Ismet Sylejmani: Takimi Putin-Dodik paralajmëron shpalljen e pavarësisë së republikës serbe të Bosnjës

Ditë më parë më 18 qershor 2022 në Shën Petersburg, u takuan Presidenti i Federatës Ruse Vlladimir Putin dhe Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjë e Hercegovinës Millorad Dodik!
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, vizita e Presidentit të Republikës Serbe të Bosnjës Millorad Dodik, është më e larta nga Ballkani që realizon në teritorin e Federatës Ruse, respektivisht në Shën Petersburg!
Analizat dhe zhvillimi i ngjarjeve dergojnë në përfundime të cilat kapin pozicione që paralajmërojnë se do të ketë surprizë radikale!
Paralajmërohet shpallja e Pavarësisë së Republika Serpskës në shtet sovran e të pavarur nga Bosnja, e cila pas shpalljes së Pavarësisë, njohjen e parë do ta ketë nga Federata e Rusisë dhe personalisht nga Presidenti Putin, i cili me ceremoni solemne do ta shpallë njohjen ndërkombëtare të sajë!
Njohja e dytë do të pasojë nga Serbia dhe personalisht nga Aleksander Vuqiq dhe shtete të tjera satelite të Rusisë e Serbisë!
Takimi në mes të Presidentit Putin e Presidentit Dodik në kushtet e luftës në Ukrainë do të mbahet në mend edhe për faktin se e ka marrë vulën fillestare të shpalljes së Republikës Serbe të Bosnjës, shtet sovran dhe të pavarur!
Ky paralajmërim i këtij evenimenti serbo-rus bëhet në kohën e bllokadës dhe izolimit total që ia ka vënë bashkësia ndërkombëtare Rusisë përshkak të luftës në Ukrainë!
Takimi historik Putin-Dodik shënon fillimin e fundit të evenimentit që do të pasojë atë që paraljamërohet shpalljen shtet të pavarur e sovran të Republikës Serbe të Bosnjës, e cila do ta rritë hapsirën teritoriale të Kroacisë!
Nëse ndodhë kjo, atëherë kufijtë do të levizin, Kosova do të jetë në radhë!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 21 Qershor 2022

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …