Isni Kilaj u zgjodh kryetar i PDK-së në Malishevë

Isni Kilaj u zgjodh kryetar i PDK-së në Malishevë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur të dielën kuvendin zgjedhor në Degën e Malishevës, ku delegatët kanë votuar për kreun e Degës, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët e Konventës Qendrore.  Në garën prej katër kandidatëve për kryetar dege, me vota të fshehta dhe sipas rregullores për zgjedhjet, më i votuari ka dalë Isni Kilaj.  Delegatët e kuvendit zgjedhor kanë zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së.  Punimet e këtij kuvendi, në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i ka përshëndetur ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

“Qytetarët e Malishevës kërkojnë një eksperiencë të re me pushtetin politik dhe janë të gatshëm më shumë se kurrë që këtë kërkesë t’ia besojnë PDK-së. Kjo është fryma që i ka dhënë shpirt mobilizimit të anëtarëve dhe mbështetësve të PDK-së, të cilët sot përmbyllën kuvendin zgjedhor të degës, në të cilin u legjitimuan strukturat e reja që do marrin përsipër qeverisjen e Malishevës. I përgëzoj qytetarët, mbështetësit dhe strukturat e PDK-së për integritetin dhe kulturën e lartë politike të treguar në këtë proces zgjedhor. Dekada e Re është platformë politike që s’do lë prapa asnjë vend, asnjë qytet dhe asnjë lagje. Malisheva do jetë shembulli i partneritetit që do ta sjellë PDK-ja përmes Dekadës së Re”, tha Tahiri.  Në emër të Komisionit Lokal të Degës së PDK-së në Malishevë një raport pune e ka paraqitur Naim Morina, i cili tregoi për zgjedhjen e gjitha strukturave nëpër nëndegë, ndërsa theksoi se tani PDK në Malishevë është më e fuqishme dhe e gatshme ta rikthejë fitoren e PDK-së në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …