leoni

Isni Kilaj

Isni Kilaj prezanton programin për Malishevën: Bashkë e themeluam komunën, bashkë do ta zhvillojmë atë (VIDEO)

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj përmes një video-adresimi ka shpalosur programin e tij për Malishevën për katër vitet e ardhshme.

Kilaj në paraqitjen virtuale përballë qytetarëve tha se Malisheva është histori krenarie e lavdie për tërë Kosovën, por nuk është komunë që u shërben qytetarëve të saj për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme dhe rezultat i një mendësie shpërfillëse e diskriminuese nga një parti provinicale.

“Ne ishim bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira. Kur kërkohej mund e sakrificë. Kur duhej të rreshtoheshim në UÇK për lirinë e vendit. Bashkë ishim edhe në përpjekjen për ta bërë Malishevën komunë. Dhe ia arritëm.”, theksoi Kilaj.

Ai tha se qytetarët e Malishevës më 17 tetor e kanë mundësinë të zgjedhin mes dy modeleve: atij të zhvillimit dhe përparimit të Partisë Demokratike të Kosovës ose atij të stagnimit të mëtutjeshëm, popullizimit e fjalëve boshe të partive tjera.

“Jam i vendosur ta transformoj Malishevën. Modelin zhvillimor të udhëheqjes së PDK-së në nivel lokal do ta bart në komunën tonë. Unë kam një plan për këtë, që buron nga ju, nga shumë takime e tubime dhe është i përgatitur me ekspertë të të gjitha fushave.  Që trajton secilin problem. Qeverisja jonë do të jetë qeverisje me qytetarët. Që bën  planifikim të mirë të investimeve, projekte zhvillimore për punësim. Fuqizim të këshillave të fshatrave. Avancim i rolit të gruas dhe rinisë, si dhe shoqërisë civile në vendimmarrjen lokale. Me ne në qeverisje, Malisheva do të ketë ujë 24 orë, të cilin do ta sigurojmë nga Ujësjellësi Rajonal “Radoniqi”. Me ne në qeverisje, arsimi në Malishevë do të jetë në funksion të zhvillimit. Kujdesi për fëmijët është një prej punëve që më së shumti e vë në pozitë disavantazhi gruan në raport me punësim dhe shkollim. Andaj, do t’i ndërtojmë 3 çerdhe për fëmijë të cilat do të shërbejnë për qëndrimin ditor të tyre aty, por edhe për fillimin e arsimit të hershëm për ta.”, shtoi Kilaj.

Kilaj u zotua se gjatë mandatit të tij do të krijohet një Ndërmarrje Publike lokale për mirëmbajtjen e projekteve dhe hapësirave publike; do të krijohet Parku i Biznesit; do të ndahen grante për bujqit dhe fermerët; do të ndërtohet një Shesh i madh; do të ndërtohen dy kulla muze për rapsodët “Të bijtë e Sefës” dhe Sali, Feriz e Ali Krasniqi; do të rritet numri i bursave, në veçanti për vajzat dhe profesionet deficitare; si dhe do të ofrohet punë praktike në institucionet publike dhe private.

“Bashkë do të jemi edhe në këtë betejë për t’ia kthyer zhvillimin Malishevës, për t’ia kthyer dinjitetin komunës sonë, për ta rikthyer shpresën midis nesh. Me 17 tetor është dita për të vendosur për këtë hap të rëndësishëm për komunën tonë. Në këtë ditë feste për demokracinë le t’i japim jetë e zhvillim komunës duke votuar numrin 177.”, përfundoi ai.

Linku i video-adresimit në Facebook:

https://www.facebook.com/pdkmalisheva/posts/1863364130502914?__cft__[0]=AZULlJ2YE5sc5NP2ljqs1oY0PBNaFgOBHxVMivHsUM6CeBGoJUM8V7Au9UwwuBHA4ZVKqJPYWDRs_qSWf6a9WJ42tWBuEMPf1Y2XncFidqatjLGJgElegeX9VOmRVOaGyhSy_z20c1rnMZYERJG-rZUr_6lTkDh72cssf-Hehn_Lxg&__tn__=%2CO%2CP-R

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …