leoni

Ismet Tara, ka rrëfyer për tronditjen që kishte pësuar kur kishte parë një dokument manipulues të intervistës së tij të vitit 2019

Dëshmitari, Ismet Tara, gjatë paraqitjes në Hagë, në gjykimin që po zhvillohet  kundër krerëve të luftës  të UÇK-së, ka rrëfyer për  tronditjen që kishte përjetuar kur kishte parë pa një dokument lidhur   me marrjen në pyetje nga  hetuesit e  Gjykatës Speciale në vitin 2019. Ai tha se reagimi i tij ishte kishte qenë i befasishëm dhe tejet emocional. Kur fillova ta lexoj dokumentin, më kaploi frika dhe dridhja e trupit, andaj pyeta se kush janë këta kriminelë, derisa  më qetësoi prokurorja dhe më tha se këto janë fjalët e tyre, e jo të miat, tha Ismet Tara në dëshminë e tij. Ai theksoi se pas leximit të dokumentit, kishte ndryshuar plotësisht mendimin për intervistuesit, gjyqtarët dhe prokurorët, duke i cilësuar ata si armiq të tij, të UÇK-së dhe të pavarësisë së Kosovës. Mu shtua frika edhe më shumë, sepse nuk më dhanë dokumentin. Nga ai dokument më kujtohen vetëm të zezat që janë përshkruar për mua si tradhtar i kombit dhe njëkohësisht si armik i Serbisë, ka thënë mes tjerash, luftëtari i lirisë,  Ismet Tara, i njohur gjatë luftës si  komandant Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

AAK konfirmon pjesëmarrjen në seancën e sotme konstituive të Kuvendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, …