Isni Kilaj konfirmon kandidaturën për deputet nga koalicioni AAK-Nisma+

Ish-kryetari i komunës së Malishevës, i cili ndodhen nën hetime të Gjykatës Speciale, në Hagë, Isni Kilaj, ka njoftuar se do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 si përfaqësues i koalicionit AAK-Nisma+me moton, “Bashkë ia dalim”, duke theksuar se është i angazhuar për të unifikuar votat e Malishevës dhe për të dërguar përfaqësues të saj në Kuvendin e Kosovës. Ai gjithashtu njoftoi se sot ka mbledhur Shtabin Zgjedhor për të organizuar fushatën. Kilaj shprehu shpresë dhe besim në suksesin e fushatës, duke uruar që të ketë mbështetje nga qytetarët e Malishevës për këtë nismë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …