leoni

Ismet Tara flet për dokumentin që po e kërkon, ku thuhet se gjoja ai di për shumë krime, që i ka bërë UÇK-ja kundër civilëve

Dëshmitari,  Ismet Tara  flet për dokumentin që po e kërkon dhe ku thuhet se ai di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve. Pasi ka diskutuar me avokatin e tij, Ismet Tara i njohur si komandant “Hoxha”, ka thënë se prokurorisë do t’i përgjigjet në pyetjet shtesë,  vetëm në ato raste kur pyetjet e tyre dalin nga kundër pyetjet e mbrojtjes dhe jo për tema të tjera. Pyetjeve shtesë lidhur me këto pyetje që do i parashtroni ju do i përgjigjem edhe asaj, por në qoftë se del jashtë pyetjeve tuaja nuk do t’i përgjigjem”, ka thënë Tara, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ai dokument sipas përshkrimit të ish-intervistuesve të mi, prokurorëve të mi shkruan se gjoja  Ismet Tara ka thënë se ai di shumë krime që kanë ndodhur, që shumë krime që i kanë bërë UÇK-ja, që kanë vrarë civilë, që kanë djegur  civilë, e që kanë bërë krime jonjerëzore, sipas përshkrimeve të hetuesve. Janë dy fletë të cila nuk i kam nënshkruar unë kurrë,  dhe nuk më janë paraqitur mua kurrë, s’i kam parë kurrë dhe nuk më janë treguar kurrë. Për herë të parë më janë treguar nga prokurorja e cila i  ka zhdukur, ka thënë ai, duke shtuar se për  këtë falsifikim të njoftuar janë edhe stafi i saj dhe përkthyesja shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij të prerë kundër çdo mundësie të koalicionit me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke vënë në …