leoni

Isuf I. Bytyqi: Kush na qenka ky farë intelektuali sharllatan, Asllan Dibrani

 


Përkitazi me artikullin e Asllan Dibranit „Shpikja dhe shpifja e kombit mysliman të shqiptarët“, botuar të gazeta antikombëtare „Bota Sot“, por edhe te faqja e internetit: „Zemra Shqiptare“, me titull: „Asllan Dibrani: „Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar“.


 



 


 


Me kujdes e lexova dhe e analizova artikullin e Asllan Dibranit, që më erdhi mirë për shqetësimin që kishte për ngjarjet, të cilat po ndodhin në Kosovë, kërkim xhamiash apo shami mbi koka të vajzave nëpër institucione publike nga vehabistat islamikë, sepse Vehabizmi, qendrën e ka vërtet në Londër kurse trurin e ka në Moskë, por se çka e ngatërroi Rexhep Qosjen me ta, ky farë pseudointelektuali? Më intereson.


Se ç`më shkrepi në mendje dhe m`u kujtua Daut Celina, i cili na kishte qenë një shenjëtar i shkëlqyeshëm e, që ia shënonte me fishek pushke katlanicës mbi kokën e nënës së tij. Por nëse provon ky farë Asllan Dibrani, i cili e paska shkruar këtë artikull me titull „ Shpikja dhe shpifja e kombit mysliman te shqiptarët” bashkë me atë karikaturë të turpshme anash, jo që do ta godiste katlanicën mbi kokën e nënës, por do ta kishte vrarë nënën e shkretë, e cila e paska lindur një djalë „intelektual“ por pa dije të gjerë, t`mos them: të varfër.


 


     Paska lindur në fshatin Dabishevc, për çudi se nuk ia paska ndërruar edhe fshatit emrin, i cili e paska aq grotesk aq sa edhe vetë autori i artikullit. Mirë që e paska pëqendruar kritikën nga orientimi ekstremist arabë, por pse nuk e vazhdoi kritikën edhe kundër atyre, që po donë të na krijojnë edhe një identitet të ri – kombin kosovar bashkë me gjuhën kosovarishte, gjë që poaq janë të dëmshme për ne sa edhe vetë ekstremizmi islamik. Por e ktheu sulmin kundër figurës më të ndritur shqiptare, sot, Akademikut dhe Ideologut të Çështjes Kombëtare Shqiptare, Rexhep Qosjes.


 


     Vërtet të dëmshëm janë këta emrat e mëparshëm si: Shefqet Krasniqi, Fuad Ramiqi, e të tjerë, por jo edhe Memli Krasniqi e, sidomos ku e gjeti Rexhep Qosjen kjo mendje aq e errtë e ta ngatërrojë me ta, i cili aq shumë ka bërë për Çështjën Kombëtare? Sikur të jetonte edhe 400 vjet ky farë „intelektuali“ sharllatan, nuk do të ketë mundësi të bëjë aq sa ka bërë R. Qosja përreth katër dekadash për Kauzën Shqiptare. Po, pse nuk i përmend bashkë me islamistët edhe ata ideologët e Kosovarizmës dhe të gjuhës së tyre Kosovarishte: Nexhmedin Spahiun, Migjen Kelmendin, Enver Robellin, Bardhyl Metën, Halil Matoshin etj. Ata kanë një emërues të përbashkët me ekstremistët islamikë, bastardhimin dhe çoroditjen e Kombit Shqiptar, që këshillat i marrin nga Moska dhe Beogradi zyrtar, që minojnë Çështjen Kombëtare Shqiptare dhe, jo Rexhep Qosja.


 


     Më së lehti është të mashtrohet populli, atëherë kur të vërtetën e përzien së bashku gënjeshtra. Pra këtë taktikë e ka shfrytëzuar pseudointelektuali sharllatan, Asllan Dibrani nga Gjermania. Ka këtu disa të vërteta, që bëjnë ta manipulojnë popullin e, këto janë: me të vërtetë se vehabistat në bashkëpunim me sigurimin sekret rus, serb e atë turk, janë duke e mashtruar një numër të vogël shqiptarësh, sepse vetë orientimi i tyre në ekstremizëm islamik, bën që të bëhen kundër Europës Perëndimore edhe SHBA’ve, që pa ndihmën e tyre, nuk do të ishte çliruar Kosova e, kur jemi direkt kundër Botës Perëndimore, indirekt jemi kundër qenjes sonë kombëtare, pra! E dimë se vehabistët e Kosovës në Prishtinë, kanë bërë demonstrata të dhunshme duke kërkuar një xhami të madhe në mes të Prishtinës, në oborrin e Fakultetit Filologjik e përballë Katedrales Katolike Shqiptare, që më mirë do të ishte t`i kundërviheshin kishës ortodokse serbe pranë Bibliotekës Kombëtare. Po, nga i erdhi ideja Asllan „intelektualit“ se edhe Rexhep Qosja është i këtij mendimi, mandje e quan “baba i vehabistëve”, pa kurrëfarë argumentesh. Ky është turp i madh, çmenduri, për këtë injorant pseudointelektual.


 


     Në biografinë e tij shkruan se ka studiuar Gjuhën Shqipe, por se e paskan burgosur serbët dhe paska mbetur pa i mbaruar studimet. Edhe më keq, sepse me mija shqiptarë kanë qenë nëpër burgjet e Serbisë, por arritën të marrin magjistratura e doktoratura, ndërsa ky paska ngelur në vend. Thotë se na qenka piktor e poet, anëtar i kryesisë së “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë“ në Gjermani. Qenka edhe „intelektual“. Shkruan se është „Anëtar i bashkimit të intelektualëve“ për Gjermani. Na qenka si lepaku OHO, universal i gjallë! Nuk e di se çfarë intelektuali dhe çfarë shkrimtari na qenka ky farë Asllani, që nëse e përkthejmë shqip, i bie Luan e, shqipen e paska studiuar, por shqip nuk ditka të shkruajë. Më intereson se si prezentohet? A është: „intelektual“?, a është: „shkrimtar“?, a është: „poet“?, a është: “piktor”?, a është tregtar? Apo është ashtu siç mendoj unë: sharlatan i pacipë?


 


     Ky shkruan se Rexhep Qosja na qenka babai i fundamentalistëve islamik e, nuk i cek mendimet e Akademikut të nderuar se: ç`ka shkruar dhe ku ka shkruar aq keq? Ai, vetëm shkruan se ai, pra Rexhep Qosja na qenka fundamentalist islamik dhe asgjë më tepër. Pse futet në fllanik të huaj, mjerani?, kur nuk di gjë. Unë vërej, se s`ka lexuar gjë nga R. Qosja, sepse ai ka tjetër profesion, ka tregëtinë, transportin dhe mashtrimin, pra ai transporton mallëra nga Gjermania e gjetiu për në Kosovë dhe nuk bën shkencë e art por biznes. Ai, i është shpifur artit, shkencës e kritikës, ai ka shoferët nga Serbia e Mali i Zi, që t`ia lehtësojnë kalimi nëpër shetet e „vëllezërve“ të tij, Serbi, Mal të Zi e Maqedoni. Ai nuk është intelektual, por sharllatan, shërbyes i gazetës antikombëtare “Bota Sot”, e cila udhëheqet nga njerëz të shitur. Ai ia futë kot, me ato fjalë pa kurrëfarë lidhje logjike e gramatikore. Ai mashtron publikun, kur thotë se ka miq, rrin me Hydajet Hysenin etj., sepse Hydajet Hyseni, nuk është i atij mendimi të kalbur, përkundrazi është një patriot i cili ka shumë respekt për Reshep Qosjen, Adem Demaçin e Ukshin Hotin. Kurse ky ma kujton njëfarë ish të burgosuri politik, Kadri Osmani, i cili në të njejtën mënyrë i ofendon Figurat Kombëtare: Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen, që pëgjegjjen më të mirë kundër Kadri Psikopatit e kishte dhënë Reshat Badallaj në opinionin „ Reshat Badallaj dhe Adem Demaçi nuk kanë gisht në vrasjen e Ahmet Krasniqit në Tiranë“, tek „Albaniapress“.


 


     Kur dhe ku e ka pa, ai Asllan Dibrani në mjetet e informimit Rexhep Qosjen duke u solidarizuar me Lëvizjen „Bashkohu”? Kur dhe ku e ka pa ky farë Aslllan „shkrimtari“ Rexhep Qosjen duke e sharë Gjergj Kastriotin? Kur dhe ku e ka pa ky farë Asllan Arshiku, Rexhhep Qosjen duke e sharë Nënën Terezë? Ku dhe kur e ka pa ky farë „piktori“ Rexhep Qosjen se e lavdërojka dhe e dojka Sulltan Muratin? Ky farë „intelektuali“ i paintelekt shkruan „ Këta njerëz antikombëtarë për çudi përkrahen edhe nga njerëz të pakurriz, siç është Rexhep Qosja, një njeri i pacipë, një dështak në të gjitha betejate tij si politikan, që në vend të merret me studime dhe veprime kombëtare, e përçan popullin në baza fetare…“ A pak ka bërë shkencë Rexhep Qosja? A pak ka bërë letërsi Rexhep Qosja? A pak ka bërë Rexhep Qosja për Çështjen Kombëtare Shqiptare? Çudi e madhe, këtë punë e di secili shqiptar, që jeton në këtë rruzull tokësor e i ka dy ditë shkollë, ndërsa ky farë „intelektuali“ nuk po e ditka, sepse qenka verbuar nga Ideologjia partiake!


 


     A mos e ka fjalën ky farë mjerani për polemikën, që ka bërë R. Qosja me Ismail Kadarenë, në lidhje me “Identitetin Shqiptar”? Nëse për këtë mendon, plotësisht gabon, sepse Rexhep Qosja nuk mendon, që ne të jemi Islamikë, por një komb tolerant ndaj feve. Derisa Ismail Kadare mendon dhe shkruan se si do të duhej të jetë kombi Shqiptar, me identitet krishterë, pra me fenë e të parëve, Rexhep Qosja mendon se, kombi Shqiptar është një komb me fe krishtere dhe muslimane dhe, që të dya, respektivisht triat edhe atë ortodokse duhet respektuar ashtu siç janë. Ku është e keqja këtu? A pse do Qosja tolerancë ndërfetare, e pengon këtë farë „intelektuali“?


 


     Nuk e di se ku e bën R. Qosja këtë përçarje fetare, që Asllan aga nuk e argumenton, por ia fut kot! Asllan beu shkruan: “R. Qosja në vend se të merret me studime…, bën përçarje”. Edhe kjo më bën të dyshoj në “intelektin e tij të madhërishëm”, kur unë, por edhe secili shqiptar , që i lexon sëpaku dy vepra në vit, e di se Rexhep Qosja, jo vetëm se shkruan intenzivisht studime shkencore-letrare, por ai shkruan edhe romane vuliminoze madje edhe me dy pjesë dhe jep opinionet e tij fare pa pra. A e di Asllan Pashai se kur shkruante Rexhep Qosja kundër aparteidit serb në Kosovë, ata liderët e tij, kanë shkruar vjersha për Titon e Enverin? Asllan Dibrani shkruan se R. Qosja është për një komb musliman, që për këtë gjë as kam lexur diku as kam dëgjuar se Akademiku na qenka për një komb musliman Brenda Kombit Shqiptar. Por le të na dëshmojë dhe dokumentojë këtë ide të Qosjes ky farë pseudointelektuali.


 


     Jo.


 


     Rexhep Qosja nuk është siç thonë disa: komunist, as qosiq nuk është siç thonë të njejtit, as islamik nuk është që të njejtit e thonë por me lëkurë tjetër dalin. Derisa Adem Demaçi është Simbol i Qëndresës, ky i fundit është Ideolog i Çështjes Kombëtare Shqiptare. Rexhep Qosjen, mund ta krahasojmë me Gjergj Kastriotin, që i pari e udhëhoqi kombin tonë me Shpatë e, ndërsa i dyti ishte udhërrëfyes. Ky u parapriu proceseve demokratike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ky i parapriu krijimtarisë letrare, studimeve letrare dhe kritikës letrare shqipe, ky i shkroi librat publicistike në mbrojtjen e popullit shqiptare, që terrorizohej nga regjimi i Millosheviqit.


 


     R. Qosja e ka botuar kompletin e veprave me 29 vëllime, që e shoh se nuk e njeh ky farë “intelektuali”, por i propozoj që ta lexojë sëpaku pjesërisht se krejt nuk mundet, le ta analizojë dhe ta kuptojë. Ndoshta s`ka kohë dhe mundësi se nuk e ka durimin t`i lexojë gjithë ato libra aq të trashë, por ndoshta edhe ka paragjykime e, intelektuali i mirëfilltë s`guxon të ketë paragjykime edhe pse nuk ma do mendja se edhe ky fare Asllëri, që do të na ishte ndoifarë intelektuali. Ky nuk është gjë tjetër, vetëmse një sharlatan.


 


     Edhe një herë, në vitet `70, u patën ngritur disa pseudointelektualë duke e sulmuar Rexhep Qosjen, por ndodhi e kundërta, gjithë ato vite që i humbën duke e sharë, me një libër “Morfologjia e një fushate”, të cilin e botoi Qosja në Prishtin, në vitin 1980, shih fq. 341“ 6. Si ka ngjarë që para qëllimeve, mjeteve, motiveve dhe nivelit, që demonstrojnë artikujt e tyre, të heshtin gati të gjithë intelektualët tanë?” Që të gjithë ata pseudointelektualë e pseudopatriotë i deklasoi në atë botë.


 


     Edhe një herën tjetër patën tentuar disa intelektualë tjerë, që të mbledhin nënshkrime, për ta akuzuar dhe denoncuar Rexhep Qosjen për shkak të një interviste dhënë “Zërit të Amerikës”, ku thotë se “Enver Hoxha ka vdekur për të dytën here”. Marrin vendim dhe i shkruajnë Ukshin Hotit në redaksinë “DeA”. Por Uka me mençrinë e tij, diti se çka t`u shkruajë dhe t`u thotë edhe atyre intelektualëve dhe, ja se ç`u pat shkruar z. Hoti atyre që, tani mund ta lexoni në librin e tij “Filozofia politike e Çështjes Shqiptare“ Prishtinë, 1996, fq. 175 “Në qoftë se komunizmi në shqipëri duhej të ishte njëmend i vdekur, mendoja se nuk kishte nevojë të vritej për së dyti nga Kosova. Mirëpo, vlerësimet padyshim kanë qenë ndryshe dhe kjo deklaratë e Akademik Qosjes ishte një akt guximi individual, me të cilin avancoheshin proceset e ndryshimeve politike në drejtim të demokracisë në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Për këtë shkak, ajo jo vetëm se ishte pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së tij poliedrike në sferën e kulturës shqiptare, por edhe akt guximi intelektual-politik që të detyronte respekt. Akademik Qosja, njësoj i madh si Kadareja, e ndante me të qasjen letraro-romantike ndaj problemit shqiptar, ose profetizmin politik, për të cilin do të duhej të fliste e ardhmja e afërt”. 


 


     Le ta lexojë këtë libër Asllëri me vëmendje se çka mendon për R. Qosjen fiozofi dhe politikologu më vizionar Ukshin Hoti, për të cilin akoma nuk dihet fati tragjik i tij. Edhe Ukshin Hotin e patën shpallur të çmendur paraardhësit e tij. Pas çlirimit të Kosovës e paten shpallur edhe Bacin Adem Demaçi të çmendur e, tani e sata herë është që Rexhep Qosjen e shpallin herë: ateist, herë komunist, herë proserb e tani fundamentalist. Këto vlerësime aq të pabaza, bien mbi këto figura, sikur një sorrë kur bie mbi një lis të lartë dhe, krenohet se edhe pse jam sorrë, gjendem mbi lisin. Por të mos harrojnë Asllërat, se sorra hip mbi lisa por me një frymë sado të lehtë bie për dhe, ndërsa lisat u përballojnë edhe stuhive më të tmerrshme, që ekzistojnë në natyrë.


 


     Vasilie Kartel, një astrobiolog kroat në një vend thotë: „Të marrë janë ata njerëz, që jepen mbas ideologjie“. Prandaj e di se ju disa, jo të gjithë: të LDK’së, të LDD’së dhe të PSS’së jeni të verbuar nga ideologjia partiake, s`mund të rrini pa e share Akademikun e shkëlqyer – Rexhep Qosjen, por edhe Bacë Adem Demaçin po i shani. Por kujses se do të denoheni nga populli edhe nga Zoti. Ani, shane se ai e ka shpirtin e madh e, nuk zemërohet nga shpirtvegjëlit dhe të pashpirtët.


 


     Në këtë letër të hapur “Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar” te faqja e iternetit „Zemra Shqiptare“, ky farë „intelektuali”, që paska kërkuar ndihmë nga gjithë këto qeveri e institucione botërore e shqiptare, që nga SHBA-të e deri tek akademitë e shkencave, për habi se vetëm qeverisë së Serbisë, të Maqedonisë e të Malit të Zi, me këtë “Letër të hapur”, siç i thotë ky farë “intelektuali”, nuk u paska kërkuar ndihmë, sepse kjo “Letër” vetëm këtyre shteteve u shërben më së miri. Paska përmendur edhe shumë emra të të shumë fushave jetësore, gjoja miq të tij, si gazetarë, shkrimtarë, publicistë, poetë, ndër të tjerë: Vilson Mirdita, ambasador i Kosovës në Berlin, konzulle e Shqipërisë Zamira Bushati në Berlin, Islam Spahiu, zv. Ambasador i Kosovës në Berlin, Sali Sefa, konzull i Kosovës, Brahim Abdyli, veprimtar etj., se gjoja paska edhe përkrahjen e shumë intelektualëve tjerë, kudo që janë e, në realitet nuk është duke e parë se edhe këta emra që i paska lakuar nuk do të pajtohen të gjithë me këtë letër, e cila jo që nuk është një letër e hapur por kjo është një turp, që nuk do ta kishte nënshkruar as një nxënës i shkollës fillore, pos ndonjë injoranti e, le gjithë ata poetë, artistë, publicistë e, sidomos diplomatë, që diplomatët nuk i lejon etika e punës që të merren me të tilla maskarallaqe. Përkundrazi, do të distancohen të gjithë, përndryshe do t`i bartin përgjegjësinë edhe pasojat këtij turpi.


 


    Duke i lexuar gjithë këto mendime të errta të këtij farë „intelektuali“ aventurier, i cili ma kujton Donkishotin, më bën të dyshoj se, ose ka luajtur mendësh ose ia kanë shpërla trurin serbët gjatë vuajtjes së burgut dhe, e kanë përgatitur psikikisht ta shajë Rexhep Qosjen. Do t`i bënte nder Kombit e, më shumë vetës së tij, të kishte shkruar një artikull sëpaku kundër shtetit e popullit serb, që na ka vra dhe akoma na vret dhe na torturon.


 


     Dhe në fund, ja se çfar mendimi ka i madhi – Rexhep Qosja për rolin e fesë te shqiptarët: “Përkushtimi i shqiptarëve ndaj truallit të vet, që i thonë Kosovë, është shumë më i lashtë se feja myslimane në Kosovë.… Jemi popull me tri fe, por kemi një përkushtim, Atdheun”. (Shih te vepra: “Populli i ndaluar”, Prishtinë, 1990, fq. 400.

Kontrolloni gjithashtu

Departamenti Amerikan i Shtetit e rendit Kosovën si vend me rrezikshmëri shumë të lartë si shkak i pandemisë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhjen e një Marrëveshjeje Kornizë për …