Në Dingolfing dhe Landau do të mbahet manifestim, më datën 05.tetor 2019, adresa: Maria-Ward-Platz 2, 94405 Landau, për hir të 10 vjetorit i hapjes së klasëve me mësimin plotësues në gjuhën shqipe, në këto dy qytete të Landit të Bavarisë, me mësimdhënëset e para znj. Ismije Haxha Demolli dhe znj. Mervete Ismaili.
Manifestimi, do të mbahet nën përkujdesjen e Koordinatorit të te dy shkollave: Dingolfing dhe Landau, të cilat janë në kuadër të LPSH-it në Bavari, z.Tefik Jaha në bashkëpunim me shoqatën “Ilirida” në Landau.
Në këtë manifestim do t’i kemi të pranishëm përfaqësuesit nga fusha institucionale e Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e dy qyteteve, Dingolfing dhe Landau dhe kryetarin e qytetit Pilsting , drejtorët e shkollave, ku mbahet mësimi në gjuhën shqipe! Të pranishëm do të jenë edhe mediat lokale-gjermane, të këtyre dy qyteteve, Dingolfing dhe Landau.
Në Programin kulturo-artistik, do të marrin pjesë nxënësit e shkollës shqipe të te dy qyteteve: Dingolfing dhe Landau, si dhe të ftuar janë të gjitha paralelet e mësimit plotësues në gjuhën shqipe të LAPSH it, në Bavari. Po ashtu të ftuar janë edhe 4 shoqata: Turneu humanitar Dingolfing-Landau; Shoqata Mërgimtare Degendorf; Shoqata “Atdheu” në Straubing dhe Shoqata „Nazmi Ukësmajli“ Abensberg. Konsulta Shqiptare-Kosovare në Mynih dhe përfaqësuesit nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës.
Do të ketë program kulturo artistik, kryesisht nga nxënësit e shkollës shqipe, me këngë e valle shqiptare. Rapportin për 10-vjetorin do ta lexojë, koordinatori z. Tefik Jaha.
Ky manifestim është ndihmuar financiarisht nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës.
Moderimin e programit, do ta bëjnë, Iliriana Smakiqi dhe Eranda Morina! Ndërsa, programin shkollor do ta moderojnë dy nxënës nga paralelet përkatëse të shkollës shqipe, në bashkëpunim dhe përkujdesjen e mësimdhënësve: Ismije Haxha Demolli dhe Mervete Ismajli. Në fund të programit për nxënësit e mësimit plotësues, që janë pjesëmarrës (nga 6 nxënës për çdo klasë) kanë një shujtë dhe pije falas. Por, do të kemi edhe ushqime tradicionale me një çmim modest, ku nga kjo shumë e mbledhur do ta ndihmojnë shkollën shqipe.