Në New York në SHBA, është themeluar Fondacioni Nazire Curaj!
Nazire Curraj ishte dhe mbetet nje emer i madh dhe i nderuar i gruas se panënshtruar shqiptare, e cila ne tere jetën e saje ka ditur çfarë duhej bere dhe ku duhej shkuar!
Ajo mbylli syte përgjithmonë para pak kohesh dhe u nda nga kjo botë me faqe të bardhë dhe me kontribute të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar, prosperimin Atdheun dhe nderimin kudo në botë të Kombit tonë!
U nda nga jeta një nga gratë shqiptare që për liri e pavarësi, çlirim e dalje nga zgjedha pushtuese serbe dha shumë dhe kontributi i saj në ketë fushë, jo vetëm që u nderua e u vlerësua lartë, por edhe u bë një nga gurët e mëdhenj e të dalluar, që qëndron në murin kala të qëndresës titanike e të panënshtruar të luftës frontale me armiq e tradhtar të popullit shqiptar kudo në hapësirat e tij që ka jetuar e vepruar, ku ka bërë përpjekje mbinjerëzore për mbijetese e për ecje vertikale dhe ringjallje totale në tokën e të pareve!
Atdhetarja e patriotja nga Krahina lavdimadhe e Atdheut Nazire Curaj, e nisi jetën e saj atëherë kur lindi në Ostros të Krajes dhe e mbylli gjithashtu jetën e saj, kur mbylli sytë në Ferizaj të Kosovës, dhe u rikthye në Krahinën e saj te lindjes e mbeshtjellur ne arkivol kombëtar dhe iu dorëzua tokës ku kishte lindur dhe u varros pranë të pareve të saj të pavdekshëm e të papërkulur!
Vëllezërit dhe motrat e saj nga fshati dhe krahina e saj shqiptare plot lavdi Kraja, me banim në New York ne SHBA, në shenje nderimi e mirënjohje e themeluan Fondacionin Nazire Curaj!
Në ballë e në udhëheqje te këtij Fondacioni me emrin e krahanës se lavdishme Nazire Curaj u zgjodh i nderuari Xhevat Kraja, një shqiptaro-amerikan i dëshmuar dhe i dalluar për dashuri ndaj Atdheut dhe besnikëri ndaj Kombit!
Dalja e këtij patrioti te shquar kombëtar shqiptar-amerikan në drejtimin e këtij Fondacioni me emrin e shquar të veprimtares se madhe në shërbim te çështjes shqiptare dhe kontribuueses së madhe të lirisë dhe pavarësisë se Kosovës, ngjalle shprese të madhe, së ky Fondacion do të behet një nga Fondacionet më të mëdha për Kombin shqiptar, dhe emri i nderuar i Krahanës së pavdekshme do të behet emër i dëgjuar e i ndriçuar kudo e për këdo!
Patrioti e veprimtari i madh kombëtar shqiptaro-amerikan, i cili jo vetëm e kishte tradite fisi e familje dashurinë ndaj Popullit e Atdheut, oficeri i madh i Policisë Amerikane, Detektiv i Klasit të Parë Xhevat Kraja, ish oficeri i pare madhor shqiptaro-amerikan i Policisë së SHBA në kuadër të forcave NATO-s KFOR ne Kosovë, shpresojmë dhe besojmë shume se do ta udhëheqë me largpamësi Fondacionin dhe do ta bëjë të fortë e të fuqishëm financiarisht, i cili jo vetëm do të ngrise në pedestal emrin dhe figurën emblematike të atdhetares së dëshmuar Nazire Curaj, por edhe do të behet krah i forte në ndriçimin e faqeve të ndritura te historisë se popullit shqiptare dhe lartësimin madhor të personaliteteve të fuqishme të atyre faqeve!
Shqiptaret ane e kënd globit, e veçanërisht krajanët bashkëvendësit por edhe bashkëkombësit kudo qe jetojnë e veprojnë duhet të koordinojnë veprimet dhe kontributet e tyre dhe të mbështesin fuqishëm, praktikisht dhe finasiarisht Fondacionin Nazire Curaj, dhe keshtu në të ardhmen e afërt të shohim duke i zbatuar pikat e programit të Tij, dhe gjithashtu të shohim në vepër ecjen e madhe të këtij Fondacioni i cili nen drejtimin e personalitetit te rralle e te shquar te Xhevat Krajës Markashit, do të jete një nga Fondacionet më me prestigj jo vetëm ne e për trevat shqiptare, por edhe kudo në bote ku jetojnë e veprojnë shqiptaret!
Fondacionit Nazire Curaj dhe Kryetarit të saj Xhevat Kraja, anëtareve te udhëheqjes, anëtarësisë dhe të gjithë përkrahësve të shumtë e që sigurisht se në të ardhmen do të jenë me qindra e me mijëra, ju urojme suksese e shëndet në ketë mision të madh e fisnik!
Lartë e me lartë nderi dhe krenaria e Krajës!
Djersa e ballit dhe nderi i fisit, kur bëhen bashkë, ndriçoje të kaluarën dhe bëhen shembull dhe busull e sigurte për të ardhmen!
Suksese!
Prishtine, me 7 Tetor 2020