Ismet Sylejmani: Fundi i një heshtjeje të pa fund

Ismet Sylejamni: Ndarja nga jeta e Prof. Ahmet Qeriqit, është humbje e madhe!

Vendi i Tij do të mbetet përgjithmonë i zbrazët, nuk do të zevendësohet kurrë, do të mbetet i pazëvendësueshëm!

Prof. Ahmet Qeriqi ishte shqiptar i madh e veprimtar kombëtar i pandalshëm, ish-i burgosur politik e atdhetar i devotshëm, patriot e luftëtar çlirimtar i hekurt, sepse ishte i vetmi që vazhdoi të jetë Drejtor i një institucioni të cilin e pati themeluar UÇK-ja gjatë kohës së luftës çlirimtare!

Prof. Ahmet Qeriqi,

Kjo figurë e madhe e kombit tonë që ka mbyllur sytë përgjithmonë, meriton nderime të mëdha kombëtare e shtetërore, sepse në Radio që e drejtoi për 27 vjet, që nga 23 Korriku 1998 kur u caktua Drejtor nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kurrë nuk u gjunjëzua e kurrë nuk e uli flamurin liridashës të kombit tonë e të Radios ”Kosova e Lirë”!

Lavdi e përjetshme Prof. Ahmet Qeriqit

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 7 Mars 2025!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Ahmet Qeriqi ishte një intelektual i palodhur dhe një zë të fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe interesave kombëtare

Sot, në ditët përkujtimore për profesor Ahmet Qeriqin, një nga figurat më të shquara të …