Kandidati për deputet nga AAK, Ismet Shamolli, e ka shpalosur programin dhe vizionin e tij politik më banorët e Dragashit nëse arrin të bëhet pjesë e Kuvendit. Ai ka bërë të ditur se do t’i shtyjë përpara të gjitha proceset që kanë për mbrojtjen e ambientit. “Sot isha për fushatë në komunën e Dragashit, në fshatrat e tij për të kërkuar mbështetje për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Por në vend të prezantimit të aktiviteteve me qytetar, sot po prezantoj disa fotografi ku shihet gjendja e mjerueshme e lumenjve të kësaj zone dhe në përgjithësi ambientit e degraduar nga mbeturinat. Premtoj siç edhe kam bë në të kaluarën në mbrojtjen e ambientit nëse zgjidhem deputet do të jem personi që do t’i shtyjë përpara të gjitha proceset që kanë për bazë mbrojtjen e ambientit. Voto Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me numër 135!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …