e gëzon këtë të drejtë ligjore.

Preteksti është, mungesa e shtetësisë së Kosovës! Si ka mundësi që shokët e tij të ngushtë në komision, nuk e kanë parasyshë faktin se bashkëshortja e Saqip Zymberit, është nga Kosova dhe bashkë me pesë fëmijët kanë shtetësinë Kosovës. Në fund të fundit, çka do ti kushtonte Kosovës, nëse këti burri i ipej shtetësia me procedurë të shpejtë përmes dekretit presidencial, bashk me një mirënjohje për kontributin

 e tij të jashtëzakonshëm. Kjo do të ishte nderë për institucionet e Kosovës. Më e keqja është që për këtë rast nuk janë kujdesur as shokët e tij të ngushtë që në vazhdimësi kanë qenë në komisionet kompetente. Thjesht ka munguar interesimi për shokun e çelive,  njeriun e vuajtjeve, të burgjeve dhe sakrificave të mëdha. Nuk ka asnjë justifikim tjetër që mund t’a mbuloj papërgjegjshmërinë e shokëve të tij të burgjeve.   Saqip Zymberi është ndër të paktit të burgosur politik që nuk është kompensuar për vitet  e burgut.

 Ky patriot i kulluar dhe njeri human e i dashur për të gjithë, nuk është mbështetur nga askush, ani pse ky bënë gjithçka për të gjithë. Ndërkohë, jam informuar se shumë të tjerë, i kanë marrë të hollat në emër të grave të tyre me shtetësi të Kosovës. Për më tepër ka të tillë që edhe shtetësinë e kanë marrë përmes « kanaleve interene », ndërsa Saqipi jo se jo! Disa herë ka qenë  në Kosovë, e kanë mashtruar, ka bërë shpenzime të mëdha, por nuk ka arritur ta gëzoi këtë të drejtë ligjore.

Kjo padrejtësi nuk ka emër tjetër përveç një turpi të pashlyer!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …