Ismet Sylejmani: Fundi i një heshtjeje të pa fund

Ismet Sylejmani: TË MOS MBETET I IZOLUAR, POR TË NDRIQOHET ROLI  DHE KONTRIBUTI UDHEHEQËS I HEROIT TË KOMBIT AFRIM ZHITIA 

Naim Zhitia, vëllai i Heroit të Kombit Afrim Zhitia, është i pakënaqur.

Ai në një postim publik të tij, të publikuar në fb, ka deklaruar se Afrim Zhitia mbahet i izoluar edhe në 40 vjetorin e LËVIZJES.

Të gjithë shokët dhe bashkëveprimtarët e Heroit të Kombit Afrim Zhita, të gjithë shokët dhe miqtë e familjes Zhitia në përgjithësi dhe të Naim Zhitisë në veçanti, duhet të jenë të shqetësuar e të alarmuar.

Vëllai i Sekretarit Organizativ e pas vdekjes së Heroit të Kombit Fadil Vata në Zvicer, edhe U.D. i Sekretarit Politik të Komitetit Drejtues të LPK-së, e ka thënë qartë, nuk e ka fshehur, është i pakënaqur me trajtimin e figurës, personalitetit dhe rolit udhëheqës e  historik te Vëllait të Tij, Heroit të Kombit Afrim Zhitia.

Naim Zhitia në dy rastet i ka përmendur me emra, dy shokët, dy bashkëvuajtësit dhe dy bashkëveprimtarët e vëllait të Tij, ndaj të cilëve shfaq pakënaqësinë, se, pse ata në dy raste, kur kanë mbajtur fjalimet e tyre, nuk e kanë vënë në sipërfaqe rrolin dhe kontributin e madh dhe historik të Afrim Zhitisë.

A ka të drejtë Naim Zhitia, vëllai i Heroit të Kombit Afrim Zhitia, në këto që i ka thënë?

Unë mendoj se ka të drejtë Naim Zhitia.

Ka të drejtë ta kërkojë zhbllokimin e trajtimit të rolit historik që ka luajtur vëllai i Tij, Heroi i Kombit Afrim Zhitia.

Duke qenë se unë jam njëri prej themeluesve dhe më vonë edhe Kryetar i Klubit Politik “Afrim Zhitia”, pra njëri nga ata që është angazhuar mjaft shumë, në nderimin publik, të Udhëheqësit të madh e të lavdishëm të LËVIZJES, të madhin dhe të pavdekshmin, organizatorin e famshëm Afrim Zhitia, në formë të argumentuar e di nga tereni historik dhe nga realiteti praktik në Kosovë, se sa pak ishte, dhe vazhdon të jetë i njohur tërë roli i madh i Tij kudo, në kohën kur Ai ishte dirigjenti fantastik i Lëvizjes në Kosovë e Vise në ish-Jugosllavi.

Duke i dhënë të drejtë dhe duke e përkrahur dhe mbështetur Naim Zhitinë, mendoj se jo vetëm në  jubileun historik të 40 vjetorit të LËVIZJES, duhet të ndriçohen me llupë e me forcë, rroli i secilit udhëheqës të madh, roli i secilit prej udhëheqësve të mëdhenj,  si të Heronjve të Kombit Kadri Zeka, Jusuf Gervalla, Rexhep Malaj, Fadil Vata e në mënyrë të veçantë vëllai i Tij, Heroi i Kombit Afrim Zhitia.

Si njeri nga ish-Anëtarët e Komitetit Drejtues të LPK-së, e përkrahi publikisht Naim Zhitinë, vëllain e Heroit te Kombit Afrim Zhitia.

Rroli i madh dhe i pazëvendësueshëm i Heroit të Kombit Afrim Zhitia, ashtu sikur e thotë vëllai i Tij e shoku im Naim Zhitia, nuk duhet të vazhdojë të mbahet i izoluar, por të debllokohet dhe ti jepet edhe në këtë 40 vjetor jubilar, vendi i madh i ballit të Udhëheqësit të padiskutueshëm të Lëvizjes në kohën kur Ai ishte Komisari i Madh politiko-organizativ i Saj.

Në 40 vjetorin e LËVIZJES, të bëhet e njohur për gjeneratat e reja, por edhe gjeneratave të vjetra, tu përsëritet roli dhe figura, kontributi i gjithanshëm i Heroit të Kombit  Afrim Zhitia, per të cilin historia dëshmon, se roli i Afrim Zhitisë,  nuk ishte rol dosido, sa për t’u thënë, por ishte rol i jashtëzakonshëm dhe vendimtar në organin më të lartë udhëheqës e drejtues të Organizatës tonë.

Është e pamjaftueshme që Heroi i Kombit Afrim Zhitia të përmendet me numrin e madh të Heronjve të Kombit, dhe me aq të konsiderohet e kryer detyra e nderimit dhe respektit për Të.

Jo, Udhëheqësi Afrim Zhitia, është i veçantë, i cili ka dhënë prova e fakte, të cilat   duhet t’i thuhen opinionit publik në Kosovë dhe jashtë kudo nëpër botë.

Heroi i Kombit Afrim Zhitia, rënien e kishte heroike e të përbashkët me një luftëtar të madh, patriot dhe atdhetar të shquar, anëtar e veprimtar të devotshëm të LPK-së, me Heroin e Kombit Fahri Fazliu, por jetën dhe veprimtarinë, angazhimin dhe kontributet i kishte personale në të gjitha sferat e jetës së Tij të shkurtë por të lavdishme.

E ftoj publikisht Shokun e bashkëveprimtarin Ramadan Avdiu, e edhe Shokun e bashkëveprimtarin Halil Selimi, që t’i përgjigjën shqetësimit të Naim Zhitisë, vëllait të Heroit të Kombit Afrim Zhitia, që ta thonë publikisht, atë qe e dinë, dhe besoj se dinë shumë, për kontributin e madh dhe detal, të Shokut e Bashkëveprimtarit, e krejt në fund të Udhëheqësit të Tyre Heroit te Kombit Afrim Zhitia.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …