Është për të ardhur keq për këtë injorim, për këtë përbuzje dhe për atë papjekuri politike e nihiliste të manifestuar të veprimtarëve të asaj pjese të mbetur nën pushtimin serb, ndërkohë që falangat e regjimit antishqiptar në Beograd, gëzohen dhe fërkojnë duart, kur shohin se si njerëzit e ish-LPK-së, me ndikim të madh në disa parti opozitare në Kosovë, sillen me kaq shumë mungesë protokolli kombëtar e politiko-ushtarak, çlirimtar!
Më 28 Shtator 2022, u mbajt një tubim në Sallën e Teatrit në Gjilan, nga ana e Shoqërisë “Lëvizja” me moton Lugina e Preshevës- Kosovë e paçliruar!
Në rreshtin e parë ishin ulur një varg i burrave të kombit tonë nga anë të ndryshme të Kosovës dhe viseve të saja, kontributi i të cilëve është i madh në luftën dhe përpjekjet e vazhdueshme për zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe çlirimin e Kosovës me armë në duar nga Serbia pushtuese!
Por për çudi aty në rreshtin e parë në evenimentin e madh për Luginën e Preshevës nuk ishin të ulur ish-drejtuesit e lartë të UÇPMB-së siç është dashur të jetë, ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇPMB-së Shefket Musliu që ishte ulur në rendin e dytë ose pasardhësit e tyre, siç ishte djali i Përfaqësuesit Politik të UÇPMB-së Heroit të Kombit Jonuz Musliu, Shqiprim Musliu, që as ai nuk ishte në rreshtin e parë! Në mes të rreshtit të parë meritonte si askush tjetër të ishte edhe deputeti i popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, i famshmi Shqip Kamberi!
Derisa nderohet gjaku i derdhur për liri dhe njihen e pranohen Heronjtë dhe Dëshmorët e UÇPMB-së, atëherë duhet të pranohen dhe të nderohen edhe komandantët e asaj ushtrie, e cila ka shkruar faqe të lavdishme të luftës për liri të popullit shqiptar!
Themeluese e UÇPMB-së është LPK-ja dhe si e tillë ajo duhet të nderojë personazhet dhe personalitet e mëdha të luftës së armatosur çlirimtare të Luginës së Preshevës!
Është për të ardhur keq për këtë injorim, për këtë përbuzje dhe për atë papjekuri politike e nihiliste të manifestuar të veprimtarëve të asaj pjese të mbetur nën pushtimin serb, ndërkohë që falangat e regjimit antishqiptar në Beograd, gëzohen dhe fërkojnë duart, kur shohin se si njerëzit e ish-LPK-së, me ndikim të madh në disa parti opozitare në Kosovë, sillen me kaq shumë mungesë protokolli kombëtar e politiko-ushtarak çlirimtar!
Por në fund nuk është aspak e çuditshme pse ndodhë kjo, sepse Gjilani edhe në të kaluarën ka qenë arena qendrore e dy LPK-ve me adresë dhe pa adresë!
E kaluara e ka kultivuar përçarjen dhe veprimtarinë unifikuese, që mjerisht vazhdon edhe në ditët e sotme, kur Kosova është e çliruar nga Serbia pushtuese!
Gjilan, 30 Shtator 2022!
(Epoka e Re)