Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diplomati i shquar, shefi i OSBE-së në Kosovë, figura e shquar botërore, personazhi historik e legjendarë William Walker është njëri nga burrat e mëdhenj të superfuqisë planetare, që e NDALI SERBINË!
500 vjet nën perandorinë turke dhe 100 vjet nën perandorinë serbe, Serbia, bëri gjithçka të keqe, antinjerëzore e antihumane kundër popullit e kundër Kombit shqiptar!
Serbia vrau dhe preu, masakroi dhe shkatërroi, dhunoi e shpërnguli shqiptarët, që tua merrte çdo pëllëmbë toke e tua humbte nga faqja e gjeografisë dhe e globit Atdheun!
Kundër Serbisë pushtuese gjithë jetën e Tij, nëpër breza, në dekada e në shekuj, ka luftuar me heroizëm të pashembullt populli shqiptar!
Populli shqiptar luftën kurrë nuk e ka ndalë për tu pavarësuar nga Serbia pushtuese!
Edhe në kohën e perandorisë turke, edhe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, edhe në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, edhe kur ndahej e copëtohej Shqipëria në Versajë, në Londër e në Berlin, edhe kur luftohej gjatë Luftës së Parë Botërore, edhe gjatë LANÇ në LDB, edhe gjatë shpërbërjes se ish-perandorisë jugosllave dhe në fund edhe gjatë luftës së armatosur, çlirimtare e titanike të UÇK-së!
Vetëm gjatë luftës së UÇK-së, populli shqiptar i Kosovës arriti që në anën e tij të kishte aleat të madh superfuqinë botërore SHBA, dhe kjo u bë e mundur, jo vetëm për shkak të drejtësisë së luftës çlirimtare që zhvillonte UÇK dhe populli shqiptar, jo vetëm pse u derdh gjak e ranë heroikisht në vijat e frontit luftëtarët trima e legjendarë Dëshmorë e Heronjtë të Kombit, jo vetëm pse u plagosën e lanë gjymtyrët e tyre ushtarët çlirimtare, jo vetëm pse u masakruan, u dhunuan dhe u shpërngul një popull i tërë nga aparati shtetërorë e ushtarako-policorë i Serbisë pushtuese!
Serbinë në Kosovë e para e ndali lufta heroike e UÇK-së, pastaj e ndali gjigantja SHBA, dhe e ndali NATO, por kjo u bë e mundur falë të famshmit, të madhit dhe të lavdishmit, heroit të gjalle, mikut të shekujve e mijëvjeçarëve të ardhshëm WILLIAM WALKER!
Duhet ta dimë përgjithmonë, të thuhet kudo e nga çdo shqiptar, se Ambasadori Wiliam Walker, me qëndrimin e Tij heroik, prej burri sypatrembur, prej amerikani të paluhatshëm, e prej diplomati legjendarë, i doli në krah dhe u rreshtua në anën e të masakruarve të pafajshëm shqiptar në Reçak!
Falënderimi me miliona herë, është e do të ishte shumë pak i dashur dhe i nderuar Ambasadori emblematik i SHBA-ve WILLIAM WALKER!
Të gjithë brezat e popullit shqiptar që kanë vdekur, të falënderojnë nga varret e Tyre për qëndrimin Tënd që e NDALE SERBINË!
Të gjithë shqiptarët e ardhshëm, do të përulen me respekt e nderim për Ty, për jetën dhe veprën Tënde!
Ty duhet të ta marrim emrin, dhe ti pagëzojmë me emrin Tënd shqiptarët e ardhshëm!
Ty kudo nëpër qytetet dhe vendbanimet shqiptare duhet të ngrinim përmendore, të emërojmë institucione edukativo-arsimore, politiko-kombëtare, ushtarako-paqësore, bulevarde, sheshe e rrugë me emrin Tënd të madh!
Faleminderit prindërve Tuaj që të kanë lindur dhe rritur, je burrëruar dhe ruajtur që të vini me mision në Kosovë, dhe të ngrini zërin e të drejtoni gishtin ta thoni pa u frikësuar se: Serbia ka shkaktuar gjenocid në Kosovë!
Ambasador WILLIAM WALKER, Ti e ke NDALUR SERBINË!
Populli shqiptar, Atdheu e Kombi Ynë, të përulet përgjithmonë!
Ismet Sylejmani
Prishtinë, 15 Janar 2019!