Isuf Bytyçi: LAPSH në Bavari mbajti Kuvendin zgjedhor

Isuf Bytyçi: LAPSH në Bavari mbajti Kuvendin zgjedhor

Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë, mbajti Kuvendin e dytë zgjedhor, në Bavari

„Çdo gjë që fillon me inat,

mbaron me turp“

Udo Wolf

LAPSH, në Munih të Bavarisë, në të shtunën, më 1 Qershor 2019, mbajti Kuvendin e dytë zgjedhor.

Aty ishin nga KMPGJSH, në Bavari : z. Mustafë Krasniqi – kryetar me Grupin e Punës, z. Fran Tanushi, z. Tefik Jaha, znj. Blerina Morina – Shabani, znj. Anila Xhani, znj. Lorita Ismaili, z, Mislim Berisha edhe Isuf Bytyçi, të cilët i organizuan zgjedhjet për LAPSH, Bavari, në Gjermani. Ndërsa, munguan pë shkaqe familjare, z. Jonuz Veliqi edhe z. Agron Ibrahimi.

 

   Organizatorët e LAPSH-it – Bavari

Mysafirët, ishin nga Ministria e Arsimit të Kosovës, zv. Ministri z. Heset Sahiti, këshilltari i ministrit të Arsimit, z. Fatmir Bytyçi, përfaqësuesit e konzullatës shqiptare, në Munih ; z. Arten Hanku dhe Dr. Dashnor Ibraj, përfaqësuesit nga konzullata e Kosovës ; z. Faket Kajtazi dhe z. Afrim Nura, përfaqësuesi i konzullatës së Kosovës në Shtutgart z. Imer Lladrovci etj.

Lajmërimi për mbledhjen, ishte data 01.06.2019, në orën 12 :00, gjë që si përherë ndër shqiptarë, pati vonesa nga mysafirët dhe rrëmujë nga plangprishësit, që Kuvendi i filloi punimet mbas orës 12 :40.

Mysafirët

Kuvendin, e hapi kryetari i LAPSH-it, për Bavari, z. Mustafë Krasniqi dhe i përshëndeti të pranishmit ! Pastaj, jua dha fjalën mysafirëve.

Natyrisht, që i pari e mori fjalën zv. ministri i Arsimir z. Heset Sahiti, i cili i përshëndeti mysafirët dhe organizatorët,  që në fund i ndau edhe dy mirënjohje ; njërën për udhëheqësit e LAPSH-it, për Bavari, për hir të punës tri-vjeçare dhe sukseset për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Bavari dhe, tjetrën për Fondacionin BESA, që e ka përkrahur materialisht këtë veprimtari kaq humane e kombëtare !

Pastaj, fjalën e mori, Konzulli i Shqipërisë në Munih, shkëlqesia e tij z. Arten Hanku, pastaj konzulli i Kosovës në Munih z. Afrim Nura, konzulli i Kosovës në Shtutgart z. Ymer Lladrovci e tjerë.

Pas tyre, z. Fran Tanushi e hapi panelin e Kuvendit, gjë që menjëherë filluan reagimet, kundërshtimet e tensionet !

Prishja e rendit, kryesisht filloi me njerëzit, të cilët i kishte organizuar me gënjeshtra e mashtrime, znj. Donika Zonja ! Ajo ishte aktiviste, nga të parët për mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe, duke e parë kryesia e punës, e afruan, duke llogaritur si një femër aktiviste, e ardhur nga Tirana dhe, me dinakëri shtirej si një patriote e devotshme !

Por, me kohë, ajo filloi ta tregojë fytyrën e vërtetë dhe me intriga e gënjeshtra, e bëri shoqatën, kaos, sikur në serialet turke !

Filloi t’i pengojë mësueset në punën e tyre me nxënësit, derisa i largoi dhe jua mori klasat, zonjës Gajtani dhe zonjës Maliqi ! Edhepse, me profesion ishte rrobaqepëse Donika Zonja, ajo i mori klasat, i manipuloi prindërit, duke mos iu treguar profesionin e vërtetë, të rrobaqeptësisë dhe duke mos iu dhënë kontakt me sekretarinë, gjë që duhet të kishte kontakt sekretaria me prindërit ! Dhe, aq mirë  i bindi ata, sa që prindërit edhe disa përfaqësues nga xhamia shqiptare « Ballkan », në Munih, aq të irituar ishin nga informatat e rrejshme dhe, erdhën për t’i  penguar punimet e Kuvendit, me pretekst se kryesia është duke e penguar punën e Donika Zonjës dhe, arritën ta pengojnë punën e Kuvendit ! Ndër ta ishin edhe z. Safet Shaqiri, një njeri patriot dhe i ndreshëm, por i manipuluar keq dhe Skënder Berisha, të cilin që 20 vjet që e njoh, nëpër manifestime, vetëm zhurmë, që bën ! Skënderi, jo që as një herë, nuk ishte në aktivitetet e mësimit plotësues, por fëmijët e tij, tanimë janë të moshës madhore dhe, nuk janë pjesë e këtij aktiviteti !

Përveç kësaj, doli penguesi tjetër, i cili, kishte afruar rreth vete, njerëz, të cilët as që kishin lidhje me mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Bavari e, ai ishte z. Maxhun Smajli, me profesion, profesor historie e gazetar!

Ai shtirej si i padjallëzuar dhe, me dinakëri e intriga filloi të trillojë, se gjoja kryesia e Mësimit Plotësues në Bavari, e psaka anashkaluar këtë edhe zotëri Deli Balidemajn, gjë që nuk është e vërtetë ! E vërteta qëndron ndryshe. Maxhun Smajli e Deli Balidemaj, që në ditët e para të organizmit, s’kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti ! Përkundrazi, e patën manipuluar ish-konzulline Republikës së Kosovës z. Naser Idrizi dhe, më vonë u bashkërenditën edhe me Donika Zonjën dhe në vazhdimësi e kanë penguar Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, në Bavari. Ky ishte shantazhi, që mori mbi vete ish-konzulli Naser Idrizi, më parë, që me forcë donte të na impononte kryetar shoqate Deli Balidemajn, i cili nuk ishte i gatshëm ta merrte këtë detyrë, sepse nuk është kompetent edhe kjo është punë pa përfitime materiale !

Pasiqë, më parë nuk arritën ta paralizojnë mësimin plotësues, megjithë pengesat e vazhdueshme, tani ia arritën dhe i penguan punime e Kuvendit ! Gjë që, nëse mendojnë se e kanë penguar kryesinë e punës, gabojnë ! Ata, e kanë penguar dhe janë duke e penguar mësimin plotësues të gjuhës shqipe, në Bavari dhe dëmi është duke iu bërë fëmijëve shqiptarë edhe mësimdhënësve, që me dinjitet, janë duke e kryer punën e tyre ! Jo, Mustafë Krasniqit dhe grupit të punës, sepse ne kemi bërë punë humane, kombëtare e vullnetare, pa pagesë ! Përkundrazi, lirinë që ia merrnim vetes me aktivitetet, jasht familjeve tona, na keni kthyer ! Por më e keqja është se kryetarit të tanishë z. Milazim Ukaj e, grupit të tij të punës, ia keni lënë « Këmbët e arushës në dor », sepse as një hap nuk do ta bëjnë, përpara, sepse nuk munden edhe nuk dijnë !

Gjatë punimeve të Kuvendit Zgjedhor, u përpoq ta fusë gjendjen nën kontroll, konzulli i Shqipërisë, shkëlqesia e tij Dr. Dashnor Ibraj, në mënyrë që të mos eskalojë situata, i cili e beri një ndërhyrje, duke menduar se po e bën uljen e gjakrave dhe propozoi një ndryshim në votim !

Por, ata, pra të manipuluarit e Donika Zonjës dhe të Maxhun Smajlit, çuan krye dhe, në vend të « gishtit, që ua dha z. Dashnor Ibraj, ata e morën edhe dorën » !

Në Kuvend, ishin të ftuar rreth 60 persona dhe, aty kishin ardhur mbi 75 !

Filloi presioni dhe sallën e lëshuan pothuaj të gjithë të ftuarit dhe, aty mbetën vetëm 13 persona!

Këta 13 persona nga 60 që ishin të ftuar, plus mbi 15 të paftuar, shkuan dhe, ata 13 persona u përqëndruan dhe e bënë zgjedhjen „legjitime, demokratike e të ndershme“, sipas gazetaxhiut Maxun Smajli! ( shih në fb., te profili i tij, se çka shkruan).

„Kryetar i LAPSH për Bavari u zgjodh“, sipas Maxhun Smajlit:

 „ Nga ky Kuvend zgjedhor doli Kryesia e gjërë  prej 13 anëtarëve, të cilët më pas zgjodhën Kryesinë e Punës prej 7 anëtarëve; Milazim Ukaj, kretar, Shpresa Berisha dhe Selim Hoti, nënkryetar, Avdi Koluaka, sekretar, Loreta Ismaili, zëdhënëse, Agron Ibrahimi, arkatar dhe një vend ka mbetur për një anëtarë nga Fondacioni „Besa“, i cili Fondacion është edhe donatori kryesor.“

Ky, pra është shkrimi i gazetarit Maxhun Smajli, të cilin e përshkrova ashtu si e ka shkruar autori dhe e vura në thonjëza! Këtu shihet aftësia e tij dhe zotërimi i gjuhës standarde shqipe, gabimet gjuhësore dhe shenjat e pikësimit, që i ka radhitur pa kontroll!

Në rendin e parë, Maxuni e ka shkruar fjalën „ gjërë, që do të duhej ta ketë shkruar „gjerë“!

Në rendin e dytë, e shkruan fjalën „kretar“, që do të duhej ta ketë shkruar „kryetar“!

Më poshtë, e shkruan; Shpresa Berisha dhe Selim Hoti „nënkryetar“, që do të duhej ta ketë shkruar „nënkryetar-ë“, sepse këtu e kemi fjalën në numrin shumës! Dy persona janë, zonja e zotëriu dhe, jo: një!

Dhe më poshtë, Maxhun Smajli e shkruan fjalën; …për një „anëtarë“ nga Fondacioni „BESA“, në vend që ta kishte shkruar „anëtar“, pa ,ë‘ fundore, sepse këtu është numri njejës dhe bëhet fjalë për një person!

Pse nuk e ka shkruar sinqerisht, Maxhun Smajli, se gjithsejt kishin mbetur në fund të zgjedhjeve  vetëm 13 persona, kur u bë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së LAPSH-it, për Bavari? Por, me dinakëri i fsheh gjërat, sepse delet e hanë forën e tij, por, jo edhe njerëzit! A e di Maxhun Smajli, se këto zgjedhje nuk janë te ndershme, as demokratike? Por, ky ishte, thjesht një puç, nga ana e intrigantëve dhe injorantëve, që nuk e dijnë, se sikur ta kishte organizuar pengimin e Kuvendit, shërbimi informativ serb, kaq fuqishëm, nuk do të ishin penguar me kaq forcë, zgjedhjet e udhëheqësisë së mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në Bavari !

Por, një gjë di ta them, se këto zgjedhje nuk ishin të ndershme dhe, edhe pse unë kam fituar në vota që të jem pjesë e kësaj kryesie, nuk i njoh  këto zgjedhje dhe këtë kryesi! Dhe, sa më parë, që kryetari i tanishëm, të bëjë kërkesë dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme, aq më mirë do të ishte, nëse duani, që të funksionojë në vazhdimësi, mësimi plotësues në gjuhën shqipe, në Bavari! Përndryshen, vështirë se do të funksionojë, ose do të funksionojë me vështirësi të mëdha i përçarë e indarë dhe, përgjëgjësinë Morale do ta bartin të gjithë ata, që e organizuan pengimin dhe i penguan punët e Kuvendit zgjedhor.

Për këtë rrëmujë, nuk janë fajtorë ata të cilët besuan, por ata të cilët i gënjyen dhe i mashtruan, prindërit shqiptarë, në Munih.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …