ISPI: Kosovës iu kanë vënë sanksione të shumta, Serbisë asnjë

Instituti i Italisë për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI) ka konstatuar se përderisa Kosovës i janë vërë sanksione të shumta, Serbisë asnjë. Në raportin e këtij instituti tërhiqet vërejtja se një qasje e tillë është e rrezikshme dhe e padrejtë.  “Rreziqet e një qasjeje të tillë janë të dyfishta. Para së gjithash, ajo lë të pezulluar angazhimin diplomatik që filloi me iniciativën franko-gjermane në atë kohë, e cila më vonë rezultoi në Marrëveshjen e Ohrit dhe, si rrjedhojë, mbyll një sy ndaj qëndrimit të Serbisë në rajon, ku Beogradi mbart nga një veprim i ndërhyrjes politike që synon ndërtimin e të ashtuquajturës “botë serbe”: një kryqëzim midis një versioni të përditësuar të programit nacionalist “Serbia e Madhe” dhe politikës së Moskës në fqinjësinë e saj të quajtur “russkiy mir” (bota ruse)” thuhet në Raport. Më tutje në këtë raport të Institutit për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI) thuhet se “Kosovës iu ndaluan ushtrimet ushtarake Defender Europe 23 të udhëhequr nga SHBA-ja, më pas BE-ja ngriu disbursimin e fondeve derisa të angazhohet për de-përshkallëzimin. Në të njëjtën kohë, asnjë sanksion nuk u drejtua ndaj Serbisë, madje as kur dy javë pas trazirave në veri, policia arrestoi tre policë kosovarë në zonën kufitare mes dy vendeve”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …