Isuf B. Bajrami: Insistimi për konflikt brenda Shtetit të Kosovës, është anomali në kuadrin normativ të rendit demokratik ndërkombëtar

Isuf B. Bajrami: Insistimi për konflikt brenda Shtetit të Kosovës, është anomali në kuadrin normativ të rendit demokratik ndërkombëtar

Kohët e fundit në Kosovë, po imponohet koncepti i centralizuar tek sovraniteti dhe paprekshmëria territoriale e shtetit!

Në mënyrë jo të drejtë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, insistoi në zbatimin e Asociacionit mono-etnik,gjë që nuk mund të ketë Asociacion njëetnik në Kosovë, brenda sistemit juridiko-kushtetues të Kosovës!Madje,ai e quajti si “me rëndësi të posaçme”! Tendencat për njohjen e të drejtës së minoritetit serb për asociacion një etnik,parimisht nuk është i drejtë! Mosnjohja refuzohet për të parandaluar një problem akoma më të vështirë,i cili do shtrihet në të gjitha shtetet e BE-së! Këto tendenca janë të dëmshme,sepse për shkak të tyre u sakrifikuan shumë jetë njerëzore.

Deklarata e Borrell-it se;“BE-ja bën thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.Secili provokim apo veprim i njëanshëm duhet të evitohet sepse shkon në kundërshtim me interesat e njerëzve në rajon.” Pse ishte “veprim i një anshëm”,kur dihet se cilat janë kompetencat e Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo deklaratë e Borrellit,nuk ishte në vija të njëjta me disa shtete anëtare të Quint-it,që kishin mbështetur operacionin policor kundër krimit të organizuar,ndërkohë që edhe NATO-ja kishte konfirmuar se misioni i saj në Kosovë,KFOR-i ishte njoftuar paraprakisht për aksionin e 13 tetorit të vitit 2021. Më 13 janar, Borrell bëri thirrje që Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) t’i mundësohet “grumbullimi i votave” të serbëve të Kosovës,në mënyrë që këta qytetarë “të shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar”.

Në kuadrin e sotëm normativ,përgjigja është e përcaktuar në termat “uti possidetis”,        (përdorni pronën tuaj)!

Qeveria e Kosovës ka thënë se serbët e Kosovës, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë. Ndërsa, shtetet e QUINT-it pas takimit kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore. Përmes një komunikate të përbashkët, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se ju vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të mbledh fletëvotimet e serbëve të Kosovës, sipas praktikave të kaluara.“Vërejmë me keqardhje se Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në komunikatë.

Pse ky “referendum”serbë,një nacional brenda Shtetit të Kosovës?!

Pse,po dashka kushtimisht të mbahet vetëm në Kosovë?!

Përfaqësuesit e OSBE-së,QUINT-it e të BE-së e din shum mirë se serbë jetojnë në Mal të Zi,Maqedoni e Veriut,etj.!

 Pse nuk kërkohet, apo më mirë me thënë, nuk insistohet edhe atje?!

Praktikat e mbrapshta dhe tendencioze, të disa “ndërkombëtarëve”,në rastin nxitjes së një konflikti të ri brenda shtetit të Kosovës,duhet të mbartin edhe përgjegjësinë e pasojave!

Rasti i Kosovës vazhdon të sjellë prova të hidhura e të larmishme në mbështetje të këtij argumenti. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia,ambiguiteti dhe ngadalësia që ende shoqëron procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës,me shumë gjasa mund t’i shtrojë rrugën një dështimi të ardhshëm të pseudo-diplomacisë në shtetin e ri të Kosovës dhe më tej ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon!

Një hapë jo demokratik, jo parimorë,duke vepruar si fortesa për identitetet përjashtuese në mënyrë reciproke dhe sovranitetin si themelin e marrëdhënieve shoqërore ndërmjet tyre,në praktikë është çorientues,pasi nuk merr parasysh pasojat e veprimeve të shtetit mbi popullin e tij. Për më tepër,ky kuadër frymëzon Serbinë e Madhe të vazhdojë politikën qorientuese e agresive të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës,madje të bëjë të gjitha përpjekjet për anulimin e saj.

Pseudo-diplomacia normative centraliste,është dhe mbetet përjashtuese,sepse inicon dhe mundohet të përjetësojë modelet e shfrytëzimit,tjetërsimit apo diskriminimit që krijojnë burime për konflikt,dhe si pasojë krijojnë premisa për prishjen e rendit vendorë dhe ndërkombëtar. Aplikueshmëria e këtij parimi ka për qëllim të kundërshtojë argumentet ndarëse bazuar në etninë dhe identitetet përjashtuese. Përpjekjet për të ruajtur rendin centralistë,mund të prodhojnë efekt të kundërt,domethënë luftë dhe mungesë rendit të mirfillt demokratik.

Lufta pa arsye,jo e drejtë dhe imponuese,është rrezik të bëhet një kërcënim për rendin ndërkombëtar,duke prekur jo vetëm shtetin e Kosovës,por të gjithë vendet e rajonit.

       Vendi i Lekës, 15.01.2022

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …