Në hyrje të Prishtinës është Kazerma “ADEM JASHARI”! Në portën e hyrjes kryesore të Kazermës”ADEM JASHARI” në Prishtinë, për një çast u ndal lëvizja e automjeteve nga policia ushtarake dhe filloi të dilta nga kazerma një kolonë e gjatë e të vegjëlve!
Pamja ishte mahnitëse! Nga porta qendrore e kazermës ushtarake dilte një rresht i gjatë i fëmijëve të vegjël, të cilët me siguri se kishin qenë në vizitë në prag të festës së 17 Shkurtit ditës së Pavaresisë së Kosovës!
Të vegjlit e para fillimit të luftës së UÇK-së dhe ata të lindurit pas çlrimit të Kosovës nga Serbia pushtuese, nuk mund ta dijnë se si ishte kjo kazermë dikur, kur aty ishte ushtria pushtuese serbe!
Kjo kazermë dikur e kishte emrin “Marshall Tita”, pra emrin e xhelatit Tito, emër të cilin Serbia pushtuese edhe pas prishjes e shkatërrimit të Jugosllavisë kurr nuk ia ndrroi emrin, sepse Tito me politiken dhe qëndrimet e tij i kishte bërë sherbime të mëdha politikes shiviniste antishqiptare serbe!
Brenda kësaj kazerme dikur kishte më shumë se 15 brigada të blinduara ushtarake të armatës jugosllave!
Gjatë bombardimeve të NATO-s, kjo kazermë u bombardua e u djeg në flakë! Shkatrrimi i arsenalit ushtarak ishte i madh!
Dhe pas largimit të Serbisë pushtuese e pas çlirimit të Kosovës, në ish-kazermën jugosllavoserbe, u vendos UÇK, e cila u pagëzua me emrin e Komandantit Legjendar të UÇK-së, të madhit dhe të pavdekshmit Adem Jashari!
Sot në 21 vjetorin e largimit të Serbisë pushtuese nga Kosova dhe në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ishte knaqësia ime e madhe e çastit që rastisa dhe nga vetura ime bëra këtë foto, dhe dua ta ndajë me juve këtë pamje fantastike, se si dilnin nga porta e kazermës të vegjlit, ata të cilët në të ardhmen do të mbushin radhët e Ushtrisë së Kosovës, do të jenë oficerët madhorë dhe do të drejtojnë administratën e sajë në të ardhmen!
E ardhmja është e të rinjëve dhe ata Atdheun e kanë të çliruar nga Serbia pushtuese dhe të pavarur e të njohur ndërkombëtarisht!
Gjaku i derdhur për liri, lufta dhe përpjekjet titanike e heroike të bijëve e bijave më të mirë të Atdheut, do të jenë postulat i fuqishëm për të prosperuar gjithanshëm, për të ndertuar të ardhme të sigurtë e për të mbrojtur pavarësinë e Atdheut në akord të plotë me aleatët tanë të mëdhenjë SHBA-të e shtete anëtare të tjera të NATO-s!