Ishte knaqesi e madhe per mua qe arrita ta shtija ne dore paraqitjen time te pare te madhe ne emer te tere LPRK-se ne nivel kombetar, ne varrimin e Martirit te Kombit Fehmi Ademi!
Varrimi i cili nuk ishte nje akt i thjeshte mortor dhe fjala ime ne nje ndarje mortore (si deshiron ta ule ne nivel te tille Halil Selimi), por ishte nje varrim i nje vrasje makabre, ne nje prite punkti policor serb, qe e kishte kryer policia pushtuese serbe!
Une ne fillim kur e gjeta cd-ne padyshim se ndjeva emocion dhe nuk me besohej, sepse atehere ajo paraqitje imja ishte ngjarje e madhe shumeplaneshe dhe u komentua shume!
Ishte thirrje per lufte, ishte thirrje per organizim e rezistence te armatosur çlirimtare dhe kjo ndodhi ne vitin 1991!
THIRRJA
”… Prandaj Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës, thërret, të gjitha partitë dhe organizatat politike, të bashkohen si një grusht, dhe me masa konkrete ti dalin përpara, njëherë e mirë, për të ia ndërprerë turrin këtij përbindeshi prehistorik.
Sot, kur janë të rrezikuara interesat jetike të popullit shqiptar, kemi arsye më shumë se asnjëherë më parë, të thirremi në porosinë e tij, zjarrit me zjarr, plumbit me plumb!
Pra, të gjithë atyre që vijnë të na vrasin vdekjen duhet tua japim!…”
Me kujtohet qe pas përfundimit te fjalimit, te gjithe shoket qe ishin prezent ne forma, gjeste e shikime te ndryshme me pergezuan,(por natyrisht pa u perqafuar,edhe pse nuk lejonin rregullat e ilegalitetit, por edhe sepse ishim ne varrim dhe bashke me familjen Ademi ndanim dhembjen per vrasjen e Fehmiut), pati edhe nga te pranishmit qe tentuan te me uronin e te me perqafonin, momenteve te tilla padyshim se u ika me mjeshtri e me shpejtesi dhe me rekomandim perseri te Xhavitit e te Ramadanit, por edhe te Halilit sigurisht, sepse ishte aty dhe kishte fuqine e anetarit te sekretariatit te Komitetit Drejtues(ani pse thot se nuk ka pasur sekretariat), rregulla e hierarki te cilat une i respektoja me rigorozitet maksimal e discipline te hekurt, u largova para kohe dhe para se te kryhej varrimi!
Natyrisht se veprimin e pare qe bera me 9 Korrik 2020, bera nje shkrim me titull”…ne vitin 1991 ne Prishtine, fjalim lamtumires ne nderim te Fehmi Ademit i vrare nga forcat serbe…”, te cilin e dergova per botim dhe u botua ne portal ne gazeten Epoka e Re!
Pas shkrimit te pare te botuar, e dergova dhe u plasua edhe ne youtube fjalimi dhe me 12 Korrik 2020 e shperndava ne fb!
Ne shperndarjen e pare ne fb qe e bera, komenti i pare me 13 Korrik 2020, ishte komenti nga Halil Selimi!
Koment pa kurrfare shije e pa asnje nivel te udheheqesit qe pretendon se eshte i tille Halili, e ne fakt Halili ishte ne pozita te larta, por larg te qenit udheheqes e drejtues i mirefillte, ne mes tjerash e deshmon edhe pozita e qendrimit te tij qe nga dalja ime publike ne emer te LPRK e deri sot!
Halili, ne anen e drejte te popullit e kunder pushtimit serb, i rreshtuar me kohe padyshim e sigurisht, por qenje njerezore e rendomte, pa ndonje aftesi te verejtur e te madhe organizative e sakrifikuese ne permasa dalezotese, pa rrespekt e per me teper kunder shokeve qe ia hane “petullen”!
Njeri qe aktivitetin per liri dhe luften e madhe organizative te shokeve e anetareve te tjere ne udheheqje e vlereson por edhe e ule ne nivelin e vet personal e profesional, dhe asgje me shume!
Komenti i Halilit i fshire nga une ishte:“… Bravo Ismet Sylejmani! Është mbresëlënëse dhe porosi akoma aktuale, që mua më krijoi edhe emocion të veçantë si textshkuesi i saj…”
Shiheni kaq ishte komenti i Anetarit te Komitetit Drejtues, i Anetarit te Sekeretariatit te Komitet Drejtues, i perfaqesuesit te Kosoves Lindore ne Komitetin Drejtues te LPRK-se!
Komenti i Udheheqesit te larte te LPRK-se, atij qe eshte kooptuar ne Komitet Drejtues, si shok burgu i Udheheqesve te medhenj Heronjeve te Kombit Fadil Vata e Afrim Zhitia, dhe perfaqesues i Lugines se Presheves dhe ka mbetur gjithmone ne Komitetin Drejtues, gjithmoneeeee….!
Kur e pa se iu fshi ky komenti, per te cilin e paralajmerova ne bisede telefonike, plasi zemrimi i Halilit, e humbi kontrollin e “respektit” ndaj shokut te radheve ilegale dhe bashkeveprimtarit, filloi te tregonte se kush ishte struktura organizative dhe kush ishte ne Komitet Drejtues, dhe se Ahmet Haxhiu nuk ishte anetar ne Komitet Drejtues etj., etj…
Kundershtimin tim se ti nuk je tekstshkruesi i vetem, por aty ishim disa nga anetaret e Komitetit Drejtues kur u perpilua teksti dhe se ndikimin me te madh ne ate tekst e kishte Sekretari Politik i LPRK Xhavit Haziri, per te cilin me kujtohet sakte se nderhynte ne shume raste ne tekst, Halili e kundershtoi dhe ne ndihme i erdhi edhe Sekretari Organizativ i Komitetit Drejtues te LPRK-se Ramadan Avdiu, duke deshmuar se Halili eshte ne mase te madhe hartuesi i asaj thirrje e jo Xhaviti!
Une e kundershtoj, por le te mbetet ne ndergjegjjen e Tyre!
Une kam bere shume paraqitje publike ne emer te Keshillit te Rrethit te LPRK se Gjilanit edhe jashte Gjilanit, edhe brenda ne Rrethin e Gjilanit ne qytet, edhe para asaj dalje ashtu sikur eshte “detyruar” ta deklaroje edhe Ramadan Avdiu!
Mirepo, keto debate nxorren ne siperfaqe edhe shume gjera ne mes tjerash edhe kush çfare ishte, çfare niveli kishte e ke e perfaqesonte, dhe kush ku dhe sa ishte ne forume te larta udheheqese te LPRK!
U morr vesh se ne veprimin organizativ ashtu sikur ka pasur dobesi qe do te duhej te kuptoheshin edhe si “normale” per shkak te veshtiresive te cilat i nxirrte dhe i impononte koha kur veprohej per shkak se ishim te pushtuar nga Serbia dhe se okupimi paraqiste rreziqe te medha ne veprim, kishte edhe padrejtesi, inate e pengesa, bllokada e frenime, te cilat ishte e veshtire te vereheshin, pasi ishte kohe e veprimit ilegal dhe ilegaliteti mbulonte gjithecka!
Dalje publike e imja ne vitin 1991 shihet qarte se me kushtoi, sepse mu bene bllokada, e mu be e pamundur ecja ne organet drejtuese te Organizates!
E rrjedhimisht edhe veshtiresia e aktiviteve, sepse pas burgosjeve dhe pas largimeve jashte, LPRK ne Kosove e humbi hapin, ishte fat i madh se ishte Dega Jasht Vendit, ajo ishte katalizatori gjeneral i LPRK, jo vetem brenda vendit por edhe shume me gjere!
Ne Shqiperi ne takim te delegacionit me Ramiz Aline, une u terhoqa duke e nderuar dhe duke ia leshuar vendin Baces Ahmet Haxhiu, por Ramadan Avdiu e thot me shpejtesi,”… se ti Ismet ishe ne Shqiperi por nuk ishe ne takim me Ramiz Aline…”, dhe nuk tregon pse nuk isha, ndonese e din mire kete!
Ne Mbledhjen e Trete te Pergjithshme nuk morrem pjese vetem Xhevat Qerimi dhe une Ismet Sylejmani!
Nuk morrem pjese vetem ne dy, qe u luftam ashper nga LPRK me adrese dhe nuk u kuptuam kurre drejte nga perfaqesuesit e Komitetit Drejtues si Binak Berisha!
Ne vend te Xhevat Qerimit nga Vitia u thirr nje veprimtar e atdhetar i madh si shoku Gani Neziri, por Xhevatit ju be e pamundur pjesmarrja!…
Nga Gjilani delegat ishte Nazmi Hoxha, por une nuk u lejova te merrja pjese!…
P.sh. Halil Selimi morri pjese si Anetare i Komitetit Drejtues, dhe edhe nje delegat ishte nga Kosova Lindore ne MTP!
Kishte shume rrethe qe kishin nga 2 e nga 3 pjesmarres si Theranda, Klina, Ferizaj etj., e qe ishin larg aktivitetit te madh e organizimit te fuqishem te Keshillit te Rrethit te LPRK te Gjilanit e te Vitise dhe Kamenices!
Keshilli i Rrethit te LPRK se Gjilanit, Vitise dhe Kamenices, shperndau 3000 TRAKTE te LPRK, ne Gjilan, Kamenice dhe Viti me rastin e vizites se tradhetarit Rrahman Morina ne Hodonoc te Kamenices!
Keshilli i Rrethit te LPRK se Gjilanit, Vitise dhe Kamenices, ne janar te vitit 1991 me fondin modest te Keshillit te Rrethit qe i kushtoi 400 CHF ne qindra exemplare shumezimi, shperndau THIRRJEN per HOMAZH te organizuar ne varrezat e qytetit ne Gjilan, ne nderim te pervjetorit te renies heroike te Heronjeve te Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha!
Keto aktivitete dhe shume te tjera te rendesishme, jane deshmi se u bllokuam, e paguam me mospjesmarrje ne MTP edhe faktin se LPRK me adrese e kishte adresen dhe qendren e ndikimit enorm dhe te veprimit direkt ne Gjilan!
Me Heroin e Kombit Xhevat Qerimi i morrem lidhjet nje nga nje te lena rrugeve nga ata te adresave dhe i sistemuam, prandan pasoi hakmarrja!
Strehimin dhe vendosjen e sigurte Ramadan Avdiu gjate arratisjes se Tij nga arrestimet ne Prishtine dhe ardhjes se Tij ne Cernice dhe ne Malisheve e kalon shume thjeshte dhe shume lehte, ndonese nuk ishte ashtu!
Ramadan Avdiu ne Malisheve eshte strehuar ne familjen e kryefamiljarit Abdullah Ramadanit, pra ne shtepine e dhendrrit tim Fehmi Ramadani!
Ne shtepine e Fehmiut eshte zhvilluar aktivitet i madh kombetar dhe organizativ i Keshillit te Rrethit te LPRK!
Kryesia e Keshillit te Rrethit ne perberje Kryetar Xhevat Qerimi dhe anetare Ismet Sylejmani, Irfan Musmurati dhe Izmi Zeka, kane mbajtur takime ne ate shtepi edhe me perfaqesuesin e Komitetit Drejtues te LPRK-se Binak Berisha!
Ne kete shtepi ashtu sikur e thot Ramadani, perpos Ramadan Avdiut, ka qendruar edhe bashkeluftetari i Zahir Pajazitit Nazmi Ajeti nga Podujeva, i cili eshte derguar me porosi te shokut e bashkeveprimtarit tim Ismet Abdullahu!
Fehmi Ramadani, ne shtepine e te cilit jane zhvilluar aktivitete te medha dhe jane strehuar personalitete te rendesishme, ka marre pjese ne luften e UÇK-se dhe ka sherbyer edhe ne TMK!
Ramadan Avdiu, as pas 21 viteve çlirim, nuk i ka permendur vendet ku eshte strehuar dhe te cilat i kane sherbyer si baza te sigurta per tu larguar nga rreziku i arrestimeve dhe per tu terhequr pergjithmone nga Kosova deri ne çlirimin e saj nga Serbia pushtuese!
U dasht qe te gjendet rastesisht nje dokument i tille, per te cilin e falenderoj nga zemra Gani Ademin, djalin e Martirit te Kombit Fehmi Ademi!
Fjalimi pra, per te cilin Halil Selimi vrapoi te merrte “autoresine” e dokumentit te LPRK-se, pra 29 vite pas asaj paraqitjeje times dhe 21 vite pas çlirimit te Kosoves nga Serbia pushtuese, por edhe Ramadan Avdiu u “detyrua” te flase, per delegacionin e LPRK ne Shqiperi; per takimin me Ramiz Aline; per Mbledhjen e Trete te Pergjithshme; per pjesmarrjen ne Mbledhje te delegateve e te mysafireve qe nuk i tregoi se cilet ishin e per te cilet nuk foli; por edhe per strehimin e Tij ne Cernice e ne Malisheve dhe largimin e Tij nga Kosova!
I falenderoj te gjithe ata qe u kyqen me komentet e tyre burrerore e ne anen e te drejtes dhe ishin parimor dhe ne funksion te sqarimit te të vertetave historike per organizaten tone, nuk u hene pale e as nuk anuan e fyen, te cilet i perbuzi me neveri per te gjithe ato qe i thane ne menyre tendencioze, jo serioze dhe ishin te anshem!
Te gjitha ato qe i kame thene qendroj fuqishem pas tyre, te cilat jam i gatshem t’i mbroj me argumente dhe fakte te pamohueshme!
Ismet Sylejmani!
Prishtine, me 9 Gusht 2020!