Isuf Ismaili: Radio Kosova e Lirë, radio e nderit dhe lavdisë shqiptare

Isuf Ismaili: E drejta shqiptare do të fitojë në emër të drejtësisë njerëzore

Lufta çlirimtare e UÇK -së është sa heroike aq edhe madhështore, sepse bijtë dhe bijat më të mirë shqiptarë i vunë gjokset e tyre përballë makinerisë barbare, vrastare të Serbisë çetnike, makineri që e kishin në përdorim ushtarët dhe policët, paramilitarët çetnikë serbë dhe mercenarët e çmendur rusë e të tjerë kundër popullit shqiptar, kundër atyre bijave e bijve të denjë shqiptarë që nuk kursyen aspak jetën e tyre për Kosovën shqiptare, për tërësinë territoriale të Shqipërisë së natyrshme. Në këtë luftë morën pjesë bashkatdhetarë nga të gjitha viset shqiptare, e ndihmuan shqiptarët e të gjitha këtyre trevave dhe diaspora e cila u bë, ndoshta, pjesa më madhe edhe bukës edhe barutit të kësaj lufte krenare për çlirim kombëtar e drejtësi njerëzore, ranë dëshmorë e u shpallën heronj shumë nga këta bashkatdhetarë, sepse e dhembjet dhe gjëma e Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare në ish Jugosllavinë e dikurshme ishin të padurueshme, ishin dhembjet dhe gjëmimet  e këtyre pjesëve të Shqipërisë që u shkëputën padrejtësisht me forcën ushtarake të armiqve të përbetuar e me bekimin e atyre segmenteve antishqiptare të kësaj Evrope që edhe sot e kësaj dite përpiqen ta njollosin luftën heroike të UÇK – së.

Çdo luftë çlirimtare e popullore, që bëhet në botë, është luftë e drejtë, është luftë që ka të bëjë me lirinë, me të drejtën njerëzore për liri, bashkim e mëvetësi,  si një nga të drejtat themelore që duhet të kenë popujt e vendet e tyre. Pjesë e këtyre popujve liridashës e luftarakë është edhe populli ynë që po i mohohet e drejta e tij, ëndrra e tij për një Shqipëri të përbashkuar.

Lufta e UÇK-së është zhvilluar e ka ecur në këtë drejtim nga parimet e shëndosha njerëzore dhe nuk mund të quhet kurrë lufta çlirimtare, luftë kriminale. Kushdo që mund ta quajë luftë kriminale, luftën e UÇK-së, bën jo vetëm padrejtësi, por paraqet edhe verbëri, çmenduri, por edhe armiqësi.

Po kush janë kriminelët?

Gjykata Speciale e ka gabuar drejtimin, adresa e kriminelëve është në Serbi.

Këtë që po e shkruaj unë, jam i vetëdijshëm, se nuk jam as i pari, por nuk jam as i fundit.

Të bëjmë një pyetje të thjeshtë Dik Markut, dhe të gjithë atyre që  mbështesin atë.

Ju zotërinj po të ishit me vajzat e juaja, me gratë e juaja, me motrat  juaja dhe t’jua rrëmbenin ato kriminelët, t’ ua dhunonin, më pas t’ ua digjnin atyre trupin,  organet me bishtat e cigareve, t’ua vrisnin fëmijët, t’ ua prisnin burrave  kokën  me thikë dhe më pas të shikonit si vriten nënat shtatzëna e fëmijët në barkun e tyre, të shikonit si janë prerë në grykë e në pjesë të ndryshme të trupit pleqtë, fëmijët, gratë e burrat, siç kanë bërë serbët barbarë, çetnikë, si hienat barbare mbi shqiptarët, si do të reagonit, si do të vepronit, a do të ngriheshit në luftë kundër këtyre armiqve barbarë, a do t’i luftonit shërbëtorët e tyre, të cilët nuk ka zemër e dhembshur njerëzore t’i durojë !?

Kriminelët barbarë serbë kanë pasur njerëzit e tyre, bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë e jashtë saj. Këta bashkëpunëtorë i kanë ndihmuar kriminelët serbë për t’i bërë krimet barbare e çnjerëzore.

E pra, ja kush janë kriminelët, ata kanë emër e mbiemër dhe ata i gjeni kur të doni në Serbi, madje edhe në krye të shtetit serb.

Matuni mirë, para se t’i merrni  e burgosni shqiptarët që luftuan për çlirimin e lirinë e vendit të shqiponjave, se një ditë historia dhe vërteta do t’iu njollosin me turpin e faqen e zezë dhe “drejtësinë” tuaj askush me mendje të shëndoshë nuk mund ta besojë

Askush me ndërgjegje të pastër njerëzore e me përcaktime të shëndosha atdhetare nuk duhet t’i gëzohet kësaj gjendje të mjeruar, kësaj gjendje në të cilën Serbia është jo vetëm e hareshme, por edhe e dalldisur, se arriti të çojë në Gjykatën Speciale komandantë e kuadro të rëndësishëm të UÇK -së e politikës shqiptare të Kosovës.

Njerëzit tanë duhet të jenë të ndërgjegjshëm, se Serbia nuk do vetëm burgosen shqiptarët, komandantët e ushtarët e UÇK-së, por mbi të gjitha ajo synon ta paralizojë funksionimin e pavarësisë së Kosovës deri në atë pikë sa ia ha mendja se një ditë do t’i fusë nën këmbët e veta  pjesët më të pasura të Kosovës. Serbia  nëpërmjet aktakuzave të kurdisura në Beograd e Serbi në bashkëpunim edhe me ndërkombëtarët, që kanë treguar vullnetin e tyre antishqiptar si Dik Marku dhe Karla del Ponte, në bashkëpunim me mbetjet titiste, proserbe e sojin e sorollopin – tradhtarë shqiptarë të Kosovës dhe të disave nga Republika e Shqipërisë, ka arritur të ketë ndikim në disa qarqe politike evropiane e botërore.  Ajo, kështu, synon t’i thotë botës, se gjoja paska gabuar Amerika, Britania e Madhe e shtetet të tjera evropiane – ushtria e NATOS që e kanë bombarduar ushtrinë serbe e Serbinë.

Përpjekjet, veprimtaria e lufta çlirimtare e UÇK-së janë zhvilluar në bazë të parimeve të shëndosha njerëzore, prandaj  kështu duhet të kuptojmë, se luftimet kundër pushtuesit, bashkëpunëtorëve të tij janë të drejta, janë të pastra  si vetë shkëlqimi i dritës së diellit.

Të ndalosh masakrimet serbe, dhunën e terrorin e ushtrisë e policisë serbe, ta paralizosh politikën e shtetin e kriminal që vret e pretë, që djeg e shkrumbon njerëz është drejtësia më mirë, është humanizmi më i përkryer, siç kanë bërë çlirimtarët tanë në luftën heroike të UÇK-së dhe forcat ushtarake të NATOS.

Kushdo që i merr e i burgos njerëzit tanë, luftëtarët e UÇK-së bën padrejtësi të madhe dhe shkel parimet e shëndosha njerëzore, shkel të drejtat njerëzore, për arsye se ata kanë luftuar pushtuesit jugosllavë e bashkëpunëtorët e tyre, tradhtarët shqiptarë që i kanë ndihmuar pushtuesit, kriminelët e barbarët serbë.

Kush duhet të burgoset, luftëtarët e lirisë nga radhët e  UÇK-së, apo kriminelët barbarë serbë që sot janë brenda në Serbi, por edhe jashtë saj, të cilët hapur i kërcënojnë ata njerëz ose ato segmente të caktuara të bashkësisë serbe që i kanë zbuluar varrezat me shqiptarë në Serbi?! Janë zbuluar madje edhe vendet, shkritoret, ku janë shkrumbuar viktimat shqiptare, fillimisht të vrarë e të prerë nga policia e ushtria serbe.

 Mendoj se duhet patjetër të gjithë shqiptarë e ditur, të ngrihen në këmbë, të mbledhin sa më shumë materialet për krimet e barbarinë serbe mbi shqiptarët dhe në gjyqin special, të mbrohen shqiptarët e të dalë e vërteta në shesh, për ta kthyer atë gjyq për  Serbinë e dënimin e saj dhe për kriminelët serbë e duke i dënuar ata me forcën ligjeve që janë miratuar.

 Sipas të dhënave tanimë publike janë një pjesë e madhe e atyre mbetjeve titiste, jugosllave e serbe që kanë bashkëpunuar me armikun, kanë qenë vegla të tyre si para luftës, ashtu gjatë luftës, por edhe pas saj e deri më sot, të cilët kanë edhe fëmijë, nipër e mbesa, pasues të tyre që kurrë nuk janë pajtuar me përpjekjet e bijve dhe bijave më të mira të popullit tonë për çlirimin e lirinë e viseve shqiptare, sepse kanë jetuar mirë duke i shërbyer shtetit jugosllave e serb, pastaj ata duke pasur faje të mëdha kanë parapëlqyer shërbimet antishqiptare, prandaj edhe në Gjykatën speciale, ata shërbejnë me të pavërteta me trillime e veprime në dëm të popullit të tyre e çlirimtarëve shqiptarë.

Në rrethana të tilla është detyrë e secilit shqiptar të ndërgjegjshëm të bashkohet për ta mbrojtur luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës e viseve të tjera shqiptare me forcën e të drejtës njerëzore, me forcën e të drejtës shqiptare.

Kështu ne bëjmë shërbimet më të mira çështjes sonë shqiptare, në këto kohëra të vështira, kur po synohet me çdo kusht t’i bëhet një goditje e rëndë për të na paralizuar edhe çështjen tonë madhore për bashkimin e tërësisë të Shqipërisë së natyrshme. Këto arrestime që po i bën Gjykata Speciale e Hagës, që sa për sy e faqe i thonë gjoja gjykatë e Kosovës, ka si për qëllim jo vetëm të godasë të arrestuarit, por t’i godasë edhe përpjekjet e popujve të tjerë, që ngrenë kokën për të jetësuar të drejtat e tyre, si popuj të lirë e pa thundrën e pushtuesve mbi kokat e tyre. Ato segmente politikash e institucionesh evropiane dhe politikat e ndryshme botërore që kanë si synim shtypjen e shfrytëzimin e popujve, bëjnë ç’ është e mundur për të parandaluar jo vetëm vrullin e popujve për të drejtat e tyre, por edhe nismat e tyre, në fillim fare, duke sajuar lloj – lloj gjërash e situatash për të penguar ngadhënjimin e së drejtës për vetëvendosje e për të flakur njëherë e mirë zgjedhën e robërisë, si dhe bashkimin e natyrshëm kombëtar.

Krejt kjo është pasqyruar në Kosovë e në viset të tjera shqiptare, të cilat kanë qenë nën sundimin jugosllav, prandaj ne duhet të jemi të vendosur e këmbëngulës gjithmonë për të mbrojtur luftën e lavdishme e heroike të UÇK-së dhe kështu po me këtë vendosmëri e këmbëngulje arrijmë edhe jetësimin e bashkimit të popullit shqiptar e të Shqipërisë së tërësishme si një drejtë e jona e pa tjetërsuar e historike.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …