Takim për riaktivizimin e PDK-së u bë, mu në ditëlindjen e heroit kombëtar – Gjergj Kastriotit, më 6.5.2022, në Munih të Gjermanisë. Më rastin e takimit, aty ishte edhe ish-komandanti i UÇK-së, ministër dhe aktivist i çështjes kombëtare, z. Elmi Reçica. Takimin e hapi z. Isak Neziri, i autorizuar nga Qendra, për organizimin dhe themelimin e Degës dhe nëndegëve të PDK-së në Bavari. Aty kishte aktivistë nga Munihu dhe Rozenhajmi! Ishin: z. Fadil Lumi, znj. Ferdane Alidemi, z. Agim Shehu, z. Kadri Osmani, z. Mentor Mazreku, z. Valdet Ymeri, z. Raif Istogu, z. Fatmir Leci, z. Vesel Bajrami, z. Ilir Krasniqi, z. Bajçinca, z. Ali Miftari, z. Asllan Nika, e tjerë. Pas fjalës së hapjes së takimit dhe përshëndetjes së mysafirëve, nga z. Isak Neziri, ai i informoi të pranishmit për qëllimin e organizimit dhe synimin e shtytjes së proceseve, përpara dhe pastaj ia dha fjalën z. Elmi Reçica.
Reçica, një burrë i urtë, i qetë, i dashur, fjalë pak e shumë njerëzor, e tregoi arsyen e takimit dhe e bëri një rezyme në pika të shkurta në raport me historinë e Kosovës, mbas viteve `70, brenda të shtetit ish-Jugosllav.
Ai foli, në lidhje me gjendjen politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës, që nga viti 1970, kur filluan lëvizjet e punëtorëve shqiptarë nga vendi ynë në vendet e ndryshme të Evropës e, deri në SHBA, ngjarjet e vitit 1981, 1988, 1997 – 1999, Lufta e Kosovës, çlirimi i Kosovës, pavarësia e saj, përkrahja pa kushte nga shteti amë – Shqipëria, pengesat nga faktori serb e ai i brendshëm – bashkëpunëtorët e armikut dhe qëllimi i UÇK-së dhe lufta për flamurin kombëtar, drejt bashkimit me shtetin amë.
Të gjitha këto ngjarje e këto procese, që kanë ndodhur në atdheun tonë, për ruajtjen e qenjës sonë kombëtare, ruajtjën e gjuhës dhe identitetin tonë, pa Diasporën shqiptare, që ne mund ta quajmë mërgatë, i pamundur do të ishte realizimi i qëllimit – liria dhe pavarësia e Kosovës!
Që nga vitet `90, kur dualën azil, masovikisht, shqiptarët, nëpër vendet e Europës, ata nuk kursyen asgjë dhe të gjitha mundësitë i dhanë që t’i mbështesin familjarët e të afërmit e tyre, në mënyrë që të mos vdesin për bukën e gojës e të mos dorëzohen moralisht, para armikut shekullor! Dhe se, ky solidaritet, më në fund e dha rezultatin, sidomos me përkrahjen e UÇK-së, që erdhi edhe liria e vendit dhe pavarësia, tha z. Reçica.
Përveç gjithë këtyre përpjekjeve, pas ardhjes së z. Hashim Thaçi në Pushtet, Bashkësia Ndërkombëtare e fitoi besimin në udhëheqjen e Kosovës dhe, ndodhi shpallja pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt të vitit 2008. Pas shpalljes së pavarësisë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mori vendim që të shuhen partitë shqiptare të Kosovës në Diasporë, në mënyrë që të zvogëlohen kontradiktat në mes tyre dhe gjeti përkrahje nga kryetari, Fatmir Sejdiu dhe i shuajti ato.
Mirëpo, edhe pse PDK, i shuajti të gjitha degët e nëndegët e saj në Diasporë, partitë tjera, me dinakëri e ruajtën aktivitetin e tyre, në shoqata, medie të shkruara dhe elektronike, gjë që, ato u forcuan në dëm të PDK-së dhe nuk lanë gjë pa trilluar kundër udhëheqësve të saj! Kështu që erdhi deri te arrestimi i ish-komandantëve të UÇK-së e krerëve të PDK-së dhe dobësimi i partisë deri në maksimum! Gjë që edhe tani, disa në opozitë e disa në pushtet, duke i etiketuar krerët e PDK-së, kanë arritë deri në lëkundje të themeleve të shtetit të Kosovës. Prandaj, tha z. Elmi Reçica; ne duhet, doemos, që të riorganizohemi e të punojmë shumë, ta informojmë drejt popullin, në mënyrë që t’ia kthejmë imazhin PDK-së e, mbi të gjitha dinjitetin qenies kombëtare shqiptare, jo vetëm brenda shtetit të Kosovës, por kudo në trojet shqiptare e në Diasporë.
Sidomos, VV-ja, sikur që edhe LDK-ja, asgjë s’kanë kursyer, duke bërë fushatë të egër dhe e kanë dezinformuar popullin në masë të madhe, sa që shumë njerëz e humbën besimin në udhëheqësit e PDK-së dhe vlerat e UÇK-së! Prandaj, ne e pamë të arsyeshme që të jemi vegjilentë e, të mos flejmë, sepse, tjerët me dinakëri e kanë shfrytëzuar modestinë tonë dhe në masë të madhe e kanë dëmtuar PDK-në dhe shtetin e Kosovës, tha z. Reçica.
Ne duhet të gjejmë njerëz kompetentë, të ndershëm, të aftë, me vullnet për punë dhe të ketë kritere organizimi ynë e, sidomos, duhet të integrojmë edhe gra e vajza në PDK-në e Diasporës e, të punojmë ngushtë dhe ndershëm, që të shkojmë drejt synimit, tha ai! Sidomos, të jemi të kujdesshëm, që të kemi njerëz të kyçur nga të gjitha trojet e Kosovës e, sidomos që jetojnë në tërësi të Bavarisë, në mënyrë që të mbulohen të dya teritoret dhe të jetë organizimi sa më i suksesshëm.
Me ardhjen e VV-së në pushtet, e cila i mori votat e mërgatës dhe e shuajti Ministrinë e Diasporës, nuk ndodhi një gjë e mirë, përkundrazi, një dëm i shtetit të Kosovës dhe i Diasporës! Si t’i ruajmë lidhjet me Diasporën e, të kemi investime dhe ta ruajmë identitetin e motrave e vëllezërve tanë, kudo që janë në Diasporë, pa një ministri të Diasporës?, pyeti z. Reçica.
Pastaj, ai foli edhe në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova gjatë vitit 2016, e cila ishte bërë në mënyrë të organizuar nga disa udhëheqës të disa partive shqiptare nga Kosova, me ndihmën e shërbimeve informative të armiqve tanë, në mënyrë që ta komprometojnë qeverinë e atëhershme, që udhëhiqej nga PDK-ja e, sidomos ia futnin zjarrin Parlamentit të Kosovës, rrotullonin e digjnin automjete dhe i cilësonin si veprime demokratike e, tani vetëm një fishkëllimë nëse e bën apo një gotë uji nëse e thyen një deputet i PDK-së, udhëheqësit e Qeverisë së tanishme, e quajnë veprim „jo-demokratik e të egër“!
Në mes të parlamentit, i quajnë udhëheqësit e PDK-së; hajna, kriminelë e vrasës, që në shtete demokratike e me funksionim ligji, fjalë të tilla pa argumente, dënohen dhe largohen përfundimisht nga politika! Gjë që edhe këto etiketime, kanë ndikuar, që udhëheqësit tanë janë në burgun e Hagës pa asnjë fakt! Ky është absurd! Dhe se tani më shumë se kurre janë duke u shpërngulur shqiptarët e Kosovës nga atdheu dhe se ka aq shumë kërkesa për viza pune dhe, askush nuk e çanë kokën, sepse, tani ia arritën qëllimit ata dhe, se s’kanë nevojë të merren me këtë problem!Të gjitha këto janë të patolerueshme dhe, se ne për këtë arsye do të riorganizohemi, ta forcojmë partinë në Diasporë, të veprojmë dhe t’i çojmë proceset përpara, deri në maksimum, tha z. Elmi Reçica.
Pas fjalës së z. Reçica, pati debat konstruktiv, pyetje e përgjegje nga të pranishmit, në raport me organizimin dhe qëllimin e riaktivizimit të partisë, që kryetar i këshillit organizativ për Bavari deri në mbledhje të kuvendit zgjedhor, do të jetë z. Isak Neziri, atdhetar, veprimtar i çështjes kombëtare dhe ndërmarrës i suksesshëm në Bavari, i cili i ka mbi 50 punëtorë.
Ndërsa unë, ua dhashë një këshillë nga përvoja që kam; se përfaqësuesit e këtij këshilli organizativ, të mos veprojnë sikur shumë grupe tjera organizative të shqiptarëve në Munih, që me rastin e parë shkojnë disa individë, jo ta ndihmojnë, por ta pengojnë zhvillimin e takimit dhe të bëhen gjysma kundër gjysmës tjetër, që përlahen deri në pafundësi e, proceset i harrojnë, që t’i çojnë përpara! Unë e di se jo që duan shqiptarët të jenë kaq konfliktuoz dhe konfuz, por se pasojat janë me gjenerata, për shkak të sundimit të gjatë e të egër nga pushtuesit tane, ne jemi kaq kundërshtues, nuk dimë të udhëheqim e as të bashkëpunojmë! Qenja shqiptare, duhet të dalë nga guaca dhe, të përparojë, përndryshe, bota e civilizuar s’ka kohë të merret me ne dhe nuk na pret.
Isuf Bytyçi – Munih